Specat dhe rendesia e tyre
2 posters
Faqja 1 e 1
Specat dhe rendesia e tyre
Të gjitha specat janë të pasura me vitamine A, C, dhe K por specat e kuq jane me te pasura me keto vitamina.
Specat e kuq janë të njohur per perberjen e substancave anti-kancer si lykopene (carotenoid). Ajo është thënë se ndihmon në luftën kundër kancerit të prostatës, si dhe pankreasit, fshikzes dhe kancerin e qafës se mitrës gjithashtu.
Një tjetër karotenoid i gjetur në speca të kuq, i quajtur beta-cryptoxanthin, ka treguar një potencial si ilaç anti-kanceroz për trajtimin e kancerit të mushkërive.
* Specat e kuq janë të pasur me antioksidantë qe ndihmojne ne uljen e rrezikut dhe parandalimin e shumë problemeve të zemrës.
* Specat mund të ndihmojne për të reduktuar peshën e trupit. Këto perime besohet se posedojnë substanca të caktuara të cilat ndihmojnë për të humbur peshë, duke rritur temperaturën e trupit dhe nevojat e tij për oksigjen.
* Specat e kuq janë një burim i madh i shumë vitaminave të nevojshme. Vitamina A, e pranishme në speca, është e mirë për sytë, permireson shikimmin. Ajo gjithashtu ndikon qelizat në trup, kocka,sistemin imunitar dhe gjendjen e lëkurës.
* Vitamina komplekse B është e nevojshëme për funksionimin normal të trurit. Ajo ndikon në metabolizmin e trupit dhe ndihmon në procesin e konvertimit te proteinave per energji. Këto vitamina ndihmojne sistemin tonë të imunitetit dhe mund të lehtësojne simptomat e lidhura me stresin ose sëmundje të ndryshme.
* Vitamina E parandalon dëmtimin e qelizave, duke luftuar probleme të zemrës dhe kancer të mundshëm.
* Nje e gjysem filxhan me feta të kuqe speci përmban 87mg te vitaminës C, e cila është në fakt më shumë sec ka nevojë trupi juaj (per vitaminë C është rreth 60mg në ditë për një të rritur). Kjo vitaminë mbron sistemin tonë të imunitetit, duke ndihmuar atë për parandalimin e infeksioneve dhe kancerit. Duke marrë vitamine c te mjaftueshme ndihmoni trupin tuaj për të absorbuar hekur më shumë nga ushqimet.
* Kjo perime është një burim i madh i kaliumit duke ndihmuar për të ruajtur ekuilibrin dhe uljen e rrezikut për goditjet në tru.
* Acidi Folate, i pranishëm në speca të kuq është substancë e rëndësishme për trurin tonë dhe e nevojshme për sintezën e qelizave të kuqe të gjakut. Rënia e acidit folat ne organizem është e njohur se shkakton anemi. Acidi folate është i rëndësishme për fëmijët e palindur.Ky acid parandalon probleme të mundshme të lindjes. Shumë gra shtatzëna janë të këshilluar që të marrin acid folat përpara dhe gjatë shtatzanisë së tyre
Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: Specat dhe rendesia e tyre
Prandaj i ha specet aq shum un.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Falët dhe (pa)rëndësia e tyre
» Rëndësia e të qenit i ndershëm
» Rëndësia e të qenit i ndershëm
» Bota virtuale dhe rendesia e saj tek ju?
» Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë
» Rëndësia e të qenit i ndershëm
» Rëndësia e të qenit i ndershëm
» Bota virtuale dhe rendesia e saj tek ju?
» Rëndësia e dhënies së ndihmës së parë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi