Si ta dini që jeni rritur me të vërtetë
3 posters
Faqja 1 e 1
Si ta dini që jeni rritur me të vërtetë
Numri më i madh i njerëzve konsiderohen të rritur kur arrijnë moshën 28 vjeçare dhe menjëherë pas kësaj pason numri magjik 30.
Kufiri
zyrtar i moshës së “pjekurisë” është vendosur me 18 vjet, por të gjithë
ne në ndonjë formë dëshirojmë të qëndrojmë më gjatë fëmijë, të
valëvitur në njëfarë sigurie të rrejshme. Portali SeekingArrangement.com
ka bërë anketën me një mijë lexues të vet për të ardhur deri te një
përgjigje e thjeshtë – kur jeni të rritur me të vërtetë?
Dy
përgjigje janë dalluar nga masa: 39 për qind të meshkujve dhe 37 për
qind të femrave kanë theksuar moshën 28-vjeçare si një kufi magjik të
moshës së rritur, derisa për diç më pak se 30 për qind të të dy gjinive
kufiri është vënë në 30 vjet.
Shumica e të anketuarve procesin e
rritjes e konsiderojnë përvojë pozitive për të cilën besojnë që u ka
sjellë pjekurinë e nevojshme që të munden të thonë qetazi që janë
persona të rritur.
Rritja shpesh është e lidhur me dëshirën për
rregull dhe stabilitet në jetë, kur për njerëzit ndalet së qeni atraktiv
seksi për një natë dhe të mendojnë seriozisht për lidhje dhe martesën
ndërsa deri atëherë gjëja kryesore në jetë për ta ishte argëtimi.
Interesante
është edhe se cilat shenja i konsiderojnë interesante, mes të cilave
hyn edhe rëndësia më e madhe e suksesit në punë dhe karrierë se seksi,
mendimi për të krijuar prona të veta, njohja më e dobët e muzikës
moderne, kërkimi i partnerit për lidhje ose martesë me të cilin
preferojmë të shkojmë në pushim se sa të bëjmë party me shoqëri.
Përveç
kësaj, ndërpritet porosia e ushqimit të shpejtë dhe fillon gatimi,
ndërsa vendet kryesore të argëtimit bëhen shtëpitë e miqve dhe kafenetë e
preferuara, derisa disko klubet bien nga kombinimi.
Re: Si ta dini që jeni rritur me të vërtetë
A u rritem Kleushe leshi pra qe tham
mister.albania- I/e Përjashtuar
- Postime : 1079
Anëtarësuar : 15/10/2009
Re: Si ta dini që jeni rritur me të vërtetë
"Dmth un akoma jam nje fmi dhe jo nje e rritur sic e konsideroj un veten time
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Disa menyra per te rritur vetbesimin tuaj
» Miqtë e mi cfarë tipi jeni, a jeni person qe preferoni te falni apo jeni hakmarrës??
» Ashtu si jeni në krevat jeni edhe në lidhje
» 22 këshilla për të rritur vlerësimin për veten ..
» 22 këshilla për të rritur vlerësimin për veten
» Miqtë e mi cfarë tipi jeni, a jeni person qe preferoni te falni apo jeni hakmarrës??
» Ashtu si jeni në krevat jeni edhe në lidhje
» 22 këshilla për të rritur vlerësimin për veten ..
» 22 këshilla për të rritur vlerësimin për veten
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi