Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Veshkat dhe funksionimi i tyre People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Veshkat dhe funksionimi i tyre People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Veshkat dhe funksionimi i tyre

2 posters

Shko poshtë

Veshkat dhe funksionimi i tyre Empty Veshkat dhe funksionimi i tyre

Mesazh nga WebMaster Thu 1 Dec 2011 - 10:11

Normalisht ekzistojnë dy veshka, të vendosura në regjionin e mesit nga të dy anët e shtyllës së kurrizit, nën anën e poshtme të brinjëve. Kanë ngjyrë të kuqe - kafenjtë e formë si kokërr fasuleje dhe madhësi sa një grusht. Përmes veshkave nga organizmi juaj nxirren tepricat e ujit dhe produktet e fundit të metabolizmit.
Funkcioni kryesor i veshkave është që nga gjaku të mënjanohen produktet e fundit të metabolizmit, e gjaku i pastruar të kthehet në trup. Çdo minutë, përmes arterieve të veshkave, në veshka hyn rreth një litër gjak (një e pesta e tërë gjakut që pompohet nga zemra). Pasi të pastrohet, gjaku kthehet prapa, përmes venave të veshkave.
Veshkat posedojnë sistem të komplikuar për filtrim. Në çdo veshkë ekzistojnë rreth një milion njësi, të quajtura nefrone. Çdo nefron përmban një filtër të vogël të quajtur glomerul, i cili është i lidhur me kanalthet. Teprica e ujit së bashku me produktet hedhëse ndahet nga gjaku me një proces të quajtur filtrim dhe shkon në kanalthe. Pjesa më e madhe e ujit dhe e materieve tjera të cilat janë të rëndësishme për organizmin kthehen prapë në gjak përmes kanaltheve. Në këtë mënyrë produktet hedhëse koncentrohen në urinë. Nga kanalthet urina mbartet në kanalin të quajtur legeni i veshkës, e pastaj përmes ureterëve në fshikëzën e urinës, dhe më në fund përmes uretrës jashtë.
Normalisht, veshkat krijojnë rreth 1-2 litra urinë çdo ditë, në varësi nga sasia e ujit të pirë. Veshka normale ka aftësi të lejojë një mbingarkim. Nëse humbet njëra veshkë, tjetra veshkë zmadhohet që ta kompenzojë funkcionin e veshkës tjetër.
Veshkat e kontrollojnë nivelin e shumë substancave në gjak. Me këtë ata e ruajnë përmbajtjen konstante të gjakut (homeostaza). Veshkat e ruajnë ujin e trupit dhe e mbajnë atë në nivel që është i nevojshëm për vijimin normal të funksioneve të organizmit. I mbajnë vlerat normale të natriumit, kaliumit, kalciumit, fosforit dhe mineraleve tjera, që merren me ushqimin e janë të rëndësishme për organizmin. Ata tajiten përmes veshkave në qoftë se janë në tepricë.
Urea dhe produktet tjera hedhëse krijohen gjatë shpërbërjes së proteinave, të marra me ushqim (p.sh. mish). Kreatinina është produkt hedhës i muskujve. Produktet hedhëse siç janë urea dhe kreatinina hidhen përmes veshkave. Nëse funksioni i veshkave është i zvogëluar, niveli i tyre në gjak rritet. Niveli i kreatininës në gjak është tregues për funkcionin e veshkave. Shumica e produkteve hedhëse janë toksike nëse rritet niveli i tyre në gjak.
Veshkat normale marrin pjesë edhe në krijimin e disa hormoneve të rëndësishme. Këta hormone marrin pjesë në rregullimin e tensionit të gjakut, në krijimin e rruazave të kuqe të gjakut në palcën kockore dhe në përthithjen e kalciumit nga zorrët.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Veshkat dhe funksionimi i tyre Empty Re: Veshkat dhe funksionimi i tyre

Mesazh nga WebMaster Thu 1 Dec 2011 - 10:12

Dr. Paul Jugers, Departamenti i Nefrologjise ne spitalin “Necker”, Paris.


Si formohen guret e veshkave ?

Pirja e ujit dhe e lengjeve eshte e domosdoshme per jeten e njeriut. Pa uje njeriu nuk mund te jetoje. Ai mund te mos ushqehet gjate shume diteve, por me kusht, qe te pije uje. Pra marrja e ujit dhe e lengjeve eshte nje domosdoshmeri akoma me e madhe per ata qe vuajne nga guret e veshkave. Trajtimi i te gjitha llojeve te semundjeve me guret ne veshka qendron ne marrjen e nje sasie te caktuar lengjesh. Ky trajtim behet ne raport me llojin e gureve. Por cili eshte ndryshimi midis gureve ne veshka dhe asaj qe quhet litiaze ? Litiaza eshte nje semundje ku prodhohen gure. Ne rastin e litiazes renale, guret prodhohen nga veshkat.

Ne saje te urines, ne trupin tone eliminohen nje sasi toksinash sic eshte ureja, acidi urik, kalciumi dhe “oxalate”-t (nje nga kompozantet e urines). Quhet “diureze” sasia e urines se prodhuar cdo dite. Sa me shume pijme, aq me shume urina eshte e holluar dhe ne ngjyre te celet. Ne rast te kundert, kur lengjet jane te pakta dhe djersisim shume, urina behet me e perqendruar dhe e erret. Kur urina eshte shume e koncentruar, ajo eshte e mbi-saturuar me toksina, me prirjen per tu kthyer ne forme kristaline ne nivelin e veshkes. Duke u mbledhur njera pas tjetres, kristalet formojne guret. Prania e gureve ne veshka apo ne rruget urinare quhet litiaze urinare. Prania e gureve shkakton kriza te dhimbeshme, kolikat nefrotike si pasoje e bllokimit te gureve ne ureter, nje kanal i holle qe con urinen ne fshikez. Pervec krizave te dhimbshme, litiaza mund te keqesoje gjendjen e veshkave dhe te rrugeve urinare, te cilat me vone mund te kene pasoja te renda.

Llojet e ndryshme te gureve ne veshka

Ekzistojne shume lloje , sipas natyres kimike te toksinave apo mbetjeve ne to. Keta gure kane karakteristikat e tyre te vecanta, cka dhe lejon identifikimin e tyre.

Litiaza kalcike

Litiaza kalcike eshte litiaza me e shpeshte ne vendet e industrializuara (me shume se 80% e gureve ne veshka). Guret perbehen nga kristale oxalate kalciumi, vecanerisht te forte, te paster ose te perzjere ne fosfat kalciumi. Frekuenca e litiazes oxalo-kalcike eshte rritur shume ne vendet e industrializuara vecanerisht pas Luftes se Dyte Boterore. Ajo ka ecur paralelisht me ndryshimin e menyres se te ushqyerit dhe me nje shtim te konsumit te mishit, kripes, sheqereve te rafinuara. Per me shume, nje sasi kalcike e pamjaftueshme favorizon krijimin e e gureve oxalo-kalcike, cka lind nevojen e nje ushqimi te ekuilibruar.

Por cila eshte origjina e oxalate te kalciumit ?

Nese nje person merr shume kalcium, kjo lende do te jete me shumice ne urine, cka sjell formimin e gureve oxalate te kalciumit. Nga ana tjeter duhet konsumuar shume kalcium per te penguar absorbimin nga zorret te oxalates. Pra pengohet qe te gjenden ne urine shume oxalate, cka do te shkaktonte krijimin e gureve te oxalate-kalciumit. Edhe tepria ne te ushqyer mund te shkaktoje ne vetvete nje gur kalcik, duke shtuar absorbimin e kalciumit nga zorret. Megjithate, me shpesh ato vecse favorizojne shfaqjen e nje litiaze te personat e predispozuar. Duke qene se ushqehen njelloj, 10% e popullsise perendimore jane te prekur nga litiaza.

Litiaza urike

Litiaza urike ne pergjithesi perfaqeson 10% te litiazes te burrat, dhe 5% te grate. Formimi i kristaleve te acidit urik vjen si rezultat i konsumit te tepert te ushqimeve te pasura ne “purine” (zorre, sallame, etj). Keto kristale eliminohen ne formen e nje turbullire, rere ne ngjyre te kuqe, cka shpesh eshte e dukeshme me sy.

Litiaza “cistinike”

Litiaza “cistinike” krijohet si rezultat i ngritjes se perqindjes se “cystine”-s ne urine, e cila eshte me pak e treteshme nga te gjitha aminoacidet e tjera. Eshte nje semundje gjenetike, edhe pse guret shfaqen shpesh ne femijeri dhe me pas perseriten.

Menyrat dietetike

Si duhet pire dhe ngrene kur ke nje litiaze kalcike ?

Hollimi i urines eshte trajtimi kryesor. Sasia e urines duhet te jete te pakten 2,5 litra ne dite te personat e shendoshe. Studimet epidemiologjike te koheve te fundit kane treguar se marrja nen 600 g/ne dite e kalciumit shoqerohet me nje shfaqje te mundshme te litiazes. Ne te kundert, nje marrje mbi 1g/dite rrezikon te shtoje eliminimin urinar te kalciumit, pra dhe te precipitimit te tij. Marrja optimale korrespondon ekzaktesisht ne 900g/ne dite, cka eshte normale per nje te rritur.

Duke ditur se gjithe ushqimet qe nuk lidhen me qumeshtin (pra mishi, peshku, zarzavatet, frutat, etj) sjellin vecse 200g kalcium ne dite. Pjesa tjeter duhet marre permes prodhimeve te qumeshtit si dhe nga uji. Nje person qe pelqen djathrat, duhet te konsumoje ne preference ujrat qe kane pak kalcium, nderkohe qe ai qe nuk i perdor prodhimet e qumeshtit, duhet te pije ujra me perqindje te larte kalciumi. Ujrat me te pasura ne kalcium apo bikarbonat sode nuk keshillohen, por vetem nese jane ne perqindje te ulet.

Ne rastet e litiazes kalcike :

Keshillohen : pijet me gaz, me acid citrik, leng portokalli, leng limoni pa sheqer, ujra minerale ne 80 mg/l me kalcium, uji i robinetit, etj ;

Nuk keshillohen : pijet e embla me gaz apo me baze „sukroze“, pijet gazuese me acid fosforik, lengu i molles, lengu i qitros, ujrat e pasura ne kalcium, ujrat e forta alkaline, etj.

Si duhet pire dhe ngrene kur ke nje litiaze urike ?

Te luftosh litiazen urike do te thote te luftosh kunder aciditetit urinar duke pire ujra dhe pije qe e bejne urinen me alkaline. Ja pse trajtimi i litiazes urike (qe eshte 10% e litiazave ne pergjithesi) qendron ne alkalinizimin dhe hollimin e urines permes marrjes se ujrave alkaline. Pra duhet te kujdesemi se cfare uji pijme, duke ja pershtatur llojit te litiazes qe vuajme.

Po ne rast te litiazes cistinike ?

“ Cistine ”, e cila hyn ne kompozimin e kesaj litiaze, eshte pak e tretshme ne urine. PH i saj eshte aferisht 6. Ne te kundert, aftesia per tu shkrire shtohet kur pH i urines cohet ne 7.5. Kjo kerkon nje “ hiperdiureze ”, pra prodhimin e 3 litra urine ne dite. Keshtu marrja e lengjeve duhet te jete me shumice para se te fleme, gjate nates, apo ndonjehere edhe ne zgjim. Alkalinizimi arrihet me marrjen e bikarbonatit te sodes (8-16g/ne dite sipas peshes se trupit, e shkrire ne nje sasi te madhe uji.

Guret dhe bakteret

Guret mund te perbehen dhe nga minerale te tjera si magnez, ammonium apo fosfat. Formimi i gureve shoqerohet dhe me pranine e nje bakteri (Klebsiella, Serratia, Proteus, Providencia species), e cila transformon urene ne ammonium. Me shpesh behet fjale per Proteus mirabilis.

Shume persona me gure ne veshka nuk ndjejne dhimbje. Ata e kuptojne vecse kur shohin se kane hematuri (gjak ne urine) cka eshte shenje e nje litiaze renale.

Diagnostika

Pervec gurit qe eshte shenja e pare dhe klinika tipike, mund te gjendet dhe prania e gjakut ne urine permes nje analize me „leter reaktive“. Por kjo kerkon dhe analiza te tjera plotesuese si :

- ekografia abdominale, e cila vezhgon veshkat dhe kanalet urinare, ku duket nje zgjerim i „pyelon“-it dhe gropes se veshkave. Duke qene se guret nuk mund te shihen drejtperdrejte, ato fiksohen permes shfaqjes se nje hije konike qe ka te beje me hijen e krijuar nga guri.

- radiografia e thjeshte ose me tomografi, qe tregon guret gjate rrugeve urinare ;

- urolografia nder-venoze e cila kerkon injektimin e shpejt te 50ml ngjyroses jodi ne qarkullimin e gjakut i cili do te pastrohet nga veshkat ;

- skaner dhe IRM (kjo praktikohet rralle).

Historia boterore njeh mjaft njerez te shquar te njerezimit qe kane vuajtur nga guret e veshkave, sic mund te permendim Montaigne, Issac Newtoon, Martin Luther, apo shkrimtarin Asimov, e shume te tjere.

Lehtesimi i dhimbjeve

Pas percaktimit te sakte te diagnozes, i semuri trajtohet me analgjezike te lehte dhe anisperistatike me efekt jo te forte. Atij i jepen lengje te ngrohta dhe i rekomandohet berja e banjave ne vaske me uje te vaket. Uji i ngrohte cliron tek ai rruget urinare. Per te lehtesuar dhimbjet perdoren disa lloj ilacesh, te cilat vetem mjeku mund ti jape. Sidoqofte eshte e keshillueshme qe pas cdo kolike renale, e shoqeruar me urinim me gjak, te perdoren dizifenkante gjate rreth nje jave. Po keshtu rekomandohen ushqime te lehta, supa me zarzavate, lengje frutash, cajra te ndryshme, etj, por njekohesisht duhet qe i semuri te levize. Pacientet qe kalojne nje kolike renale eshte mire te bejne vazhdimisht analiza te urines, si dhe ne krye te 3 muajve te bejne nje ekografi. Alkoli ndikon shume keq ne rastet e njerezve qe vuajne nga veshkat per faktin se ai eshte toksik per parenkimen renale (te veshkes) dhe qelizave te veshkes, duke ngushtuar njekohesisht qelizat e gjakut qe gjenden ne te.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Veshkat dhe funksionimi i tyre Empty Re: Veshkat dhe funksionimi i tyre

Mesazh nga WebMaster Thu 1 Dec 2011 - 10:14

Goditja e fundit gurëve në veshka


Prof. Dr. Hakki Perk
Kirurg Urolog Spitalit Amerikan, Tiranë


Nefrolitotomia perkutane - metoda më e fundit e kirurgjisë urologjike


Shkaqet e krijimit të gurëve në veshka shpesh janë të panjohura. Mënyra të caktuara të të ushqyerit mund të jenë shkak për formimin e gurëve tek njerëz të ndjeshëm, megjithatë shkencërisht nuk besohet se konsumi i ushqimeve specifike nga persona të ndjeshëm shkakton formimin e gurëve në veshka.

Një person që ka familjarë me gurë në veshka, ka më shumë mundësi të jetë më i ekspozuar ndaj shfaqjes së tyre. Çrregullime të caktuara metabolike si hiperpara*tiroidizmi, infeksionet urinare, çrregullime të veshkave si dhe sëmundje cistike të tyre, janë gjithashtu të lidhura me formimin e gurëve.Gjithashtu, më shumë se 70% e njerëzve me një sëmundje të rrallë të trashëguar që quhet renal tubular acidosis, janë më të ekspozuar ndaj formimit të gurëve në veshka. Shkaktarë të tjerë të gurëve në veshka mund të jenë: konsumi i tepërt i vitaminës D; infeksionet urinare si edhe bllokimi i rrugëve urinare. Disa diuretikë dhe antiacidë me bazë kalciumi mund të rrisin rrezikun e formimit të gurëve në veshka duke rritur sasinë e kalciumit në urinë.

Gurët e veshkave mund të formohen edhe tek personat që kanë infeksion kronik në zorrë ose që kanë pasur një operacion bypass intestinal. Gjithashtu edhe kur urina përmban sasi të tepërt të substancave të caktuara. Këto substanca mund të krijojnë kristale të vogla të cilat shndërrohen në gurë. Gurët në veshka mund të mos shfaqin simptoma deri sa fillojnë të lëvizin poshtë nëpër tubat përmes të cilëve urina shkon në fshikëz. Kur kjo ndodh, gurët mund të bllokojnë rrjedhjen e urinës nga veshka. Kjo gjë shkakton ënjtje të veshkave duke sjellë dhimbje shumë të fortë.
Gurët në veshka shfaqen më shpesh tek meshkujt. Ekzistenca e tyre rritet më shumë kur meshkujt hyjnë në të 40-tat dhe vazhdojnë deri në të 70-tat. Tek femrat, shfaqja e gurëve në veshka është më e shpeshtë kur ato hyjnë në të 50-tat. Kur tek një person shfaqet një gur në veshka, rritet mundësia që të zhvillohen edhe gurë të tjerë.


Veshkat dhe funksionimi i tyre Lengjet


Lëngjet, elementi më i rëndësishëm për pacientët me gurë në veshka

Në mënyrë që të prodhohet një volum urinar prej të paktën 2 litrash në ditë, rekomandohet të pihen sasi të bollshme lëngjesh. Në periudhat e djersitjes së vazhdueshme apo ushtrimeve fizike, rekomandohet një sasi ditore prej 3 ose më shumë litra lëngje (mbi 12 gota). Është e rëndësishme që sasia e lëngjeve të shpërndahet në mënyrë sa më të barabartë gjatë 24 orëve.
Pothuajse të gjitha lëngjet janë të rekomandueshme të pihen, por bikarbonatet dhe uji mineral i pasur me kalcium janë veçanërisht të rekomandueshëm. Nga ana tjetër, formimi i gurëve në veshka nxitet nga sasitë e mëdha të çajit të zi ose çajrave tjerë si edhe pijeve freskuese të gazuara.

Si i trajtojmë gurët e veshkave?

Një pjesë e konsiderueshme e gurëve, veçanërisht e atyre me diametër më të vogël se 0.5 cm, bien spontanisht. Plani i mjekimit ndryshon në varësi të vendndodhjes së gurëve (veshka, kanali urinar, fshikëza e urinës), numrit dhe diametrit të tyre. Ndërkohë që aplikimi i ndërhyrjeve kirurgjikale me prerje të mëdha ka qenë shumë i përhapur deri para pak kohësh, në sajë të zhvillimit teknologjik, krahas aplikimit të metodës së thyerjes së gurëve, filluan të aplikohen operacione të mbyllura me prerje minimale, gati të padukshme: nefrolitotomia perkutane.
Kjo lloj ndërhyrjeje tepër e favorshme për pacientin, e aplikuar në Shqipëri vetëm në Spitalin Amerikan 2, jo vetëm shpëton pa*cientin nga dhimbjet e mundimshme të gurëve, por e bën këtë nën kushte shumë komode duke minimizuar kohën e hospitalizimit dhe të rikthimit aktiviteteve të përditshme.


