Piloti dezertor i lajmërohet familjes pas 28 vjetësh
2 posters
Faqja 1 e 1
Piloti dezertor i lajmërohet familjes pas 28 vjetësh
Dezertori amerikan, që fshihej në Suedi që nga viti 1984, e ka zbuluar identitetin e vet pas 28 vjetësh dhe i është lajmëruar familjes, kanë raportuar mediet suedeze.
David Hamler, pjesëtari i dikurshëm i forcave ajrore amerikane, kishte dezertuar në moshën 21-vjeçare, derisa shërbente si ushtar në bazën ajrore të SHBA-së në Gjermani. Sot ai i ka 49 vjet, është i martuar me një tajlandeze, është baba i tre fëmijëve dhe punon për një agjenci qeveritare suedeze.
Arsyeja e veprimit të tij ka qenë afërsia me një kishë të orientuar nga pacifizmi dhe zhgënjimi në politikën e presidentit të atëhershëm amerikan, Ronald Reagan, shkruan gazeta suedeze, “Dagens Niehter”.
Ai kishte shkuar me autostop së pari në Danimarkë dhe më pas në Suedi, ku ishte vendosur dhe kishte jetuar me identitet të rremë, duke e fshehur deri më tani emrin e vërtetë.
“Në fillim nuk planifikoja ta fshihja për aq gjatë identitetin tim. Mendova të shkoja në Suedi për një javë, derisa të ndihesha më mirë”, ka thënë Hemler, që nuk ka dashur që gazeta suedeze ta publikojë emrin nën të cilin fshihej.
Pasi që ai dezertoi u shndërrua në një prej tetë të arratisurve më të kërkuar të forcave ajrore amerikane dhe priste vazhdimisht që ta arrestonte policia ushtarake, pasi që në kërkim të tij ndodhej “Interpoli” dhe “Europoli”.
Hamler i ka thënë gazetës se atij i kishin munguar prindërit, por se më pas ishte bërë baba dhe nuk ka dashur të ndahej prej fëmijës. Ka vendosur të lajmërohet atëherë kur vajza e tretë i mbushi dy vjet, pasi që mendonte se bashkëshortja e tij mund të gjindet më lehtë tani, po qe se atë e arrestojnë.
Hamler e kontaktoi familjen e tij në Amerikë rreth katër javë më parë, duke folur së pari me vëllanë e tij, Thomasin. Thomas ka treguar se menjëherë e ka njohur theksin e Davidit, ndonëse pas aq shumë vjetësh ai e kishte marrë theksin evropian. Familja tani planifikon që ta vizitojë në Suedi.
Emri i Hamlerit ende ndodhet në uebfaqen e forcave ajrore amerikane, në listën e personave nën hetime speciale. Ai në Suedi është i regjistruar si qytetar i lindur në Zurich, shtetësia e të cilit nuk është e specifikuar.
“Ëndrra ime është që autoritetet ta kuptojnë se tashmë e kam marrë dënimin për atë që kam bërë, pasi që 28 vjet kam jetuar me gënjeshtër”, ka thënë Hamler.
Avokatja e tij, Ema Pearson, beson se Hamler nuk do ta humbë lejeqëndrimin në Suedi dhe as të ekstradohet në SHBA. Ambasada Amerikane nuk ka dashur ta komentonte rastin.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Piloti dezertor i lajmërohet familjes pas 28 vjetësh
teper e habitshme......
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» mir se erdhe PILOTI
» mir se erdhe Piloti
» New York nen uje pas 10 vjetesh
» Gjen vajzën pas 77 vjetësh
» Argjentinë, vdes në gara me makina piloti Guido Falaschi
» mir se erdhe Piloti
» New York nen uje pas 10 vjetesh
» Gjen vajzën pas 77 vjetësh
» Argjentinë, vdes në gara me makina piloti Guido Falaschi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi