Nis Tirana International Film Festival
Nis Tirana International Film Festival
Tiranë – Tirana International Film Festival, i kthyer tashmë në një event të rëndësishëm të prezantimit të prodhimeve kinematografike nga e gjithë bota, do të vazhdojë traditën e tij edhe këtë vit.
Do të jetë fillimi i muajit dhjetor, në datat 5-10, që do të sjellë në ekranet e mëdha të kinemave “Imperial” dhe “Kristal” 83 filma nga 60 shtete në kategoritë: animacion, dokumentarë, eksperimental, filma me metrazh te shkurtër dhe të gjatë.
“Mendojmë ndryshe, shohim njësoj”, vazhdon të jetë edhe këtë vit slogani që përfaqëson konceptin e festivalit më të vjetër ndërkombëtar të filmit në Shqipëri, që këtë vit shënon edicionin e nëntë. Në këtë edicion publiku shqiptar do të ketë mundësi të shijojë filma nga shtete që kanë qënë pjesë e TIFF që në fillim të tij si Anglia, Gjermania, Spanja, Rumania, Finlanda, etj. Ndërkohë që risi është pjesëmarrja e filmave nga Kuba.
TIFF ka qënë që prej themelimit të tij, vitit 2003, festivali që ka sjellë në Shqipëri kineastë të ndryshëm botërorë dhe një mundësi e mirë e shkëmbimit të eksperiencave.
Agron Domi, producenti dhe njëkohësisht themeluesi i TIFF që në vitin 2003, e ka cilësuar prej kohësh këtë festival si një sakrificë të madhe që bëhet vetëm me pasion e që në këtë mënyrë ka arritur deri në edicionin e nëntë.
Këtë vit kanë konkurruar 500 filma me tema të reja, trende të reja, stile të reja, ndërkohë që një vend i rëndësishëm i është lënë këtë vit filmit me metrazh të gjatë. Do të jenë 9 filma artistikë me metrazh të gjatë, prodhime kinematografike që nga vendi fqinj Maqedonia e deri nga Tajlanda, Spanja, Iraku, Polonia, Luksemburgu, etj. Shqipëria do të konkurrojë me kinemanë botërore, kësaj here me 17 filma, 4 prej të cilëve janë nga Kosova e që do të jenë të kategorive fiction, dokumentar e të animuar.
Natën e fundit të festivalit, 10 dhjetor, do të ndahen çmimet, për të cilat konkurrojnë regjisorë dhe producentë nga vënde të ndryshme të botës, si: Filmi më i mirë, Regjisori më i mirë, Aktori/ja më e mirë, Çmimi i medias, Çmimi i publikut, Dokumentari më i mirë, Filmi Shqiptar më i mirë, etj.
TIFF ka zhvilluar edicionin e fundit, në dhjetor të viti që shkoi, në Qëndrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, ku për gjashtë ditë, që prej orës 9 të mëngjesit e deri në mbrëmje, u shfaqën më shumë se 100 filma. Filmi më i mirë i viti që shkoi u përzgjodh filmi çek “Woman in temptation” nga Jiri Vejdelek.
Tirana International Film Festival është themeluar në vitin 2003 dhe që prej atëherë çdo vit sjell për publikun dhe kineastët shqiptarë trende të ndryshme të kinemasë botërore si dhe prezanton kinemanë shqiptare për kineastët e huaj.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Regjisori Almodovar në “AFI Film Festival”
» "Tirana Viti Zero"..film shqiptar..
» Gjakova bëhet me festival filmi të shkurtër
» Kur po xhirohej nje film - Film Shqiptarë
» Rihana hot, ndizet Rio festival
» "Tirana Viti Zero"..film shqiptar..
» Gjakova bëhet me festival filmi të shkurtër
» Kur po xhirohej nje film - Film Shqiptarë
» Rihana hot, ndizet Rio festival
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi