Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mendoja se ishin të njerëzishëm!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mendoja se ishin të njerëzishëm!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mendoja se ishin të njerëzishëm!

2 posters

Shko poshtë

Mendoja se ishin të njerëzishëm!  Empty Mendoja se ishin të njerëzishëm!

Mesazh nga Darius Thu 1 Dec 2011 - 9:10

Kur thërrisnit për drejtësi, fytyra më shndriste prej gëzimit, e mezi prisja t’jua kumtoja se, edhe bota ime thërret në drejtësi, eja bashkohemi për të mirën e njerëzimit.

Tokën, sistemi që thërret në çlirim të popujve duke robëruar, po ma refuzon.
Prisja, duke ëndërruar se, ditë më të mira po vinë për popullin tim, për njerëzit e mi, për njerëzimin në përgjithësi, posi një fëmijë kur lozë me një lodër, duke e ushqyer ëndrrën e vet, imagjinatën e vet. Ëndërroja se, një vijë e hollë na ndan, vizionin dhe të ardhmen, por, ja, që njerëzit s’qenkan bashkuar ende, për të synuar një të ardhme të ndritshme; jo të gjithë vepruakan për lumturinë dhe qetësinë, jo, paskam ëndërruar…

Mendoja se, njerëzit mendojnë, e duke menduar të mirën të synojnë. Sistemet ndërroheshin, e unë duke menduar se, njerëzit po synojnë të mirën e njerëzisë, e një ditë do të takoheshim tek vija, e t’ia dëshironim njëri-tjetrit paqen, e do të bëheshim të arsyeshëm e të ndërgjegjshëm, e t’ia shtrinim dorën të drejtit, të pastrit; e kush në dorën e tij është zgjidhja, të ishte përgjigjja për të ardhme të ndritshme për shoqërinë njerëzore.

Shpresoja, se, rënia e të kaluarës, do të ishte mësim për të sotshmen, njerëzit do të mësonin nga errësira e sistemit të së kaluarës, e të ndërgjegjësoheshin, e të hapeshin dyert e gjuhës që kuptohet, të hapeshin zemrat e të rrëfehej e vërteta, e vërteta çka ndihet në kraharorë, por jo, ndodhi e kundërta, njerëzit edhe më tepër u mbyllën, sepse prijësit e tyre ua mësuan sistemin e së kaluarës, por me petkun e ri, që quajmë çlirim.

Fjala “çlirim” thellë më bëri të mendoj, a thua, po vjen koha kur vërtetë njerëzit do të çliroheshin? Pyesja, ndërsa duke ëndërruar takimin në vijën që ndante botën time prej botës së tjetrit. U zhgënjeva, e po zhgënjehem, se një ditë do të vijë ndonjë njeri me një gjuhë, ndryshe, të hapur, që do ma shtrinte dorën e mirëkuptimit; të ndante me mua kuptimin e jetës, e të më dëgjonte se edhe bota ime ka një mënyrë të të folurit, që kurrë ju s’e latë t’i dëgjohej zëri. Ju keni dëgjuar për ne, por s’keni dëgjuar prej neve!

Po ëndërroja, por ëndrrat po duan t’i varrosin në tokën e mbushur plot gjak, plot dhunë, plot urrejtje e armiqësi. Kush do gjakun të derdhet, kush do dhunën të prek të pafajshmit, kush do urrejtjen të mbillet në zemrat e fëmijëve, e të pastërve, kush e do armiqësinë. Tokën, sistemi që thërret në çlirim të popujve duke robëruar, po ma refuzon. Unë mendoj, thërras, ndërsa ti më lufton. E pse ti atëherë për paqe më flet!

E dija, por bëhesha sikur s’e dija, duke shpresuar… Kur thërrisnit për drejtësi, fytyra më shndriste prej gëzimit, e mezi prisja t’jua kumtoja se, edhe bota ime thërret në drejtësi, eja bashkohemi për të mirën e njerëzimit. S’shkonte pak, errësohej, ndryshonte, hynin dredhitë; ah politika!, pëshpëritja. Politika, kush është më i forti, thosha! Sa keq, në vend se të uroja, e të thosha lum për ne, po lind një gjeneratë e re! Drejtësia, njerëzimi ka të drejtë të vendos, të shprehet e të besojë, por kur shoh sesi cenohen të drejtat, nëpërkëmbët dinjiteti i qenies njerëzore; uh, çfarë sëkëlldie!

Ëndërroja, se, njerëzit që lexojnë, kuptojnë, dhe bëhen miqësorë, e të dashur, e kur hapen kufijtë mes popujve, njerëzit afrohen dhe ndërtohen ura të komunikimit, e të respektit të ndërsjellë! Sa shumë këto ura i kam ëndërruar! E sot, këto ura, të ndërtuara po, ama mbi gjakun e të pafajshmëve, mbi nderin e njerëzve po shkelin. Jo, ky s’është çlirim, por është shtim i urrejtjes dhe armiqësisë. Është dhunë e mohim i tjetrit. Ç’faj kanë njerëzit, pse ata nuk të duan? Nuk e duan mendimin tënd. Pse ta duan, kur ti çdoherë nën ta tokën po ua gropon.

Mendoja se, po valonte, po printe një zë që thërriste në drejtësi, në paqe, në tolerancë , e kur shihja si njerëzit e botës sime, thërrisnin, doja t’u jepja edhe frymën time, vetëm të dëshmohej, në çka thërret bota ime!
- Unë jam musliman!
- Unë mendoj.

A vetëm kush i përulet regjimit ka të menduar, ka të ndijuar, ka të kuptuar, ka botë, ndërsa unë jo?

Ata ishin instrumentalët!
- Unë e dua lirinë, siç ti (që mund ta duash),
- unë e dua paqen, siç ti (që mund ta duash),
- unë e dua bashkëjetesën, siç ti (që mund ta duash),
- unë e dua besimin tim, siç ti (që mund ta duash besimin tënd).

Unë e dua dhe thërras në të, e jam i urdhëruar të të thërras për paqe, mirëkuptim e tolerancë, por jam i penguar të të vras pse ti mendon e beson ndryshe; e pse ti më vret?

Pse ti ma detyron mënyrën e jetesës?

A kështu të ka mësuar Paria?

Ajo s’qenka pari e së drejtës, e paqes, por qenka e dhunës dhe tmerrit!

Zoti im ka shpallur drejtësinë, urdhëresë!
Butësi e dashamirësi!

Jo vetëm që mendoj, por besoj dhe jam plotësisht i bindur.

Se Islami është paqe, drejtësi, butësi e dashuri.
Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mendoja se ishin të njerëzishëm!  Empty Re: Mendoja se ishin të njerëzishëm!

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Dec 2011 - 19:07

Te gjithe sot luftojne per ekziswtence,pasi askush nuk ti kupton nevojat e tua.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi