Njeriu i letrave braktisi familjen pak ditë para vdekjes.
2 posters
Faqja 1 e 1
Njeriu i letrave braktisi familjen pak ditë para vdekjes.
Jam nisur… Nisja ime do të të lëndojë. Me keqardhje, por përpiqu të besosh e të më kuptosh, nuk mund të veproja ndryshe. Situata ime më është bërë e padurueshme, me vetëdijen se sa peshon jeta (midis të pasurve… të mjerëve) e përsëri vazhdoj të jetoj në kushtet kriminale të një luksi të shfrenuar në mes të mizerjes së gjithë atyre që i rrinë përqark. Bëj vetëm atë që bëjnë pleqtë, mijëra pleq, njerëz pranë vdekjes… (shkojnë më larg se kushtet e gjendjes së tyre shpirtërore ua lejojnë) e po iki”.
“Tolstoi braktis shtëpinë e tij. Vendndodhja e panjohur!”, - shkruanin në mëngjesin e 100 viteve më parë faqet e para të gazetave kryesore ruse. Qe aktualisht shkrimtari më i njohur i botës, heretiku i kishës ortodokse e ky largim u bë shumë i zhurmshëm.
Ishte 29 tetori i viti 1910 e një ditë më parë, midis natës së 27 e 28 tetorit, shkrimtari rus, Lev Tolstoi, pas 48 vitesh martese e me 13 fëmijë, në moshën 82-vjeçare vendos t’i japë fund një lidhjeje martesore të dështuar. Dhjetë ditë më vonë ai do të vdesë.
Mbi një letër të nxituar në stil, me shumë shkarravina e fshirje do t’i shkruante gruas së tij, Sofia Andrevna: “Jam nisur… Nisja ime do të të lëndojë. Me keqardhje, por përpiqu të besosh e të më kuptosh, nuk mund të veproja ndryshe. Situata ime më është bërë e padurueshme, me vetëdijen se sa peshon jeta (midis të pasurve… të mjerëve) e përsëri vazhdoj të jetoj në kushtet kriminale të një luksi të shfrenuar në mes të mizerjes së gjithë atyre që i rrinë përqark. Bëj vetëm atë që bëjnë pleqtë, mijëra pleq, njerëz pranë vdekjes… (shkojnë më larg se kushtet e gjendjes së tyre shpirtërore ua lejojnë) e po iki. Pothuajse gjithmonë ata shkojnë nëpër manastire, edhe unë do ta bëja, po të besoja në atë çka manastiret besojnë. Duke mos i besuar, po iki thjesht në vetmi… Më është e domosdoshme të jem vetëm. Të lutem të më kuptosh e të besosh se nuk mund të sillem ndryshe. Gjendja ime në këtë shtëpi është e patolerueshme. Të lutem, mos më kërko e mos hajde tek unë, as po e more vesh se ku ndodhem. Lamtumirë (shoqëruesja e 48 viteve të jetës sime…) e unë të falënderoj për 48 vitet e një jete të ndershme të kaluar me mua, për kujdesin ndaj meje e fëmijëve (të lutem pranoje këtë situatë ku të shtyn nisja ime e mos më kujto për keq…). Të lutem, falmi tërë gabimet që kam bërë ndaj teje e unë do të fal të tuat, të lutem pranoje këtë situatë të re, rrjedhë e largimit tim nga shtëpia e mos ki ndjenja të këqija ndaj meje, ashtu siç unë nuk kam për ty. Se do të më nisësh ndonjë lajm, bëje me anë të Sasës (e bija), ajo e di se ku ndodhem e më ka premtuar se nuk do t’i tregojë askujt”.
Momenti i largimit nga një jetë martesore e trishtuar e nga një grua absolutisht posesive kishte ardhur. Qe episodi dhe qetësia e kësaj nate që ia ofroi: Lev Tolstoi kishte fjetur deri në ora tre të mëngjesit, e zgjoi zhurma e disa hapave të lehtë që i dëgjonte pothuajse çdo natë e një portë që hapej. Asnjë natë më parë nuk ishte bërë kureshtar shumë nga kjo lëvizje, por këtë herë u bë. Shikon se drita e studios së tij qe hapur, në mes të saj bashkëshortja Sofia po kontrollonte e lexonte letrat e dokumentacionin e tij. Ky imazh i gruas së tij i dha forcën për të kryer një vendim që kish kohë që e kish marrë me mëndje. Konflikti martesor prej vitesh qe restauruar mes tyre, e vetmja zgjidhje qe largimi.
Në shoqërinë e vajzës së tij, Aleksandra, e të mjekut privat, Lev Tolstoi braktis mes qetësisë së natës së 28 tetorit shtëpinë e tij në Jasnaja Poljana. Më 31 tetor merr trenin drejt jugut, vendmbërritja Rostov mbi Don. Gjendja e tij shëndetësore e keqësuar gjatë rrugës për shkak të poliomelitit e detyroi të zbriste në stacionin e Astapovos, 350 km në juglindje të Moskës. Banorët e kësaj qyteze e njohën menjëherë dhe e nderuan me shumë respekt. Por ky vend i thjeshtë e i panjohur më parë nuk kish një hotel për ta mirëpritur shkrimtarin. Roja e stacionit të trenit i ofron shtëpinë e tij e ku do të kalojë 7 ditët e fundit të jetës. Gjendja shëndetësore e Tolstoit keqësohej, temperatura qe e lartë, zemra e dobët e ai po shuhej dita-ditës. E bija, Aleksandra, kish njoftuar familjarët e lajmi për vendndodhjen e shkrimtarit kish arritur mes gazetarëve e të njohurve që shpejt rrethuan shtëpinë. Gazetarët asistuan në një vdekje direkte e të parë në historinë e saj, ndërsa gruaja Sofia Andrevna, duke respektuar dëshirën e tij e vëzhgoi fshehurazi nga dritarja e shtëpisë së rojës së stacionit të trenit. Vetëm në orën 5 të mëngjesit të datës 7 nëntor ajo mundi t’i hynte në dhomë e t’i qëndronte mbi kokë bashkëshortit që po jepte shpirt. Në orën 6 e pak minuta shkrimtari më i madh rus i ‘900-s, Lev Tolstoi, vdes.
Në mëngjesin e një dite të ngrirë me borë, Lev Tolstoi kthehet për herë të fundit në shtëpinë e tij, mbi një arkivol të thjeshtë, të mbajtur nga fëmijët. Shkrimtari kish kërkuar të varrosej pranë pyllit Zaseka e kjo ceremoni u krye me pjesëmarrjen e shumë njerëzve, nën qetësinë e një bore që binte e të kronistëve që filmonin. Vdekjen e tij dukej sikur e kish paralajmëruar në librin “Vdekja e Ivan Iliçit” 1886: “Ku ishte? Cila vdekje? Nuk kish aspak frikë, nuk kish asnjë vdekje. Në vend të saj qe drita”. Gazetat e epokës thonë se në varrimin e tij një i panjohur thërriti: “I madhi Lev vdiq. Rroftë shpirti i tij madhështor! U realizofshin të gjitha parimet e tij për Krishterimin e dashurinë”.
“Të gjitha familjet e lumtura ngjajnë, çdo familje e palumtur është e palumtur në mënyrën e saj”
“Të gjitha familjet e lumtura ngjajnë, çdo familje e palumtur është e palumtur në mënyrën e saj”, - shkruante Tolstoi në rreshtat hapës të romanit “Ana Karenina” e duket sikur kish imagjinuar me to fatin e jetës së tij bashkëshortore. “Njeri i vështirë, egoist, jo e lehtë për t’i ndenjur pranë”, - shkruan në ditarët e saj Sofia Andrevna, gruaja e devotshme, kuruesja e të gjitha teksteve të tij, nënë që kish rritur e vetme të trembëdhjetë fëmijët e kësaj martese. “Sot, teksa po redaktoja tekstet e Levockas (Lev Tolstoi), - shkruante në ditar ajo më 1890, - lexova frazën: “Dashuria nuk ekziston. Ekziston vetëm kënaqësia e mishit e ajo racionale për të pasur një shoqëruese jete”. Po ta kisha lexuar 20 vjet më parë, nuk do të isha martuar me të”.
Tolstoi ishte i obsesionuar nga ideja për të braktisur familjen, siç shprehet në shënimet e tij më 1963: “Është diçka e frikshme, e tmerrshme, pa sens të afirmosh se lumturia jote varet nga element material, një grua, fëmijët, shëndeti e mirëqenia. Zoti i çmendur e i varfër ka të drejtë, mund të kemi një grua, fëmijë, shëndet e gjithçka tjetër, por lumturia nuk është kjo”. Ndërsa ajo, më 1867, në ditarin e saj do të shënojë: “Nuk bëj gjë tjetër, veçse gatuaj, jap sisë, pastroj, mjekoj e nuk ka mbaruar, duhet të kujdesem për fëmijët, për ushqimet, konservat, ëmbëlsirat. Rrallë ndodh të flasim pak. Unë jetoj vetëm për fëmijët e ripërkulur në pakuptueshmërinë e personit tim”.
Marrëdhënia bashkëshortore e Lev Tolstoit me Sofia Andrevnën është një konflikt i vazhdueshëm i vërtetuar nga faqet e palumtura të ditarëve të të dyve. “Sot më proklamoi, - shkruan ajo, - se projekti për të cilin kujdeset me shumë kënaqësi, është ai i braktisjes së familjes. As në shtratin e vdekjes nuk do ta harroj këtë deklaratë të hapur të tij që ma ka copëtuar zemrën”. Sofia Andrevna ka frikë të rrijë vetëm, të braktiset, ka frikë se ai vdes larg saj. Kurse Levi në ditarin e tij do të shënojë: “Ajo do jetë deri në momentin e vdekjes time si një lak mbi fytin tim e të fëmijëve. Evidente dhe e paevitueshme të jetë kështu. Duhet mësuar të mos mbytesh me një lak në fyt. Po fëmijët? Ndoshta e gjitha kjo është e nevojshme. Unë vuaj vetëm sepse jam miop. M’u desh ta qetësoja si një e çmendur mendore”.
Të njëjtën gjë mendon dhe Sofia Andrevna për bashkëshortin në letrën që i shkruan një mikeshe së saj: “Po bindem gjithnjë e më shumë se kam të bëj me një të çmendur”. Ajo shpeshherë mendon të vetëvritet e psikiatri e diagnostikon një formë deliri paranoje. Në faqet e ditarit, Sofia Andrevna duket se imagjinon fundin e hidhur të martesës së tyre: “Kur të ketë jetuar deri në fund jetën e tij dashurore me mua, do të limitohet cinik e i pamëshirshëm të më largojë nga ekzistenca e tij. Për të universi reduktohet në atë çka lëviz rreth gjenisë së tij, veprës së tij. Nga ajo çka e rrethon merr vetëm atë që i shërben talentit e punës së tij. Fati im është vetëm qenia sekretare e një burri-shkrimtar”.
“Për vetëvrasjen”
Në moshën 50-vjeçare, i pasur, i famshëm e i njohur kudo në botë, Lev Tolstoi përfshihet nga një krizë e brendshme, që e shtyn të mendojë se jeta nuk ka sens. E ardhmja që e pret është sëmundja, pleqëria e vdekja. Ky arsyetim e çon në dëshpërim e mendon shpesh vetëvrasjen. E kësaj periudhe është dhe kjo ese e shkurtër e shkruar vite më vonë, më 1890, e vetëm pas një kërkimi të vazhdueshëm personal shpirtëror e fetar.
“Çështja se të qenit human përmban në përgjithësi edhe të drejtën e vrasjes, është një çështje e impostuar keq. Realisht problemi nuk duhet t’i përkasë “të drejtës” - në momentin kur qenia njerëzore ka të drejtën e vrasjes, ka edhe të drejtë ta bëjë këtë. Unë mendoj se dhënia e një mundësie të tillë vetëshkatërrimi përfaqëson një valvul pasigurie. Derisa qenia njerëzore mund të vritet, nuk ka të drejtë - e këtu ky term është në vendin e duhur - të thotë se jeta është e padurueshme. Në qoftë se jeta na bëhet e papërballueshme, mund t’i drejtohemi vetëvrasjes, derisa askush nga ne mund të ankohet për intolerancën e ashpër të jetës së tij. I është dhënë qenies njerëzore mundësia për t’u vrarë e, pra, mund ta bëjë e ka të drejtë ta bëjë. E vazhdimisht ai e përdor këtë të drejtë duke u vrarë në duel, në luftë, në supervese, o në alkool, duhan o opium.
Mundet vetëm të ngrihet pyetja se është e arsyeshme e morale - e këto dy terma janë të pandarë - vrasje.
Jo! Vrasja është e parsueshme, si prerja e filizave të një bime që do të zhduket. Ajo nuk do të vdesë, do të rritet e parregullt, kjo është e gjitha. Jeta është e pathyeshme, pavarësisht kohës e hapësirës. Vdekja mund vetëm të ndryshojë formë, duke i dhënë fund manifestimit të saj në këtë botë.
Nga ana tjetër vetëvrasja është iracionale, pasi duke hequr dorë nga jeta për shkak të neverisë që ajo më provokon, unë shfaq një koncept të gabuar mbi atë çka është qëllimi i jetës, duke supozuar se duke i shërbyer kënaqësisë sime është ana tjetër e saj.
Kjo është arsyeja pse vetëvrasja është e pamoralshme. Njeriut që vritet, jeta i ishte dhënë me mundësinë për ta jetuar deri në vdekjen e tij natyrore, me kusht që të jetë i vlefshëm në veprën e përgjithshme të jetës e ai e ka gëzuar atë e derisa i është dukur e kënaqshme, por heq dorë nga vënia në shërbim të përdorimit të përgjithshëm sapo ajo t’i shfaqet e papëlqyeshme; ndërsa e vërteta qëndron se ajo bëhet e vlefshme sapo jeta fillon të duket e errët, pasi çdo punë nis me përpjekje.
Në vetminë e Optynias (manastir rus i vizituar nga Tolstoi) për 30 vjet jetoi një monark i paralizuar që kishte ruajtur vetëm përdorimin e dorës së majtë. Mjekët thoshin se ai duhej të vuante tmerrësisht. Ai jo vetëm që nuk u ankua kurrë, por fiksonte ikonat e kryqet me sy e një buzëqeshje insistuese nuk pushonte së shprehuri Zotit mirënjohje e gëzimin e tij për atë pak dritëz jete që konservonte për të. Mijëra pelegrinë e vizitonin dhe qe e pabesueshme të kuptohej se kush qe rrezatimi i dobishëm që kish projektuar mbi botën ky njeri i paftë ndaj çdo aktivitetit fizik. Ky paralitik bënte të mira me siguri shumë më tepër se sa mijëra e mijëra të tjerë në kushte shëndetësore perfekte e që besojnë se kryejnë në fusha të ndryshme punë impenjative e të dobishme për humanizmin.
Derisa qenia njerëzore konservon një frymë jete, mund të perfeksionohet e të jetë e vlefshme për njerëz të tjerë. Këta nga ana e tyre mund të bëhen të dobishëm për të tjerë njerëz akoma, vetëm duke u perfeksionuar, e munden të perfeksionohen vetëm duke u bërë të dobishëm ndaj tyre.

Re: Njeriu i letrave braktisi familjen pak ditë para vdekjes.
E ka ditur vdekjen e tij,e ka bere qe te mos shqetesoje familjen.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Gruaja qe lindi dy dite pas vdekjes!!!
» Diesel, misteri vdekjes se njeriu që do të ndryshojë botën.
» Mesazhi i Blendit para vdekjes
» 5 gjërat për të cilat njerëzit pendohen para vdekjes !!!
» Ja pse njeriu mund të mbijetojë edhe deri në 70 ditë pa ushqim

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi