Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Carmen dell’ Orefice, modelja 80-vjeçare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Carmen dell’ Orefice, modelja 80-vjeçare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Carmen dell’ Orefice, modelja 80-vjeçare

2 posters

Shko poshtë

Carmen dell’ Orefice, modelja 80-vjeçare Empty Carmen dell’ Orefice, modelja 80-vjeçare

Mesazh nga Durrsaku Sat 26 Nov 2011 - 23:14

Carmen dell’ Orefice, modelja 80-vjeçare Carmeni-300x225“Nuk kam nevojë, por ende më pëlqen të pozoj”

Është fotografuar nga Cecil Beaton, Gleb Derujinsku, Francesco Scavullo dhe Irving Penn. Të gjithë këta emra të mëdhenj të fotografisë. Ka arritur të jetë në kopertinën e “Vogue” kur ishte vetëm 15 vjeçe. Ka pozuar për Salvador Dali dhe ka pasur nën këmbë burra të fuqishëm e të pasur. Për një kohë të gjatë, Carmen dell’Oerefice ishte modelja më e paguar. U quajt e bukura pa moshë. Kur i kishte kaluar të 60-tat, fotografi Helmut Newton e përfshiu në modelet e veta. Carmen Marc Valvo dizenjoi ekskluzivisht për të në 2005-n, një nga veshjet e tij më të famshme të mbrëmjes, sepse në moshën 75-vjeçare Carmen ishte një bukuri dhe elegancë e pakrahasueshme. Janarin e shkuar, Alberta Ferreti i veshi një nga veshjet e saj më të sofistikuara, dhe sot, në moshën 80-vjeçare, Carmen ka sfiluar me lehtësinë e një drenushe.
Asgjë për t’u çuditur nuk ka, nëse faqe të tëra interneti po shpërthejnë nga admiruesit e saj që i komplimentojnë klasin, rafinimin dhe stilin e saj që nuk di të perëndojë. Si të çuditesh kur sapo Carmen hyn në skenë, formohet menjëherë një grumbull admiruesish që i kërkojnë autografe dhe nën zë i pëshpëritin: “Cili është sekreti juaj? Si bëni që jeni ende kaq joshëse me moshën që keni?”. Ndërsa Carmen, duke buzëqeshur, përpiqet gjithnjë ta minimizojë rëndësinë me përgjigjen e saj, edhe kur e pyesin se si mund të ndihesh kur të quajnë legjendë.
Carmen dell’ Orefice, modelja 80-vjeçare Carmen3-228x300E vetmja gjë që e bën të skuqet prej emocionit është fakti që kolegji “London Fashion” i ka dhënë korrikun e shkuar titullin e nderit honoris causa për kontributin në fushën e modës modës dhe në elegancë.
“Një titull! Përsërit duke qeshur, mes pabesueshmërisë dhe kënaqësisë”. Sepse një titull të vërtetë në jetën e saj nuk ka pasur. Ishin kohë të vështira vitet 40-të, vite lufte e varfërie edhe për amerikanët. Prindërit e Carmen, Giuseppe dhe Margaret, ishin ndarë pas lindjes sëCarmen dell’ Orefice, modelja 80-vjeçare Carmen_dell_orefice_chanel-220x300 saj: babai, violinist italian, u rishfaq sepse ajo e kërkoi, fshehtas së ëmës, një ish-balerinë hungareze. Fëmijëria e italo-hungarezes ishte melankolike, me periudha të trazuara, kur në shtëpi mungonte edhe ushqimi, për të mos përmendur paratë e qirasë. Deri në moshën 12 vjeçe, ka ndërruar 13 shkolla dhe disa qytete. “Kujtoj urinë. Kujtoj të ftohtin. Kështu e kam marrë të ftohtin”. Ai i ftohtë që mori ishte shkaku i zhgënjimit më të madh që pati në jetë: “Isha balerinë, ishte gëzimi im i madh. Kisha fituar një bursë studimi. Por pas ftohjes dhe qëndrimit në shtrat për një vit, isha bërë e gjatë e gjatë, e dobët dhe e brishtë. Kur u riktheva në leksione, gati jam rrëzuar. Nuk kisha më fuqi në këmbë. Karriera e balerinës kishte mbaruar tashmë. Atë ditë, mu duk se vdiqa”.
Pak më pas, një tjetër zhgënjim. E shtyrë nga e ëma që kërkonte suksesin e saj me çdo kusht, Carmen hyri në një skuadër noti ku stërvitej për olimpiadat. As aty nuk ia doli. “Një tjetër vdekje!”
Por fati vjen gjithnjë… në një autobus, rrugës për shtëpi. Nga vdekjet e mëparshme lindi një tjetër ekzistencë për të. Një vajzë me fytyrë serioze e sy të thellë që fotografët në çdo rast kërkonin ta fotografonin. Ajo fytyrë aq e plotë i jepte Carmen dell’ Orefice, modelja 80-vjeçare Carmen2-200x300elegancë të pjekur trupit të formuar nga kërcimi dhe shpatullave të pikturuara nga noti. Duke u kthyer në shtëpi Carmen u pikas nga gruaja e një fotografi të “Harper’s Bazaar”, e cila i sugjeroi të paraqitej në një testim. Nuk ishte sukses, por Carmen, 14 vjeçe, ishte aq e zgjuar për të kuptuar se ekzistonte një mënyrë tjetër, një botë tjetër ku mund të jetonte, e që nuk ishte kërcimi. Kështu u paraqit te “Vogue”. Pjesa tjetër është histori. E vetmja supermodele e mbijetuar e moshës së saj. Ishte supermodele në kohën që ende nuk ishte shpikur termi. “Atëherë quheshim fotomodele”, saktëson. Në kohën e saj, vlejnë për t’u përmendur si pjesë e modës së lartë edhe Suzy Parker, Dorian Leigh, Sunny Harnett. “Takoheshim në Paris dhe shkonim bënim pazar së bashku, ishim shumë të bashkuara”. Asnjëra prej tyre nuk jeton sot. Njëra pas tjetrës, zonjat e sfilatave janë tërhequr në jetën e tyre private ose janë larguar nga jeta.
Në vitet ’60-’70, Carmen shfaqej nëpër revista jo më si modele, por si gruaja e një prej burrave më të pasur të Amerikës, pasi kishte lënë pas dy martesa që i kishin dhënë vetëm kënaqësinë e një fëmije. Ishte martuar me Richard Kaplan, trashëgimtar të një pasurie ndërtuar me dorën e fatit, dhe 33 vjeçe u tërhoq. Ose më mirë, zgjodhi të punojë vetëm për pasion. “Nuk kisha më nevojë, por më pëlqente të pozoja, për këtë arsye nuk e lashë asnjëherë përfundimisht”.

www.panorama.com.al
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Carmen dell’ Orefice, modelja 80-vjeçare Empty Re: Carmen dell’ Orefice, modelja 80-vjeçare

Mesazh nga Anakonda Fri 1 Jun 2012 - 18:00

si nuk ndryshojn vitet fare per disa njerez
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi