Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Xhesika Berberi: Mashkullin ideal e kam në krah People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Xhesika Berberi: Mashkullin ideal e kam në krah People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhesika Berberi: Mashkullin ideal e kam në krah

2 posters

Shko poshtë

Xhesika Berberi: Mashkullin ideal e kam në krah Empty Xhesika Berberi: Mashkullin ideal e kam në krah

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 23 Nov 2011 - 14:20

Xhesika Berberi rrefen emocionet që e kanë
shoqëruar gjatë gjithë karrierës së saj si modele…Kam qenë 14 vjeç kur i jam futur botës së modelingut, pra kam 6 vjet që aderoj në këtë fushë. Ky angazhim më ka dhënë eksperiencën e duhur përsa i përket kësaj fushe. Sigurisht që kjo ka qenë ëndrra ime dhe më në fund nuk është më ëndërr, por realitet.I preke pak më lart fillimet e tua në rrugën e modes, po çfarë mund të na thuash diçka më shumë?Kam qenë tepër e vogël dhe sigurisht që kam punuar me një dashuri tepër të madhe për këtë profesinon. Siç e përmenda edhe më sipër, rruga ime në fushën e modelingut ka nisur me “Super model of albania 2005” dhe që atëherë kam marrë pjesë nëpër sete fotografike dhe sfilata të ndryshme.Sa e vështirë është të mbijetosh në këtë fushë?Kur e dashuron profesionin që bën dhe jep maksimumin mendoj që shpërblehesh me frytet e punës dhe vështirësitë janë të papërfillshme.
Çdo të thotë të jesh modele në Shqipëri?
Xhesika Berberi: Mashkullin ideal e kam në krah Normal_Xhesika_Berberi_3
Në të vërtet fusha e modës në Shqipëri nuk është aq e zhvilluar sa në vendet e tjera të botës. Të jesh modele në Shqipëri është kënaqësi pasi ti përfaqëson një pjesë të rëndësishme të bukurisë, por është e padiskutueshme që të jesh modele në një vend më të zhvilluar të krijohen mundësi më të mëdha për arritje profesionale dhe ekonomike.
Mendoni se kjo është puna që do bëni përfundimisht, apo mbetet vetëm një hobi juaj?
Jetëgjatësia e një modeleje nuk është e njëjtë me atë të shumë profesioneve të tjera ndaj dhe une duke menduar më gjatë po studioj në degën e inxhinierise dhe besoj se do t’i alternoj të dyja profesionet.
A paguhen aq sa duhet modelët në Shqipëri… dhe a nuk mendoni se në Shqipëri ka shumë njerëz që e mbajnë veten për model. Mjafton një set profesional dhe të gjithë vetëquhen model….
Jo aspak, nuk paguhen aq sa duhet. Jane të paktë ata që janë të tillë.
Rikthehemi pak tek fillimet tuaja në këtë fushë, më saktë tek reagimi që ka pasur familje…
Ato më kanë mbështetur gjithmonë dhe për këtë i falenderoj.
Nuk kishte asnjë pjestar të familjes që ishte skeptik për angazhimin tënd në këtë fushë?
Jo, asnjë.
E ke pasur kompleks ndonjëherë “zhveshjen”?
Po sigurisht që e kam pasur kompleks, ndaj asnjëherë nuk e kam tepruar me veshjen.
Mendon se modelet janë “femra të sponzorizuara”?
Modelet nuk sponsorizohen, por paguhen për punën që bëjnë.
A ke bërë ndonjëherë plazh topless?
Asnjëherë nuk kam bërë plazh toples.
Për çfarë shume parash do kishe pozuar “nudo”?
Për asnjë lloj shume nuk do të pozoja nudo, kurrë.
Të flasim tani pak për jetën private, ke përjetuar ndonjë lidhje dashurie apo simpati?
Jam duke e perjetuar.Xhesika Berberi: Mashkullin ideal e kam në krah Xhesika1-560x418
Djemtë kanë frikë të të afrohen tashmë që je e njohur, apo ndodh e kundërta?
Nuk e di se çfarë ndodh me ta pasi vëmendjen e kam të përqëndruar tek personi i jetës sime.
Çfarë tipi meshkujsh të pëlqen?
Ai që kam zgjedhur.
Po profesioni ka rëndësi?
Sigurisht, profesioni na krijon mundësi për të pasur një jetë më të mirë.
Na fol pak tani edhe përditshmërinë tënde, si është ajo?
E zakonshme. Shkollë, studim, palestër, kafe me miq.
Zakonisht vajzat e bukura përgjithësisht nuk njihen për një inteligjencë të lartë, ose të paktën ky është botëkuptimi që është krijuar. Sa e vërtetë është kjo sipas teje duke e lidhur edhe me koleget e tua në këtë fushë?
Te jesh e bukur është një privilegj që i shtohet zgjuarsisë kur e ke atë. Kjo është thjesht një shprehje pa baza.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xhesika Berberi: Mashkullin ideal e kam në krah Empty Re: Xhesika Berberi: Mashkullin ideal e kam në krah

Mesazh nga Anakonda Wed 14 Mar 2012 - 6:34

tashi po e degjoj ket emer..................
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi