Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Në Maqedoni shënohet Dita e Alfabetit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Në Maqedoni shënohet Dita e Alfabetit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Maqedoni shënohet Dita e Alfabetit

Shko poshtë

Në Maqedoni shënohet Dita e Alfabetit Empty Në Maqedoni shënohet Dita e Alfabetit

Mesazh nga Katniss Tue 22 Nov 2011 - 3:45

Në Maqedoni të martën shënohet zyrtarisht si festë shtetërore për shqiptarët 22 nëntori, Dita e Kongresit të Alfabetit.
Me rastin e këtij përvjetori, gjegjësisht 103 vjetorit të Kongresit të Alfabetit janë organizuar disa aktivitete të ndara dhe simbolike lidhur me shënimin e kësaj date si në Manastir, Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, etj.
Në këtë përvjetor nuk ka pasur manifestim qendror i organizuar nën patronazhin e autoriteteve shtetërore.
“Marshi drejt Manastirit” thuhet të ketë qenë një nga ngjarjet spektakolare e këtij përvjetori, ku një grup studentësh dhe të rinjsh shqiptar nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe trevat tjera marshuan nga Shkupi, Tetova, Prishtina, Tirana dhe qytetet tjera në marshin e organizuar drejt Manastirit.
Në Manastir u shënua kjo festë me një koncert solemn organizuar nga shoqëria “Estrada”. Po ashtu organizua një ceremoni në Muzeun e Alfabetit me praninë e zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi dhe zëvendësministrit të arsimit, Safet Neziri dhe personaliteteve tjera qeveritare.
Në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup të martën organizohen pritje dhe ceremoni për diplomatët, krerët e bashkësive fetare dhe personalitete tjera.
Mesazhe urimi me rastin e kësaj feste kanë drejtuar presidenti, kryeministri dhe personalitete tjera të politikës dhe jetës shoqërore. Në Manastir ka qëndruar edhe lideri i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.
Kjo festë është paralajmëruar të jetë tradicionale dhe sa më shumë të marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare. Prej 14 - 22 nëntor 1908 në Manastir u arrit unifikimi i alfabetit të parë të gjuhës shqipe me shkronja latine, një projekt gjithëkombëtar që kishte tubuar në Manastir, të gjitha personalitetet e mirënjohura të letërsisë dhe kulturës shqiptare.

GazetaShqip.info
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi