"Moda e rrugës" (STREET STYLE )
4 posters
Faqja 1 e 1
"Moda e rrugës" (STREET STYLE )
Me duket i hap interesant qe behet ne ter boten kur fotografohen njer te thjeshte Dhe vendosa te sjelle edhe ktu ne forum..Moden e Rruges..se si vishne Njerzit ne Perditshemrine tyre... Burimi i Fotov dhe shkrimeve Zhurnal.ks.
Ne vazhdim do Shihni Se si vishen Njerzit ane e kend Botes.
"Moda e rrugë" në Itali
Italia dihet se është njëri prej qyteteve ku mbizotëron oda dhe zakonisht gocat dhe çunat e bukur të këtij vendin ndjekin rregullat dhe linjat e modës së lartë botërore. Vend ku zotëron stili, madje edhe ai i rrugës. Në fotot në vijim mund të shohim kombinime me shumë shije, precizitet dhe delikatesë të kombinuara. Vërehet edhe nga aksesuarët e kombinuar me shumë kujdes edhe pse janë zgjidhje personale, por sërish vërehet se personat në foto ndjekin modën e pistave. Do të kishte qenë edhe çudi po mos të ishte ashtu në Itali, që mund të thuhet se është metropol e modës.
1. Në këtë foto shohim perfeksion në plotë kuptimin e fjalës. Gjithçka, duke filluar nga koka e deri në këpucët është e kombinuar me shumë stil dhe shije, duke mos dalë nga kornizat modës. Edhe pse fotoja i është bërë një kalimtare të rëndomtë nëpër rrugët e Italisë, gjithsesi duket se është bërë fotoja pas një revi të modës.

Edituar për herë të fundit nga EmoNa në Wed 23 Nov 2011 - 2:37, edituar 1 herë gjithsej
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: "Moda e rrugës" (STREET STYLE )
Moda e rrugën në Dubai
“Moda më e mirë është ajo e rrugës, gjithmonë ka qenë dhe gjithmonë ashtu do të ngelet” , këtë e ka thënë Bill Cunnigham, fotografi legjendar i modës për gazetën ditore “Nju Jork Time’s”
Ndoshta edhe është vërtetë ajo që thotë fotografi. Tani do të shohim modën e rrugës, në rrugët e këtij qyteti. Si duke femrat, a janë të kombinuara me stil sipas rregullave të modës botërore ose jo por ndoshta sërish duken bukur. Fotot në vijim do të na i përgjigjen pyetjeve tona.
1. Kombinimi i parë që zgjodhëm për ju, nuk meriton as të komentohet ose në rastin tjetër t përshkruhet. Pasi që siç shihni vetë, goca në foto duket si të fotografohet për ndonjë revistë mode. Gjithçka që ka zgjedhur për këtë kombinim, e ka bërë me shije,duke pasur kujdes në ngjyrat, duke mos i përzier stile. Njashtu nuk është tepruar edhe shumë me aksesuaret dhe duket fenomenal.
2. Kombinimi i dytë i përzgjedhur po ashtu duket shumë i bukur. Pantolle të zeza, kombinuar me xhaketën e lëkurës me ngjyrë jeshile dhe me një prerje interesante dhe të veçantë, duke e përfunduar kombinimin me maicë ngjyrë të bardhë. Diçka e përbashkët që vërejtëm edhe në kombinimin e parë, janë kapelat, ku në të dy rastet ishin të kombinuara në mënyrë adekuate. Gjithashtu duhet kombinuar edhe këpucët që janë të përkryera për këtë stil.
3. Kombinimi i tretë dhe njëkohësisht i fundit për këtë qytet, duket shumë trendy. Ajo që mundemi të vërejmë, në gjithë këtë kombinim vetëm me ngjyrë të zezë, pantolle prej lëkurës, triko dhe çantë të zezë të madhe, që kohëve të fundit janë shumë në modë, e vetmja gjë që ka tjetër dezen janë këpucët. Këpucët kanë dezen leopardi dhe njëherë janë shumë bukur të kombinuara . Si duket, është shumë e vërtetë thënia e fotografit që kemi theksuar më lartë në rubrikë.

Moda e rrugës në Shkup
I erdhi radha edhe qytetit tonë të bukur, të jetë destinacion i kësaj rubrike, ku në vijim do të prezantojmë disa foto profesionale, të fotografëve të shquar të Maqedonisë ku në mënyrë më specifike prezantohet moda e rrugëve nëpër kryeqytetin tonë. Por nuk është qëllimi ky i rubrikës tonë. Gjithashtu do të shohim se çfarë mode ecën nëpër këtë qytet. A është ajo në përputhje me kornizat e modës së lartë ose thjeshtë është e kombinuar me dëshirat dhe stilet individuale, do ta shohim tani dhe ju vet vlerësoni.
1. Në foton e parë, siç mundeni edhe vetë të vëreni dominon ngjyra e kuqe. Gjithashtu kemi kombinim të stileve. Fustani ngjyrë kuqe, shpesh herë supozohet se duhet të jetë i kombinuar me take të larta, flokë të rregulluara, kombinuar me aksesuare. Por kombinimi i radhës është larg këtij kombinimi, pasi që fustani ngjyrë kuqe është kombinuar me startka dhe aksesuare tjera në foton artistike. Është stil që është shumë i preferuar nga stilistët botërorë, ku nuk ekziston kufi mes stileve por duke qenë mirë i kombinuar.
2. Fotoja e radhës, është në korniza të stilit që ishim më lartë. Edhe ky kombinim përmban startka, por kombinuar me më shumë aksesuare se kapelë dhe çantë. Ky kombinim ka xhinse, jo në të cilat jemi mësuar t’i shohim modelet nga pistat e modës, por gjithsesi është bukur kombinuar. Kombinimi përfundohet me xhaketën ngjyrë të zezë dhe me një pozë shumë interesante.
3. Si duket nëpër rrugët e Shkupit zotëron stil i ngjashëm, stil pak më i lehtë për dallim nga moda nëpër rrugët e qyteteve që janë metropol botërore, por sërish shumë i preferuar nga stilistët me famë botërore. Por kombinimi i radhës, është në rok stil, kombinuar me xhaketë lëkure dhe për të qenë fotoja më atraktive dhe artistike,goca është me ombrellë në dorë.

Moda e rrugës në Tiranë
Sot jemi për vizitë në trevat shqiptare. Nga fotot që pamë për të përzgjedhur tre fotot më interesante për ju, nëpër rrugët e Shqipërisë, më saktë në Tiranë pamë shumë goca e çuna me shumë stil, kombinime të ndryshe, ku disa prej tyre ishin drastike për dallim nga disa të tjera që ishin në përputhje me modën dhe stilet e modës së lartë botërore. Këtë mund ta vëreni në fotot më poshtë. Shpresojmë t’ju pëlqejnë.
1. Kombinimi i fotos së parë, na prezanton një kombinim ku në mënyrë shumë të bukur janë përzier disa stile, por duke ngelë në kornizat e modës dhe duke mos ia humbur sharmin asaj. Këpucët, çanta, xhaketa e kuqe,syzet dhe gjithçka tjetër në këtë veshje nuk përputhet në mes vete, por sërish arrin të pasqyroj stil urban dhe shumë i pëlqyer nga të rinjtë në Tiranë.2. Stil të ngjashëm ë prezanton edhe kombinim i radhës. Ajo që është shumë e pëlqyer kohëve të fundit, janë çorapet e gjata, kombinuar me fundet si në Irlandë. Detali që i jep akoma më shije veshjesh, janë detalet e kuqe, si xhemperi, këpucët dhe buzëkuqi. Goca në foto, edhe pse duket se ka veshë rrëmujë, përkundrazi ka arritur të kombinoj diçka shumë të bukur.3. Kombinimi i radhës, është shumë i bukur, pasi që për syrin e shumicës ne, lë përshtypje se gjithçka është mirë e menduar, pasi që nuk ka lojë dhe eksperimente me ngjyra. E vetmja ngjyrë që dominon në këtë kombinim është ngjyra kaltër, kombinuar me të vetmin aksesuar dhe me ngjyrë shumë të qëlluar, e kuqja. Kanë mundur ngjyrë të tillë të kenë edhe këpucët, por edhe ajo ngjyrë që kanë, nuk duket keq e kombinuar.

Kjo eshte stili im i veshjes fiks fare,dhe kapele kam 3-4 ,1 dimerore dhe 3 verore me kete stil.
Klio- Princeshë
- Vendbanimi : Pran yjeve..
Postime : 4283
Gjinia :
Anëtarësuar : 18/09/2011
Mosha : 30
Hobi : NOTI&MUZIKA
Re: "Moda e rrugës" (STREET STYLE )
"Moda e rrugës" në London
Për sot në galeri do ta shikojmë modën e rrugës në Londër. Këtë sezon ata kthehen në retro-dukje në kombinim me detaje moderne. Gratë dhe burrat në Londër janë gjithmonë me stil specifik dhe të njohur, pavarësisht nga trendet botërore. Po, ata i përcjellin trendet e modës, por nuk ju shumë verbërisht. Gjithmonë janë të freskëta, më pak apo më shumë konzervative dhe aristokrate. Shikoni galerinë që e përgatitëm për modën e rrugës në Londër dhe çfarë vishet atje.
1. Këtu mund të shohim jo diçka më ndryshe se stilet nëpër rrugët e Shkupit, por kombinimi i tillë i veshjeve dhe aksesuarëve e bën dukjen më speciale. Taka të larta, në rok stil, me çantë të kombinuar të lëkurës me ngjyrë të zezë, në kombinim me mini fund dhe këmishë të gjerë,pa grim dhe pa ndonjë frizurë të veçantë jep dukje të theksuar.
[/td]2. Kemi thënë edhe me herët në rubrikën tonë të modës, se ka diçka në xhaketat mashkullore që bën një femër të duket seksi. Kjo foto e dëshmon edhe një herë këtë. Mund të shohim kombinim shumë të relaksuar në dukje, por prapë në shije i mprehtë. Këmishë e bardhë, me xhinse të rok stilit, dhe këpucë në take. Kombinuar me aksesuare dhe syze. Duket shumë me stil.
[/tr]

Kjo foto e fundit me del te tjerat si shoh,si duket e linjen time e ka zen gripi (tongueout)
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: "Moda e rrugës" (STREET STYLE )
Mua me dalin te gjitha Fotot Anna..Ndoshta ka faj Linja jote.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: "Moda e rrugës" (STREET STYLE )
Moda e rrugës në Mallmo
Sot kemi vendosur të vizitojmë rrugët e qytetit Mallmo, në Suedi. Vendosëm për këtë qytet, pasi që këtë vikend kalova kohë me mysafirë nga Suedia dhe rastësisht më ra në sy mënyra dhe stili i të veshurit. Mandej më interesoi se si duken më përgjithësi dhe e pyeta veten se si duken njerëzit e veshur atje dhe vendosa që të kontrolloj. Mu duk interesant stili atje dhe zgjodha disa foto me qëllim që të keni edhe ju pasqyrë për stilin nëpër rrugët e këtij qyteti
1. Në foton e parë kemi shumë përzgjedhje të bukur të ngjyrës të kaputit. Ngjyrë e verdh, me prerje dhe jakë shumë stil urban dhe i preferuar. Goca me këtë kombinim ka kombinuar ngjyrën e zezë, zgjedhje kjo e cila ka mundur të kombinohet me tjetër ngjyrë por edhe kjo nuk duket keq. Për ngjyrën e kapelës ka zgjedhë tjetër ngjyrë që është vendim i duhur, pasi që po të kishte qenë edhe kapela me ngjyrë të verdhë, nuk do të dukej fare bukur.
2. Fotoja e radhës na paraqet kombinim më të përditshëm, ku dominon ngjyra e zezë. Përveç bluzës asgjë tjetër nuk ka tjetër ngjyrë përpos të zezës. Ndoshta stina e vjeshtës na detyron të përdorim dhe ta ngjyrosim gardërobën me ngjyra më të errëta. Shalli është shumë IN këtë zezon si dhe mënyra si ka vendosur ta përdor atë.
3. Kombinimi i fundit, na paraqet shumë stil urban, por pa ndonjë eksperiment sa i përket ngjyrave ose stilit. Xhinse me prerje standarde dhe xhaketë ngjyrë të verdhë. Këpucët dhe çanta janë plotësisht të pa përshtatura. Kanë mundur të jenë kombinime plotësisht tjera, por ja që kjo është moda e rrugës nëpër rrugët e Mallmos.

"Moda e rrugë" në Kopenhagën
Dhe ja jemi në njërin prej qyteteve të Danimarkës, Kopenhagën. Në foto në vijim do të mund të shohim stilet që sillen nëpër rrugët e këtij qyteti të bukur. Sa ndiqet moda dhe rregullat e stilistëve me famë botërore ose nga ana tjetër gjithçka që shohim nëpër pistat e modës nëpër rrugët e këtij qyteti anashkalohet dhe ndiqet vetëm dëshira dhe shija dhe perceptimi personal i linjave të modës. Të shohim në vijim cili prej rasteve na pret këtu.
1. Kombinimi pa e analizuar, vetëm në shikim të parë duket shumë bukur. Kombinimi ekstrem i ngjyrave dhe përdorimi i ngjyrave kaq kontrast por n të njëjtën kohë edhe shumë të përshtatshme e bënë këtë dukje shumë IN. Ngjyra e theksuar e të verdhës n kombinim me të gjelbrën, reflekton stil. Ajo që e bën kombinimin akoma më me stil janë aksesuaret, kapelave shirit të kaltër dhe çanta me ngjyrë të gjelbër, por nuancë me ndryshe se pantolloneve, vetëm i jep perfeksion kombinimit.

"Moda e rrugë" në Beijing
Kësaj radhe rubrika e “Moda e rrugës” ka vizituar rrugët e Pekingut. Në këtë rubrikë, për dallim nga rubrikat tjera, ku disponojmë me vetëm foto të modeleve femërore, kësaj radhe kemi zgjedhur modele mashkullore. Është e radhës të shohim dhe të nihemi edhe me shijen mashkullore dhe sensin për stil dhe modë. Ky qyteti i përzgjedhur për sot, na ofron horizont më të gjerë të kombinimeve dhe na lejon që sa do pak të luajnë me ngjyrat, stilet e të ngjashme. Pa e zgjatur shumë, shikojini fotot dhe zbuloni për çka bëhet fjalë.
1. Fotoja e parë na dëshmon faktin se moda nuk ka vite. Kombinimi i zotërisë në foto, është shumë me kujdes i kombinuar, duke pasur kujdes në detajet, si shalli, që është shumë terndy këtë vjeshtë dhe nuacat e saj. Ngjyra e xhaketës zbutë sa do pak ngjyrat dhe tonet e errëta të përdoruar në këtë kombinim.
2.Personi në këtë foto duket se ka shije më eksperimentale sa i përket respektimit të linjave të modës. Kombinimi që ka bërë është pa dyshim shumë i guximshëm. Ngjyrate përdoruar, gjatësia e pantolleve dhe këpucët e zeza mashkullore që sa do pak nuk janë të përshtatshme për këtë kombinim. Por guxim i djaloshit e bënë këtë kombinim madje edhe tërheqës.

Moda e rrugës në Tempe
Udhëtimi ynë vazhdon edhe në rubrikën e sotshme. Kësaj radhe kemi zgjedhur një qytet të Shteteve të bashkuara të Amerikës, ndoshta jo edhe aq të njohur për shumicën prej ne . Çka na ofron qyteti Tempe, Arizona sa i përket modës të rrugës? Edhe pse ndoshta është absurde me vetëm tre foto të përzgjedhura të përshkruhet moda e rrugës në një qytet, por foto e zgjedhura pasqyrojnë kornizat e stilit që në të shumtën e rasteve mund ta hasim nëpër të gjitha fotot, ose janë të përzgjedhura si më të bukurat. Në vijim shikoni fotot dhe përcaktojeni vetë stilin e rrugëve të Tempos.
1. Fotoja e radhës, na paraqet një stil më urban. Shohim shumë kombinim me kujdes i kombinuar sa i përket stileve, ngjyrave, dezenëve por edhe materialeve. Minifund, i preferuar shumë nga gjeneratat më te reja me një dezen me lule, bluzë ngjyrë e bardhë, kombinuar me çantë dhe këpucë ngjyrë kafe. Edhe kollani është në të njëjtën nuancë i kombinuar duke mos e humbur reciprocitetin e kombinimit.
2. Goca e radhës në foto nuk duket si kalimtari i rastësishëm, por si modele që është veshë sipas këshillave të stilistëve. Xhaketa është në gjatësi me minifundin që ka veshë, duke e kombinuar atë me hullahopkë me dezen leopard...diçka që është shumë aktuale për sezonin e vjeshtës 2011. Ajo që na bie në sy janë këpucët ose më mirë thënë sandalet që janë kombinuar. Sandalet vetëm përfundojnë me perfeksionizëm stilin, duke mos e humbu sharmin.
3. Në foton e fundit për modën e rrugën në Tempe, kemi kombinim shumë i preferuar nga yjet e Hollwood-it. Janë bermuda të shkurtra me bel të gjatë, që duket shumë IN me këmishën që ka zgjedhur për të kombinuar. Gjithashtu janë përdorur edhe aksesuare, si zinxhiri dhe hallkat në dorë, por edhe syzet. Çdo që është shumë me kujdes e përzgjedhur, andaj edhe duket kështu bukur.

Moda e rrugës Pragë
Sot do të shohim se sa ndiqet moda nëpër rrugët e Pragës. Si duken gocat e veshura në këtë qytet, si është e kombinuar moda e lartë botërore me atë të rrugës? A janë të përshtatura aksesuaret dhe detalet tjera që janë IN për këtë sezon të vjeshtës. Të gjitha këto do t’i zbulojmë në rubrikën e sotshme të “Moda e rrugës në Pragë”. Tani në vijim mund ti shikoni fotot dhe të vlerësoni se a ju pëlqen moda e rrugës nëpër rrugët e këtij qyteti.
1. Në foton e parë kemi kombinim me nuancat e ngjyrës kafe të kombinuara në një kombinim jo edhe aq të zakonshëm për këtë sezon. Në vend të shorceve ka mundur të përdoret tjetër kombinim, por ajo është vetëm mendimi ynë. Aksesuaret janë shumë klasike dhe të bukur të kombinuara, si kapela dhe këpucët, duke mos i harruar edhe syzet, që janë të përdoruara për stil.
2. Fotoja e dytë, sipas mendimit tim, është ajo kur themi stil, paramendojmë kombinime të tilla. Ngjyra e kaltër me ngjyrën kafe, duket kombinim i përsosur i dy ngjyrave kurse kur janë të kombinuara kështu me kujdes ndaj detaleve si çanta, kollani dhe syzet, duke mos i harruar edhe këpucët me platformë të lartë, duket shumë sipas rregullave botërore por duke mos e humbur stilin personal.3. Tani kemi një stil më kiç por duke mos dalë nga kornizat e të bukurës. Sa i përket nuancave janë përdorur ngjyra e zezë, e bardhë dhe ngjyrë kafe e mbyllur, por janë kombinuar në përputhshmëri të njëra tjetrës. si aksesuare ka përdorë kollanin mbi xhaketë, që nuk duket keq, hallkë metalike që është shumë OUT dhe çizme të gjata që përshtaten për shkak të gjatësisë të minifundit.

Moda e rrugës në Mumbai
Përzgjedhja e jonë për këtë ditë është qyteti Mumbai, që ndoshta për disa prej neve edhe qytet jo aq i njohur. Qyteti gjendet në Indi dhe prej 19.944.372 banorëve që ka qyteti, ne për sot kemi zgjedh vetëm tre fotografi, të cilat na i pasqyrojnë stilin e rrugës të këtij qyteti. Duke marrë parasysh që nuk e kam edhe aq të njohur për nga moda këtë qytet , isha e befasuar nga fotografitë që pash. Tani në vijim mund t’i shikoni edhe ju, duke vendosur se a ju pëlqejnë stili i banorëve të këtij qyteti.
1. Fotoja e parë nga përzgjedhja jonë na paraqet një kombinim shumë urban dhe me stil. Kemi xhaketë me lule që është shumë në trend kohëve të fundit e kombinuar me pantolle ngjyrë të gjelbër të errët. Me çantë dhe sandale ngjyrë j të njëjtë por të përshtatshme me dukjen që ka kombinimi. Nuk kisha parasysh se në Indi mund të ketë kaq stil urban.
2. Fotoja e dytë na paraqet një fustan të shkurtër, ngjyrë të kaltër me pika. Diçka që duket që asnjëherë nuk del nga moda dhe me çfarëdo kombinimi duket IN. Kësaj radhe ajo është e kombinuar me syze të mëdha dhe me shall, me dezene në ngjyrë vjollce dhe nuanca të saj, që përndryshe është plotësisht i përshtatur me fustanin. 3. Në foton e radhës, paraqesim kombinim të stilit mashkullor në Mumbai, Indi. Gjithçka që na prezanton ky kombinim është sipas rregullores të shumë stilistëve botëror. Me ose pa dashje të personit. Pantolle të shkurtra, maicë e thjeshtë ngjyrë të bardhë, kombinuar me kapelë dhe syzë për stil. Ajo që më la përshtypje është çanta që ka dezene shumë interesante, dhe aq të përshtatshme për kombinimin.

Moda e rrugës në Kajro
Sot jemi në vizitë në Egjipt. Çdo herë kur përmendet ky shtet, kemi parasysh të papërsëritshmen Kleopatrën dhe stilin e dukjes së saj, e cila njëkohësisht ka qenë edhe ikonë e modës. Sipas disa stilistëve botërorë akoma ngelet e tillë edhe nëpër shumë koleksione, akoma përdoren elemente të stilit të saj. Por moda e rrugës, nëpër rrugët e këtij qyteti është shumë më ndryshe se ajo që ne paramendojmë kur përmendet Egjipti. Në fotot që kemi zgjedhë në vijim, do të fitoni pasqyrë se si duket moda sot në këtë qytet.
1. Fotoja e parë na paraqet një stil më klasik, ku janë kombinuar ngjyra e parë dhe e zezë me aksesuare ngjyrë të kuqe. Goca ka vendosur që këpucët dhe kapela që i jep një tjetër sharmë këtij stili, janë me ngjyrë të kuqe. Shikuar në përgjithësi nuk duket keq edhe pse me ngjyrat e përzgjedhura ka mundur të duket akoma më bukur. Por ja që moda e rrugës na prezanton shije individuale e cila nuk duhet t’i ndjekë rregullat e modës së lart. 2. Në foton e dytë, dominon stili urban i cili kohëve të fundit është shumë në përputhje me këshillat e stilistëve të njohur. Edhe pse kryesisht dominon ngjyra e zezë, por sërish është mirë e kombinuar. Macia me xhaketën e zezë janë kombinim i përsosur, ndërsa buzëkuqi me ngjyrë të kuqe vetëm e kurorëzon kombinimin. Ajo që është shumë me stil e kombinuar është edhe çanta ngjyrë kafe, e madhe dhe e përshtatshme për stilin.
3. Sipas shijes time, kombinimi i tretë është shumë i bukur dhe njëkohësisht shumë modern kohëve të fundit. Bermude dhe këmishë me përmasa më të mëdha, është shumë IN dhe gjithmonë ka qenë. Këmisha është me lule të mëdha në të gjitha ngjyrat kombinuar me aksesuarin e venduar në kokë, që rrezaton qasje moderne. I vetmi aksesuar për të thyer laramanin është zinxhiri në qafë, që ka detale të bardha dhe njëkohësisht duket shumë bukur duke iu përshtatë stilit.