Veshkat dhe funksionimi i tyre Nefrolitotomia-perkutane


Kirurgjia Perkutane e gurëve

Para futjes së metodave moderne të kirurgjisë urologjike, mënyra e vetme e eliminimit të gurëve të veshkave ishin operacionet e gjata traumatike me prerje mbi 10 cm. Jo vetëm madhësia e plagës, por edhe koha e gjatë e hospitalizimit dhe rekuperimit bënin që këta paciente t’i shmangeshin ndërhyrjes, shpesh deri në insuficience totale të veshkës. Në sajë të nefrolitotomisë perkutane; kirurgjisë minimalisht invazive, vetëm 1% e gurëve të veshkave operohet me metodën e vjetër. Në shumicën e rasteve, gurët që nuk mund të nxirren me metodën e thyerjes ose që janë në një madhësi që nuk lejon daljen nëpër ureter nxirren jashtë veshkës me metodën më të avancuar të kirurgjisë endoskopike: nefrolitotomi perkutane.

Operacioni Perkutan i gurëve të veshkës

Në nefrolitotominë ose nefrolitotripsinë perkutane, kirurgu bën një prerje të vogël në shpinë nëpërmjet së cilës hyn me anë të një kateteri deri në brendësi të veshkës, aty ku është pozicionuar guri. Më tej, nëpërmjet një sonde që hyn në të njëjtin kateter kirurgu arrin të shohë me sy të lirë madhësinë dhe vendosjen e gurit dhe ta tërheqë atë jashtë veshkës pikërisht përgjatë këtij kateteri të vetëm. Nëse guri është më i madh se kateteri atëherë më parë copëtohet në brendësi të veshkës dhe pastaj aspirohet nga sonda. Sipas zgjedhjes së pacientit dhe mjekut anestezist procedura kryhet nën anestezi të përgjithshme, lokale ose shpinore.


Veshkat dhe funksionimi i tyre Pcnl


Te cilët pacientë aplikohet kjo procedurë?
Kjo procedurë mund të përdoret për të trajtuar gurët e veshkave që kanë këto karakteristika:

• Janë më të mëdhenj se 2 cm në diametër.
• Janë të mëdhenj dhe të shkaktuar nga një infeksion (staghorn calculi).
• Bllokojnë daljen e urinës jashtë veshkës.
• Nuk mundet të thyhen nga litotripsi e jashtme me presion valësh (ESWL).
• Gurët që formohen në pjesën e poshtme të bashkimit të veshkës me kanalin urinar
(kaliks), për shkak të vendosjes anatomike dhe gravitetit, mund të trajtohen nëpërmjet
kirurgjisë perkutane edhe kur janë më të vegjël se 2 cm.


Ushqimet që rekomandohen tek pacientët me gurë në veshka

Perimet dhe frutat e shtojnë sekretimin urinar të gurëve. Konsumimi i ushqimeve me përmbajtje të lartë oksalati (spinaq, panxhar, arra) duhet të jetë minimal ose të kombinohet me ushqime të tjera që kanë sasi të mëdha kalciumi (psh, spinaq me djathë), që parandalon përthithjen e sasive të mëdha të oksalatinës nga zorrët, gjë që do të çonte në rritjen e sekretimit urinar. Një sasi e tepërt e konsumit të proteinave nga mishi dhe peshku, rrisin rrezikun e gurëve në veshka, pra, konsumi i këtyre ushqimeve duhet pakësuar. Gjithashtu, rekomandohet konsumimi i një sasie të reduktuar të kripës, duke qenë se sodiumi që gjendet në kripën e zakonshme mund të rrisë rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Nga ana tjetër, një reduktim total i kripës çon në rënien e volumit urinar. Kështu, rekomandohet konsumimi i një sasie të kontrolluar kripe.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Veshkat dhe funksionimi i tyre Empty Re: Veshkat dhe funksionimi i tyre

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Mar 2012 - 19:42

duhet me pas kujdes se lloj lloj semundjesh po dalin dhe na cmenden.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Veshkat dhe funksionimi i tyre Empty Re: Veshkat dhe funksionimi i tyre

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi