New York nen uje pas 10 vjetesh
4 posters
Faqja 1 e 1
New York nen uje pas 10 vjetesh
Ideja e një përmbytjeje të qytetit më të gjallë të botës mund të mos jetë vetëm një skenar për filmat e fantashkencës. Në fakt sipas një studimi të fundit të shkenctarëve “The Perfect Storm”, (Stuhia Perfekte), mund të përmbys New Yorkun pas një dekade.
Një studim i realizuar nga kërkues shkencorë të universitetit të “Kolumbias”-së me kërkesë të autoritetit të Energjisë dhe Zhvillimit të Nju Jorkut, del në përfundimin se një stuhi e tillë e përbindshme do të fundosë qytetin pas një dekade.
Sipas studiuesve arsyeja kryesore është ngrohja globale. Pasojat e kësaj të fundit do të qojnë në ngritjen e nivelit të detit. Përfundimi studimit është se qyteti mund të mbulohet nga uji pas 10 vjetësh, sapo mbi të të përplaset një furtunë madhore.
Studimi është detajuar në një raport prej 600 faqesh. Ai lë të kuptohet se njujorkezët duhet të fillojnë të pajtohen me idenë se vitet në vazhdim, stina e verës do të jetë më e nxehte, dimrat më të ftohtë e me më shumë dëborë dhe mbi të gjitha, përmbytjet do të kenë pasoja shkatërruese mbi ambientin.
Burimi: Gazeta Shekulli

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: New York nen uje pas 10 vjetesh
do ikim diku tjeter Mome .. me lart po e pame veten keqAriel shkruajti:Eiiii ... po Dajti...
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: New York nen uje pas 10 vjetesh
aaa mire fare.... shume e paske vonu...se thone qe eshte me mire atje...apo jo. 00027003
Re: New York nen uje pas 10 vjetesh
mire me mire .. po i frykshem eshte se gjithe ato tunele qe ka nen lume qe kalojne trena e makina .. vallai nje dite do i dali ujti i zi po se kur nuk i dihet .............
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: New York nen uje pas 10 vjetesh
Ouuu tani po e degjoj kte se nuk e dija...
Kam nja dy shoqe qe kane vite dhe me thone qe jane shume me mire se kur kane qene ne Amerike..
Nejse se po te shohesh te gjitha filmat e apokalipsit...te gjitha ngjarjet ndodhin ne amerike...kryesisht ne NY
Kam nja dy shoqe qe kane vite dhe me thone qe jane shume me mire se kur kane qene ne Amerike..
Nejse se po te shohesh te gjitha filmat e apokalipsit...te gjitha ngjarjet ndodhin ne amerike...kryesisht ne NY
Re: New York nen uje pas 10 vjetesh
ashtu eshte Mome .. kur ndertum nje pallat ne Manhatan .. une kisha per detyre me nxjerr ujin me pompa qe dilte nga toka .. gjate oreve te nates .. llogarit vija ne pune 5 pompa ..dhe nxirrnin uje sa kofsha e robit .. shkoja ne 5 te mjesit .. dhe beja gati vendin se ne ora 8 vinin puntoret me punu dhe duhej vendi i thare nga uji .. tre ore 5 pompa dhe mezi e mbaronin ujin qe buron nga toka ..llogarrit ishte nja 600 metra katror dhe gjeja ne mengjes kur shkoja gati 2 metra uje ............se si rrine ato pallate nje zot e din .. mbi uje jane te gjitha po vetem se kane shume beton dhe hekur .. qe nuk e lene ujin te dali siper .. ky eshte new york Mome .....shteti qe sfel gjume ne 24 ore
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: New York nen uje pas 10 vjetesh
Qyqa me verte....qeka me ik me vrap prej andej...seriozisht...
Po qe edhe neve ne Durres jemi me friken e termetit...se e ka 100 vjet gati qe e ka kaluar kohen maksimale te rreshkitjes se pllakezave...dhe ka 100 vjet qe pritet rreshkitja e madhe qe parashikohet 8 - 9 balle me e pakta... zoti na ruajt apo sjemi ne breg te detit...
Po qe edhe neve ne Durres jemi me friken e termetit...se e ka 100 vjet gati qe e ka kaluar kohen maksimale te rreshkitjes se pllakezave...dhe ka 100 vjet qe pritet rreshkitja e madhe qe parashikohet 8 - 9 balle me e pakta... zoti na ruajt apo sjemi ne breg te detit...
Re: New York nen uje pas 10 vjetesh
ehe e new yorkju,shkoi per fiq si shkodra.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Çiftet pas 6 vjetesh...
» Gjen vajzën pas 77 vjetësh
» Piloti dezertor i lajmërohet familjes pas 28 vjetësh
» Mesazhi në shishe gjendet pas 40 vjetësh…në mal
» Si ishte një adoleshent përpara 7.500 vjetësh
» Gjen vajzën pas 77 vjetësh
» Piloti dezertor i lajmërohet familjes pas 28 vjetësh
» Mesazhi në shishe gjendet pas 40 vjetësh…në mal
» Si ishte një adoleshent përpara 7.500 vjetësh
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi