Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mary J. Blige rikthehet me albumin “My life” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mary J. Blige rikthehet me albumin “My life” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mary J. Blige rikthehet me albumin “My life”

2 posters

Shko poshtë

Mary J. Blige rikthehet me albumin “My life” Empty Mary J. Blige rikthehet me albumin “My life”

Mesazh nga Emona Wed 23 Nov 2011 - 5:07

Mary J. Blige rikthehet me albumin “My life” Mary-j-blige_my-life-300x300

Fansat e këngëtares Mary J. Blige adhurojnë kur ajo vuan! Arsyeja?

Sepse kushdo ardhuron këngët e saj që flasin për zemra të thyera, vuajtje dhe gjithfarë tjetër! Triumfit ajo i këndon fare pak! Ca më pak i këndon edhe një drite shprese në jetën e saj. Kjo ndodh prej kohës kur ajo vuante nga varësia prej drogës, ishte në depresion dhe kaloi një raport tepër abuziv. Tani asgjë nga këto nuk është më pjesë e jetës së saj, ama muzika që ajo bën është përherë e lidhur me këto fenomene dhe këngëtarja Mary J. Blige është në fazën e një ekzaminimi që po i bën jetës së saj duke marrë anët më pozitive.

E kjo mund të vërehet fare qartë në albumin e saj më të fundit “My Life II…! The Journey Continues”.

“Ka kaq shumë shërim për këdo në këto këngë, në këtë album – rrëfen këngëtarja kur flet për gjithçka gjendet në “My Life”. Çdo ditë që shkon ne ndërgjegjësohemi për atë që kemi kaluar dhe kuptojmë shumë edhe tani. Kuptojmë arsyet pse ndodh shumçka, pse njerëzit bëjnë keq dhe pse të tjerët lënë që jetët e tyre të ndikohen aq shumë duke shkatërruar shpesh edhe jetët e tyre. Por duhet të them se në fund nëse mbijeton, arrin të jesh e fortë dhe të kesh një jetë shumë më të mirë” – ka përfunduar këngëtarja.

Singëlli i parë i albumit “25/8” është duke kryesuar në klasifikimet e muzikës R&B, fusha të cilat lehtësisht janë dominuar nga artistë më të rinj por shumë më prezent së fundmi si Beyonce, Jay-Z apo Kanye Ëest. Megjithatë, këngëtarja emblematike e muzikës R&B, Mary J. Blige nuk shqetësohet aspak madje as ndjehet e kërcënuar nga kjo lloj konkurrence pasi përherë ka ditur të bëjë diferencën. Megjithatë, sikundër ka theksuar Blige, ajo di të mbajë veshët hapur dhe të reagojë pasi ka mësuar që nuk duhet të qëndrojë pasive dhe nuk ka dëshirë të përballet me të papriturat. Nuk nënvlerësoj gjeneratat, mësohet të ketë thënë këngëtarja!

Deri më tani këngëtarja ka mundur të shesë mëse 50 milionë albume në të gjithë botën, çka lë të kuptohet se ajo e di mirë që fansat duan të dëgjojnë. E meqë albumi i saj shënon veç të tjerash “Akti i parë” do të thotë se në vitet në vijim do të vijnë aktet e tjera të jetës së saj.Gazetaindea.com

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mary J. Blige rikthehet me albumin “My life” Empty Re: Mary J. Blige rikthehet me albumin “My life”

Mesazh nga Anakonda Fri 1 Jun 2012 - 18:15

edhe kjo esht e mire si kengetare
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi