Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Kemi listat e mësuesve që bëjnë kurse private në shkolla” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Kemi listat e mësuesve që bëjnë kurse private në shkolla” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Kemi listat e mësuesve që bëjnë kurse private në shkolla”

Shko poshtë

“Kemi listat e mësuesve që bëjnë kurse private në shkolla” Empty “Kemi listat e mësuesve që bëjnë kurse private në shkolla”

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 24 Nov 2011 - 12:00

“Kemi listat e mësuesve që bëjnë kurse private në shkolla” GjimnazisteFlet kreu i Inspektoratit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, Robert Gjedia. Monitorim dhe kontrolle në të gjitha hallkat e arsimit parauniversitar, si në publik, ashtu dhe në privat.
Tashmë ky sistem nuk lihet më në dorën e drejtorive arsimore rajonale, por është objekt i kontrolleve të Inspektoratit Kombëtar të Arsimit parauniversitar. Janë shqyrtuar me dhjetëra ankesa nxënësish për kurse private apo pakënaqësi ndaj mësuesve. Po kështu tashmë në shkolla janë përcaktuar qartë udhëzuesit e inspektimit, të cilët janë standardë për të gjitha shkollat. Pavarësisht kësaj, ka ende probleme të mprehta ku duhet vënë dorë. Kryeinspektori i IKAP, Robert Gjedia, në intervistën e tij për gazetën sqaron se infrastruktura e dobët, kurset private, mësimdhënia e mbetur peng i metodologjisë së vjetër mbeten “plagë” të sistemit arsimor parauniversitar.
Zoti Gjedia, Inspektorati Kombëtar i Arsimit parauniversitar është një strukturë e re që ka centralizuar kontrollin në këtë sistem, mund të na thoni si kryhet ky monitorim?
Inspektorati kryen inspektime të karakterit kombëtar ose rajonal, të cilat përcaktojnë me short shkollat që do të inspektohen. Numri i këtyre shkollave duhet të jetë i mjaftueshëm, që përfundimet të kenë shkallë të lartë besueshmërie. Gjatë inspektimit të një institucioni, inspektorët mbështeten te vetëvlerësimi i institucionit dhe ai i punonjësve të tij. Veprimtaria vlerësohet përmes vëzhgimeve të drejtpërdrejta në klasë, veprimtarive shkollore jashtë klase, takimeve të mësuesve me prindërit, të drejtorit me mësuesit, shqyrtimit të dokumentacionit zyrtar dhe testeve të standardizuara.
Nga inspektimet që ju keni kryer që prej krijimit të IKAP, cilat janë problematikat më të mprehta të cilat hasen në shkolla dhe a mund të bëjmë një diferencim mes Tiranës dhe rretheve sa i përket cilësisë?
Pa diskutim që janë evidentuar probleme. Kryesisht në infrastrukturë, e cila është më problematike në Tiranë për shkak të fluksit të madh në shkolla dhe të mungesës së ambienteve. Po kështu, nëse do të përqendrohemi tek mësimdhënia, ka ende shumë mësues, të cilët janë peng i metodologjive të vjetra, çka ka kosto direkt në procesion e të nxënit të nxënësve. Diferenca mes Tiranës dhe rretheve është pjesë e një studimi të veçantë, por do të thosha se, siç ka shkolla shumë të mira në Tiranë, ashtu ka edhe në rrethe e treguesi më i mirë për këtë, është pranimi në shkollat e larta.
Ju merrni në shqyrtim edhe ankesat e nxënësve në mos gaboj, cila problematikë dominon dhe si zgjidhet?
Inspektorati merr parasysh çdo ankesë që vjen nga prindër, nxënës e mësues në sistemin arsimor. Specialistët tanë verifikojnë ankesat dhe përpiqen të zgjidhin problemin mes palëve. Përgjithësisht ankesat e nxënësve në raport me mësuesit janë për vlerësimin. Nxënësit shpesh janë të pakënaqur. Kemi edhe ankesa nga prindërit për kurset private që bëhen në shkolla. Duhet të them me keqardhje që ky fenomen është ende prezent, por vitet e fundit ka një përmirësim të ndjeshëm, pasi më parë kurset bëheshin nga mësuesit edhe brenda shkollës. Ne u kemi bërë thirrje nxënësve të denoncojnë çdo praktikë të këtij tipi. Po kështu, nga ana tjetër u bëjmë apel mësuesve të mos abuzojnë. Përgjithësisht pas ankesave, Inspektorati dhe drejtoria e shkollës ka një listë të mësuesve që bëjnë kurse private dhe, në momentin që këta të fundit kapen duke ushtruar këtë aktivitet në kundërshtim me ligjin, do të largohen nga puna.
Ku është më prezent ky fenomen në Tiranë apo në rrethe dhe a është marrë ndonjë masë ndëshkuese?
Ankesat më të shumta janë në Tiranë. Por edhe në rrethe nga informacionet që ne kemi, operohet me kurse private. Në mungesë të kapjes në flagrancë, janë tërhequr kryesisht vërejtje duke sinjalizuar drejtorinë e shkollave. Kontrolli dhe monitorimi për këta mësues vazhdon.
Funksioni
Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar inspekton, monitoron, vlerëson, këshillon dhe nxjerr përfundime mbi zhvillimin e procesit mësimor-edukativ, menaxhimin e bazës materialo-didaktike të shkollës. IKAP verifikon pajtueshmërinë e veprimtarisë të institucioneve arsimore me aktet ligjore e nënligjore në fuqi. Po kështu monitoron problemet që paraqiten në shkollë me tekstin shkollor, kodit të etikës së mësuesit, punën e bordit të shkollës, si dhe të organeve demokratike të saj. Inspekton zbatimin e rregulloreve të Maturës Shtetërore dhe provimeve të lirimit.
Zirina Llambro
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi