Parqe kombëtare
3 posters
Faqja 1 e 1
Parqe kombëtare
Parku Kombetar i Llogarase
Ndodhet rreth 40km ne juglindje te Vlores ne kufirin midis detit Adriatik dhe Jon. Parku fillon ne nuje lartesi prej 470 m per tu ngjitur deri ne 2018 m. Ne qafen e Llogarase ndeshesh me peme dhe skembinj te formave interesante, kjo per shkakun e ereva qe vijne nga deti. Nje shembull i mrekullieshem eshte "Pisha Flamur", monument natyror me vlera shkencore dhe turistike. Ky park te ofron peisazhe te bukura dhe terheqese dhe panorama terheqese te para nga pika te larta.
Bimesia ketu eshte e perbere kryesisht nga peme halore si pisha e zeze dhe frasheri. Parku i Llogarase ka nje rendesi te madhe si destinacion turistik, por edhe si ure per ne bregdetin e Jonit. Ky park ofron mundesi te medha per eko-turizmin, sportet e ajrit, eskursionet dhe marshime. Parku eshte nje vend klimatik per shkak te perzjerjres se ajrit te fresket te malit me ate te detit. Per apasionuesit te sporteve te ajrit ka pika akomoduese.


Re: Parqe kombëtare
Parku Kombetar "Pisha Divjakes"
Me nje siperfaqe afersisht 1.250 hektare ndodhet rreth 5 km nga Divjaka, ne bregdetin Adriatik dhe 40 km nga qendra e qytetit te Lushnjes. Gjithashtu pjese e ketij parku eshte edhe kompleksi i quajtur Laguna e Karavastase, kjo zone eshte qe nga viti 1994 nen mbrojtjen e Konventes Nderkombetare te Ramsar-it
Parku eshte nje nga ekosistemet me te rendesishme te gjithe Shqiperise. Nje perfaqsues tipik i ketij ekosistemi eshte pelikani kacurrel (pelicanus crispus), dhe rreth 6,4% e gjithe e popullsise se kolonise ka vendbanimin ne Lagune. Karavastaja eshte pika perendimore me ekstreme e shumimit te ketij lloji shpendi ne Europe. ne kete park ka shume mundesi per zhvillimin e eko-turiamit, turizmit bregdetar, vezhgues zogjsh, peshkim etj.
Re: Parqe kombëtare
Parku Kombetar i Malit te dajtit |

Re: Parqe kombëtare
Parku Kombetar i Thethit
Gjendet ne Alpet shqiptare, prane Bjeshkeve te Namuna, 70 km nga Shkodra, ka nje siperfaqe rreth 2.630 hektare. Ne mbrendesi te ketij parku buron lumi i Thethit, me prurje rreth 1000-13000 l/sek. Nje monument natyror vertete interesant eshte ujvara e Grunasit, me te vertete magjik dhe piktoresk me ujrat e tij qe zbresin nga nje lartesi prej 30 m. Parku eshte i njohur per shumellojshmerine e kafsheve dhe bimesise. Kjo eshte e rendesishme sepse ky park perfaqson zonen me te populluar te rreqebullit me rreth 50 ekzemplare te kesaj specie. Tendenza e banoreve te ketij parku eshte te levizi drejt zonave urbane, por gjate periudhes se veres ato kthehen per pushime, duke vene ne dukje sforcot e tyre per zvillimin e turizmit familjar.

Re: Parqe kombëtare
Parku Kombetar i Lugines se Valbones |


Re: Parqe kombëtare
Parku Kombetar i Butrintit |


Re: Parqe kombëtare
Parku Ballkanik i Prespes |


Re: Parqe kombëtare
Kjo teme zhvendoset nga Letersia Shqiptare, ne nenforumin e Gjeografise...
Ju Faleminderit...
Ju Faleminderit...

» Cila Kombetare mendoni se do ta fitoj Kampionatin Boteror Afrika e Jugut 2010 ne futboll dhe cillen kombetare e simpatizoni
» Veshjet kombetare...
» Periudha e Pavaresise Kombetare
» Dita Kombëtare e ndershmërisë
» Hapet “Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë”
» Veshjet kombetare...
» Periudha e Pavaresise Kombetare
» Dita Kombëtare e ndershmërisë
» Hapet “Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|