Moda e rrugës në Lagos
[i]Përzgjedhja jonë për rubrikën tonë Moda e rrugës, kemi zgjedhur qytetin Lagos, Nigeri. është një port dhe qyteti më i populluar në Nigeri. Ajo është aktualisht një nga dy qytetet më të populluara në Afrikë, pas Kajro, dhe aktualisht është vlerësuar të jetë qyteti i dytë rritje më të shpejtë në Afrikë. Lagos, më pas me projektin e ri-modernizimin e arritura nga administrata aktuale e Guvernatorit Fashola Raji Babatunde, po bëhet gradualisht një destinacion i madh turistik, duke qenë një nga qytetet më të mëdha në Afrikë dhe në botë. Por e rëndësishme për ne dhe rubrikën tonë, është moda e rrugës nëpër rrugët e këtij qyteti. Shikoni në vijim fotot dhe modën e rrugës n Lagos
1. Fotoja e parë na paraqet në kombinim shumë interesant me një stil të vençat. Pa ndonjë kujdes në kombinimin e ngjyrave ose stileve, por sërish lë përshtypjen e një kombinimi shumë kreativ. Ajo që bën këtë dukje të tillë është turbani në kokë, me ngjyrë karakteristike edhe pse jo aq të përshtatshme, por gjithsesi këto kombinime e përbëjnë modën e rrugës.2. Në foton e dytë për dallim nga kombinimi i fotos të parë, paraqitet një kombinim me stil të cilin jemi mësuar të shohim më shpesh nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme. Fustan i shkurtër i kombinuar me një jelek ngjyrë roze. Këpucët kanë të njëjtën ngjyrë, por ajo që na ra në sy është ngjyra e çantës, e cila nuk është e përshtatshme me asgjë që ka kombinuar në këtë stil.3. Për foton e fundit, lamë kombinimin më interesant, nga tre fotot e zgjedhura. Këtu kemi një çun m dukje jo të zakonshme për meshkujt, por me dukje sipas idesë se si moda duhet të duket dhe si në fakt ai personalisht e percepton. Sa u përket toneve të kombinuara nuk ka shumë laramani. Ka kombinuar ngjyrën e kaltër dhe të verdhë. Aq mirë i ka kombinuar sa që është kujdesur që çanta dhe taket e këpucëve të tij të kenë ngjyrën e njëjtë.

Kshtu Vishen ''Kosovaret/Kosovart 00027003
B:...'prishtinastreetstyle.com'
B:...'prishtinastreetstyle.com'
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: "Moda e rrugës" (STREET STYLE )
shum te bukura.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» 21 Jump Street [2012]
» Ec rruges dhe po mendoj...
» Arti i Rruges
» House at the End of the Street [Film Horror]
» Buzëqeshja e fëmijëve të rrugës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi