Kroacia - Greqia e ardhshme
Faqja 1 e 1
Kroacia - Greqia e ardhshme
Kroacia është në prag të dorëzimit kombëtar. Ky vend i vogël ballkanik është i gatshëm të ndjekë rrugën katastrofale të Greqisë - duke ndikuar në mënyrë dramatike te taksapaguesit evropianë dhe amerikanë. Ne datën katër dhjetor, populli kroat do të mbajë zgjedhjet parlamentare. Partia në pushtet, Bashkimi Demokratik Kroat, i njohur me akronimin HDZ, pritet të humbë dhe me të drejtë. HDZ-ja është përfshirë në skandale korrupsioni. Ish-udhëheqësi i saj, Ivo Sanader, është në burg, duke pritur gjykimin nën akuzat për përvetësimin e disa milionëve. Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, ka dashur të përmirësojë imazhin e dëmtuar keq të partisë së saj, por ajo ka dështuar. Ndër vite, klasa qeveritare e Zagrebit e ka plaçkitur ekonominë kroate. Më shumë se 1 miliard dollarë janë vjedhur. Marrëveshjet për privatizim kanë pasuruar oligarkët e lidhur me HDZ-në. Ryshfeti është i shfrenuar. Regjimi ndjek gazetarët e pavarur dhe kritikët e mediave. Gjykatësit shpesh janë vegla politike. Zbatimi i ligjit është pothuajse inekzistent. Të drejtat pronësore dhunohen vazhdimisht. Më shumë se 1 milion raste gjyqësore mbeten të bllokuara - një numër mahnitës për një vend me rreth 4 milionë banorë. Shkalla e papunësisë mbulon 20 për qind. Papunësia e të rinjve është 40 për qind. Megjithëkëtë, trashëgimia më shkatërruese e HDZ-së ka qenë huamarrja e pamatur dhe shpenzimet. Borxhi kombëtar është ngritur lart. Në përgjigje, Qeveria e Kosorit ka refuzuar të bëjë atë që kërkohet: të shkurtojë shpenzimet publike dhe të riparojë programet e vendit. Në vend të kësaj, Zagrebi ka rritur taksat, veçanërisht në bashkëpunimet e huaja. Taksat e larta të HDZ-së dhe politika statiste kanë nxitur sklerozë ekonomike, që u ndoq me largimin e investimeve kapitale. Për më shumë, ky vend është aq i thelluar në borxh saqë Banka Qendrore e Kroacisë po paralajmëron për falimentim të mundshëm dhe kolaps financiar. E ardhmja e Kroacisë është e zymtë. Kjo është arsyeja përse eksporti i saj më i madh kanë qenë njerëzit - ikja e madhe e kroatëve të arsimuar. HDZ-ja ka ndaluar çdo gjë rreth anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Brukseli ka rënë dakord të pranojë Kroacinë si anëtare të re. Sipas Zagrebit, BE-ja është zgjidhje magjike për problemet e vendit. Por, kjo nuk qëndron. Marrëveshja aktuale e BE-së është një kryq në qëllimin e sovranitetit kombëtar të Kroacisë dhe pavarësisë ekonomike. Por, sektori i peshkimit të Kroacisë dhe sektori bujqësor do të jenë asgjësuar; zona e saj ekonomike në Detin Adriatik, që vlerësohet të ketë rezervuare eventuale të naftës dhe gazit natyror, do të braktiset; eksporti i saj i verës do të jetë i gjymtë dhe politika e saj fiskale do të jetë në vartësi të burokratëve të BE-së. Me pak fjalë, Kroacia do të transformohet në një vasal politik. Marrëveshja është gjithashtu e keqe për Evropën dhe Amerikën. Brukseli do të marrë një tjetër Greqi - një vend ballkanik të ngarkuar me borxhe, që do të kërkojë fonde të vazhdueshme shpëtimi për të qëndruar në këmbë. Deri tani, taksapaguesit amerikanë dhe evropianë kanë dhënë më shumë se 1 miliard dollarë në ndihmë të Kroacisë. Por, këto të holla nuk kanë shkuar për të çuar përpara masat anti-korrupsion dhe reformat. Në vend të kësaj, ato kryesisht janë përvetësuar, keqpërdorur ose thjesht shpërdoruar. Klasa politike e Zagrebit po nxitohet për t'u bashkuar me BE-në për një arsye: të marrë në duart e saj 4 miliardë eurot që Brukseli premton si pjesë e anëtarësimit të Kroacisë. Kjo është një ujdi që kërcënon t'iu kushtojë kroatëve dhe evropianëve shtrenjtë. Koalicioni i majtë opozitar pritet të fitojë në kutinë e votimit. I përbërë nga ish-komunistë dhe demokratë socialë, ai premton t'i ofrojë të njëjtat politika të gjera të HDZ-së - anëtarësimin në BE, taksat e larta dhe shpenzimet e mëdha qeveritare, minus korrupsionin. As kjo nuk do të ndodhë. Partitë e krahut të majtë kontrollojnë qytete dhe vende të shumta. Megjithatë, marrja e ryshfetit dhe favorizimi i miqve mbetet i lartë. Asgjë nuk do të ndryshojë, përveç etiketa partiake dhe oligarkët e ndryshëm. Populli kroat, megjithatë, do të vazhdojë të rrjedhë gjak. Kjo është arsyeja përse votuesit duhet të kthejnë status quo-në politike. Është koha për t'u përballur me korrupsionin e ngulitur të Kroacisë dhe klasën qeverisëse të paaftë. Ka disa parti të reja premtuese që ofrojnë opsionet e mundshme për ta kthyer vendin në rend. Një nga to është 'Kroacia e Shekullit XXI'. Liderja e saj, Natasha Srdok, ka një agjendë me shkurtim të taksave dhe rritje ekonomike. Ajo është njëra nga politikanët seriozë rreth largimit të vërtetë të Zagrebit nga kultura e korrupsionit. Ajo gjithashtu është një euro-skeptike që zotohet të prishë marrëveshjen e Zagrebit me Brukselin. Partia e saj ka lidhje të ngushta me konservatorët evropianë. Në kontrast me HDZ-në, zonja Srdok është një tradicionaliste e mirëfilltë. Ajo është pro familjes, pro jetës dhe kërkon përfundimisht për t'i dhënë fund vrasjes masive të fëmijëve të palindur kroatë, duke bërë aborte të paligjshme - por vetëm nëpërmjet një referendumi. Me pak fjalë, ajo përbën një kërcënim vdekjeprurës për kleptokracinë e korruptuar të Kroacisë. Prandaj, HDZ-ja e ka quajtur atë "armike të shtetit." Anëtarë dhe mbështetës të partisë së saj kanë qenë të ngacmuar dhe të frikësuar nga HDZ-ja dhe zyrtarë të majtë. Kohët e fundit, Aleksandar Radoviq, një kandidat për Kroacinë e Shekullit XXI dhe një autor i njohur anti-korrupsion, u arrestua nga autoritetet qeveritare. Krimi i tij: Ai ka dokumentuar pasurinë e madhe, të paligjshme dhe korrupsionin e brendshëm të ministrit Tomisllav Karamarko - një bandit që përdor policinë si xhelatët e tij personalë. Zoti Radoviq po kalbet në burg - një i burgosur politik në një vend gjoja demokratik. Duke fituar pavarësinë nga ish-Jugosllavia, Kroacia është gati të prishë kot sovranitetin e saj të fituar. Bashkimi me BE-në është një gabim fatal. Thjesht, pyesni grekët! (GSH/Washington Times/BalkanWeb |
Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Similar topics
» AAK-ja beson se do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare
» Dhurata Ahmetaj, Adelina e ardhshme?
» Kardashians, kontratë rekord për tre vitet e ardhshme
» Greqia paralizohet nga greva
» Greqia, shpresa te turizmi
» Dhurata Ahmetaj, Adelina e ardhshme?
» Kardashians, kontratë rekord për tre vitet e ardhshme
» Greqia paralizohet nga greva
» Greqia, shpresa te turizmi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi