Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bota bëhet e vogël!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bota bëhet e vogël!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bota bëhet e vogël!

2 posters

Shko poshtë

Bota bëhet e vogël!  Empty Bota bëhet e vogël!

Mesazh nga Darius Wed 16 Nov 2011 - 21:59

• Nëse do të shohësh sa i pasur je, mos numëro paratë që ke , por derdh një lot dhe numëro duart që zgjaten për ta fshirë atë...!

• Shtëpia është vendi ku rritemi duke dëshiruar të ikim larg dhe vdesim duke dashur të kthehemi prapë!

• Një mik i mirë shikon lotin e parë, kap të dytin dhe ndalon të tretin.

• Rruga për të ikur mund të ket shumë drejtime. Ajo e kthimit ka vetëm një.
Drejt shtëpisë...!

• Lexo shumë, falu dhe lutu në të gjitha gjendjet emocionale që ndodhesh.

• Fol dhe mos përfol,
sepse e mira e bujarisë që bëre ti,
tek ti ka për të ardhur përsëri.

• Fjalët të vrasin më shumë se plumbi... Por më e keqja është se nuk të vret por të le të vuash...

• Nuk do jem vetëm destinacioni yt... Por dua të jem motivi për të mos u dorëzuar!

• Ai që mendon se mund të bëjë pa të tjerët,
gabon rëndë.
Por ai që mendon se të tjerët nuk mund të bëjnë pa të,
gabon edhe më rëndë.

• Mos e ler atë që të ha përbrenda, të ngopet !

• Gjëja më e mirë për ti dhënë armikut është falja,
kundërshtarit tolerancën,
mikut zemrën,
fëmijës një shembull të mirë,
babait nderimin,
nënës sjelljen që do ta bënte krenare për ty,
vetes respektin,
të gjithëve mirësinë
të afërmve dashurinë
dhe për secilin buzëqeshjen dhe bamirësinë…

• Mos jep fjalë kur je i lumtur...Mos jep përgjigje kur je i mërzitur...dhe mos merr vendim kur je i hidhëruar!

• Ekziston pak e vërtetë pas çdo "ishte shaka"...
pak kuriozitet pas çdo " jo thjesht pyeta"...
pak dije pas çdo "nuk e di"...
pak emocion pas çdo " s'më intereson" dhe
pak dhimbje pas çdo "e kam harruar” ...!

• Është e frikshme të marrësh atë që do ...
sepse që nga ai moment ...
ke diçka që mund të humbësh.

• Kur dhimbja është e madhe........Bota bëhet e vogël!

• Butësia kudo që gjendet ajo zbukuron, ndërsa kur largohet nga çdo gjë, ajo veçse e shëmton.

• Nëse te uji të çon etja, e te ushqimi uria,
Mos harro se te vuajtjet të çojnë dëshira dhe dashuria.
Por ti do të durosh se vuajtjet s’jetojnë për jetë të jetëve.
Ata që duan mjaltin, durojnë dhe p***imin e bletëve......!

Më dhanë sytë dhe më thanë shih....
Më dhanë një zemër dhe më thanë dashuro....
Por nuk më thanë se me sy do qash
Kurse me zemër do vuash...
Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bota bëhet e vogël!  Empty Re: Bota bëhet e vogël!

Mesazh nga Anakonda Thu 8 Mar 2012 - 19:11

Bota behet e vogel kur eshte e mbushur nga injoranca dhe nga njerez me tri fytyra,dhe kur mbizoteron lufta dhe varferia.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi