Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Truri i njeriut një mister i pazgjidhur .. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Truri i njeriut një mister i pazgjidhur .. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Truri i njeriut një mister i pazgjidhur ..

Shko poshtë

Truri i njeriut një mister i pazgjidhur .. Empty Truri i njeriut një mister i pazgjidhur ..

Mesazh nga Darius Fri 2 Dec 2011 - 22:58

"Truri i njeriut është objekti më i mrekullueshëm dhe më i mistershëm në gjithë universin"- Henry F. Osborn, antropolog.

"Si arrin truri të lind mendime? Ky është problemi kryesor, të cilit ende nuk i kemi gjetur zgjidhje." - Charles Sherrington, fiziolog.

"Pavarësisht nga grumbullimi i vazhdueshëm i njohurive shumë të hollësishme, mënyra në të cilën funksionon truri i njeriut mbetet akoma një mister i thellë."- Francis Crick, biolog.

"Kush flet për një kompjuter si për një 'tru elektronik', nuk ka parë kurrë një tru." - Dr. Irving S. Bengelsdorf, redaktor shkencor.

"Kujtimet tona aktive magazinojnë miliarda herë më shumë informacione se një kompjuter i madh modern." - Morton Hurt, shkrimtar shkencor.

"Pasi truri është i ndryshëm dhe pafundësisht më i ndërlikuar se çdo gjë tjetër që ekziston në universin e njohur, përpara se të kemi mundësinë të sundojmë natyrën misterioze të trurit, do të na duhet të heqim dorë nga disa prej bindjeve tona më të forta." - Richard M. Restak, neurolog.

Në lidhje me humnerën që ndan njeriun nga kafshët, Alfred R. Uolles, 'bashkautor i teorisë së evolucionit', i shkroi Darvinit: "Seleksionimi natyror do ta kishte pajisur njeriun e egër me një tru pak më superior se ai i majmunit, ndërsa ai zotron një tru paksa më inferior se ai i një përfaqësuesi mesatar të shoqërisë sonë të shkolluar." I befasuar nga ky pohim, Darvini ia ktheu: "Shpresoj që ti të mos kesh vrarë plotësisht krijesën tonë të përbashkët."

Të pohosh se truri i njeriut ka evoluar nga ai i njonjë kafshe, do të thotë të sfidosh arsyen dhe faktet. Shumë më i logjikshëm do të kishte qenë përfundimi:

"Nuk kam tjetër zgjidhje, përveçse të pranoj ekzistencën e një Intelekti suprem, përgjegjës për projektimin dhe zhvillimin e lidhjes së pabesueshme tru-mendje, diçka që tejkalon tejet mase mundësitë e kuptueshmërisë njerëzore....Më duhet të besoj se e gjithë kjo ka pasur një fillim inteligjent, se Dikush e ka bërë këtë të mundur."- Dr. Robert J. White, neurokirurg



Truri ky top magjik!

I përbërë nga miliona neurone, truri është organi më i ndërlikuar i çdo gjallese. Shprehur figurativisht ai është më i ndërlikuar se cilido kompjuter i sotëm modern, pra një superkompjuter biologjik

Për t'i kuptuar më mirë sjelljet e njerëzve, duhet të dimë më shumë mbi ndikimet biologjike tek ata. Pra, cili është ai gjenerator aq i fuqishëm që i fut në funksion gjithë këto procese psiko-fizike? Kush tjetër, përveç trurit.

Truri ka tërhequr gjithmonë vëmendjen, jo vetëm të psikologëve të sotëm, por edhe të dijetarëve që nga kohët më të lashta, sepse aktiviteti i tij psiko-fizik, ndikon dhe drejton pothuajse shumicën e sjelljeve. I përbërë nga miliona neurone, truri (sidomos ai i qenies njerëzore) është organi më i ndërlikuar i çdo gjallese. Shprehur figurativisht ai është më i ndërlikuar se cilido kompjuter i sotëm modern, pra një superkompjuter biologjik. Sa për ilustrim, sërish figurativ, mund të themi se i tërë rrjeti telefonik botëror, në krahasim vëllimor me trurin, paraqet vetëm një kokërr fasuleje.

Truri është edhe pjesa më e rëndësishme dhe më e ndërlikuar e sistemit nervor. Ai veçanërisht luan rol shumë të rëndësishëm për zhvillimin e jetës psiqike të njeriut; rregullon funksionimin e organeve; harmonizon organizmin në përgjithësi; bën të mundur lidhjen e organizmit me realitetin objektiv (nëpërmjet transmetimit të impulseve nervore) dhe paraqet bazën fiziologjike për tërë jetën psikike: pra, është bartës i të gjitha proceseve psikike.

Pjesët kryesore të trurit janë tri: truri i madh, truri i mesëm dhe truri i vogël, kurse pjesa më e rëndësishme dhe më e zhvilluar e tij është korja e trurit ose siç quhet ndryshe, korteksi. Në zhvillimin e sistemit nervor, korja e trurit zhvillohet më vonë dhe ajo paraqet rezultatet më të larta të evolucionit. Sipërfaqja e saj është rreth 2 m2 dhe përmban rreth 14 miliard elemente qelizore.

Truri i të porsalindurit është katër herë më i lehtë se ai i njeriut të rritur. Deri në vitin e gjashtë truri arrin përafërsisht 90% të peshës dhe të proporcioneve të tij përfundimtare. Kështu, ndërmjet moshës 9 dhe 10-vjeçare, truri i fëmijës arrin të ketë proporcion gati të njëjtë me atë të trurit të të rriturit. Gjithashtu, është vërtetuar shkencërisht se pesha dhe mosha e trurit nuk është e lidhur drejtpërsëdrejti me zhvillimin e inteligjencës. Truri peshon rreth 1.5 kg.

Forca e trurit

Siç u tha edhe më lartë, inteligjenca nuk varet, as nga pesha e as nga vjetërsia e trurit. Njeriu mund të arrij rezultate fenomenale në moshë shumë të re dhe shumë të vjetër. P.sh. Gogeni filloi të merret me art pas moshës 30-vjeçare. Mikelangelo, veprat më madhështore i krijoi në moshën 80-vjeçare. Edhe Pikaso veprat më të mëdha i krijoi në vitet e 90 të jetës.

Aleksandri i Madh i Maqedonisë i njihte me emër të gjithë ushtarët e tij. Mitroditi ka sunduar mbi 22 popuj dhe ka biseduar me të gjithë pa përkthyes.
Kinej Cynes, delegat i mbretit Pirro, për një ditë i mësoi të gjithë emrat e anëtarëve të senatit dhe të shumë njerëzve të tjerë të Romës, me të cilët u takua.

Filozofi dhe mjeku arab, Ibun Sina, shekulli X, që në moshën 10-vjeçare e recitonte Kur'anin përmendësh, ndërsa në moshën 14-vjeçare edhe të gjitha veprat e Aristotelit.
Shkrimtari spanjoll, Alfonso Tostado, shekulli XV, kishte memorie fantastike: secilin libër që e lexonte dy herë, mund ta përsëriste fjalë për fjalë.

Mocarti që në moshën 14-vjeçare, në kishën e Shën Pjetrit në Romë, mbante mend gjatë kohës së interpretimit gjithë muzikën e një muzikanti të madh, notat e së cilës ruheshin në fshehtësi.
Indiania, Shakuntala Devi ishte për gjashtë sekonda më e shpejtë se kompjuteri në zgjidhjen e një problemi të ndërlikuar matematikor (është fjala për vitet 80) etj.

Gjithashtu, truri i madh ndahet edhe në dy pjesë: e majta dhe e djathta, kështu që secila anë e trurit kontrollon pjesën e kundërt të trupit: pra, në qoftë se dëmtohet ana e majtë e trurit, pëson paralizë pjesa e djathtë e trupit dhe anasjelltas.

Kërkimet më të reja nga profesoresha Roberta Ornshtajn, japin dritë më tepër në aktivitetin e këtyre dy pjesëve të trurit.

- Pjesa e majtë e trurit drejton aktivitetet shkencore: matematikën, logjikën, analizën etj.,
- ndërsa pjesa e djathtë drejton aktivitetet artistike: ngjyrat, muzikën, ritmin, fantazinë etj.

Sipas Ornshtajn-it, njerëzit që janë mësuar ta shfrytëzojnë njërën anë të trurit, e kanë vështirë ta shfrytëzojnë edhe pjesën tjetër. Është interesante se kur njëra anë e trurit dëmtohet, atëherë e gjithë forca kalon në anën tjetër. Por në qoftë se shfrytëzohen të dy pjesët e trurit, shumëfishohet aftësia deri në gjenialitet.

Hulumtimet tek njerëzit, të cilët zakonisht konsiderohen artistë ose shkencëtarë të mëdhenj dhe supozohet se kanë shfrytëzuar te dy pjesët e trurit, japin këto rezultate: Ajnshtajni konsiderohet si shkencëtari më i madh i kohës së vet. Ai nuk ishte vetëm matematikan apo fizikan, por edhe ëndërrues i madh, i cili për ëndërrimet gati sa nuk u përjashtua nga kolegji.

Sipas fjalëve të tij, Teorinë e relativitetit nuk e zbuloi, duke punuar në tavolinë, por i shtrirë, duke shikuar diellin me sy gjysmë të mbyllur. Rrezet e diellit, duke kaluar nëpër qepalla, oscilonin duke u shpërndarë në mijëra rrezatime të imëta. Ajnshtajni pyeti veten se si do të dukej udhëtimi në një nga ato rreze të diellit.

Kështu, fantazia e çoi deri në atë vend, ku njohuria shkollore nuk e lejonte të shkonte, por imagjinata (ana e djathtë e trurit) dhe njohuritë shkencore (ana e majtë e trurit) e çuan atë deri te zbulimi më i rëndësishëm i të gjitha kohërave - Teoria e Relativitetit.

Pikaso, një ndër piktorët më të njohur të kohës së sonë, tregon se në mënyrë matematikore dhe gjeometrike e ka përshkruar atë që ka dashur ta punojë, duke paraqitur me detaje marrëdhëniet specifike, të cilat ka pretenduar t'i krijojë me ngjyrë, formë dhe vijë.

Ndoshta rasti më i mirë për ilustrimin e forcës së përbashkët të dy pjesëve të trurit do të ishte Leonardo da Vinçi, një ndër kokat më kreative të të gjitha kohërave, i cili ishte: matematikan, linguist, artist, anatomist, arkitekt etj. Supozohet se Leonardo me njërën dorë ka vizatuar, ndërsa me tjetrën ka shkruar shënimet e tij. Ekspertët që janë marrë me punimet e Leonardos, thonë se për t'i përmbledhur të gjitha punimet e tij, një njeriu i duhet 40 vite punë e pandërprerë, nga tetë orë në ditë dhe atë, me njërën dorë të shkruaj, ndërsa me tjetrën të vizatojë.

Siç pamë edhe më lart, kapaciteti i trurit është i pakufishëm. Sa është i pakufishëm aq është edhe i pazbuluar dhe misterioz ose me fjalë të tjera, truri është i vetmi organ që studion vetveten.

Konsiderohet se truri është një ndër krijesat më të ndërlikuara dhe më të çuditshme të natyrës në tokë dhe se është fare pak i shfrytëzuar. Sipas Prof. Toni Bizen, trurin e kemi në funksion vetëm 1%, ndërsa Karl Shishar jep mendimin se vetëm 10% e trurit shfrytëzohet, kurse pjesa tjetër (90%) është një gjigant i fjetur. Ndërsa sipas njohurive më të reja, supozohet se ne shfrytëzojmë vetëm 4% nga numri i përgjithshëm i qelizave nervore.

Nga gjithë kjo që u tha, del se truri posedon kapacitet të pamatur, të cilin asnjë tru elektronik, së paku deri më sot, nuk mund ta arrijë. Ai mund të pranoj (teorikisht) deri në 10 15% të mendimeve.

Se sa është mundësia e pamatur e pranimit të informacioneve mund ta kuptojmë vetëm përmes rrugës së krahasimit figurativ. Për t'u numëruar kjo madhësi e informacioneve, një njeriu i duhen 30 milion vjet punë të pandërprerë, ditë e natë, me shpejtësi: një informacion për një sekondë; ose nëse e paramendojmë se secila pjesë e mendimeve ose çdo informacion është në madhësinë e një kokrre gruri, atëherë kjo masë e pamatur e grurit do të mund të vendosej në një depo, e cila do të kishte lartësinë 3 metra, gjerësinë 5 metra dhe gjatësinë 4500 km.

Në koren e trurit, mendohet se ekzistojnë rreth 15 miliard qeliza, të cilat po të vendosen në një varg të pandërprerë, do të formonin gjatësinë rreth 100.000 km.

Se si funksionojnë ato qeliza në tru, me biliona lidhjesh mes tyre ndoshta kurrë nuk do të zbulohet.

Historia e zhvillimi i trurit

Siç e pamë edhe më lart, truri ka tërhequr vëmendjen e njeriut që nga lashtësia. Sipas shënimeve historike, truri për herë të parë përmendet në një papirus, të cilin historianët e mjekësisë e konsiderojnë si librin më të vjetër mjekësor në botë.

Ky papirus edhe u emërtua si "Papirus Edvin Smith", sipas emrit të personit, i cili e gjeti në Ksar (Egjipt) më 1862. Supozohet se është shkruar rreth vitit 1700 p. e. s. (1200 vjet para Hipokratit, babait të mjekësisë, në formulën e të cilit edhe sot e kësaj dite betohen mjekët e rinj para se ta fillojnë këtë profesion).

Truri përmendet edhe tek grekët e vjetër, si tek Hipokrati, Aristoteli, Platoni etj., por edhe më vonë, në shkollën e Alkesandrisë, 335 - 285 p. e .s., Herofili dhe kolegu i tij Erazistrati, filluan të merren në mënyrë sistematike me trurin dhe që atëherë zbulimet për trurin përparojnë ngadalë nëpër shekuj deri në ditët tona.

Përsosja e pjesëve të posaçme të trurit, tek organizmat shtazorë gjatë evolucionit, vështirë mund të shpjegohet, edhe pse evolucioni i shqisave organike ka filluar mjaft herët, që në kohën kur janë formuar organizmat njëqelizorë.

Mund të thuhet se tek shqisat organike ekziston një substancë, e cila ka rolin e baterisë për shndërrimin e rrezeve të marra në energji elektrike me forcë të ulët.

Të gjitha kërkimet për sistemin e komunikimit nëpërmjet sinjaleve biologjike (impulseve) te organizmat shtazorë, vërtetojnë se komunikimi kryhet posaçërisht nëpërmjet impulseve bioelektrike. Përshtypjet e jashtme mbarten nëpërmjet shqisave (në formë fotografish) në qendrat përkatëse, ku një pjesë e tyre mbeten përgjithmonë lidhje biokimike.

Pra, shqisat, jo vetëm të njeriut, por edhe të shumë gjallesave tjera, nuk janë gjendje metafizike, por procese biokimike. P.sh. pa kujtesën organizmat shtazorë nuk do të bënin shumë dallime. Ato nuk do e dinin kë e kanë mik e kë armik; nuk do të mund të kryenin zgjedhjen e ushqimit; nuk do e njihnin partnerin e vet. Praktikisht, ato do të silleshin në mënyrë shumë instinktive.

Sipas shumë eksperimenteve me shtazë, të cilave u është hequr truri i madh, është vënë re se ato shtazë kanë treguar sjellje shumë të pakoordinuara. P.sh. gjarpri, pa trurin e madh, mund të lëvizë shumë mirë, por nuk i njeh armiqtë e vet. Pëllumbi, pa trurin e madh, qëndron pa lëvizur si nje mumje, pra nuk tregon asnjë interes për ndodhitë që zhvillohen rreth tij.

Qeni pa trurin e madh, nuk e njeh pronarin e vet, nuk e dallon ushqimin e nuk e njeh as frikën. Majmuni pa trurin e madh, nuk posedon kujtesë ose inteligjencë dhe jeton deri në tri javë. Bretkosa dhe peshku, pa trurin e madh, kanë sjellje gati normale. Kurse, fëmija pa trurin e madh, në një rast ka jetuar tri vjet e nëntë muaj, edhe pse nuk e ka njohur nënën e vet dhe nuk ka mundur të mësojë asgjë.

Ndërsa tek njeriu, gjatë eksperimentimeve, kemi këto rezultate: Çrregullimi i funksionit të trurit të vogël ka si pasojë jostabilitetin e theksuar gjatë qëndrimit me sy hapur, luhatet tepër, është jostabil, kurse symbyllur rrëzohet. Te çrregullimet apo ngacmimet e trurit të mesëm, shkaktohet humbja e ndjenjës mekanike, termike, akustike, optike ose shkaktohet ndjeshmëria e tepruar (hiperstezia). Çrregullimi i trurit të madh, respektivisht i kores së trurit, mund të shkaktojë humbjen e plotë të kujtesës ose të shkaktojë rritjen maksimale të saj.

Neokirurgu nga SHBA, Dr. Wait, arriti i pari të izolojë trurin. Mbi 100 tru të majmunëve, Wait-i arriti t'i ndajë nga kafka dhe t'i largojë nga truri dhe për orë të tëra t'i mbajë në jetë.

Ndërsa tre shkencëtarë japonezë (Sudo, Kito dhe Adaqi), arritën që disa tru macesh t'i ngrijnë deri në -20º C, t'i ruajnë në frigorifer me ngrirje të thellë dhe prapë t'i ringjallin. Kur arritën ta ndajnë trurin nga trupi, atëherë lindi edhe ideja për mundësinë e shartimit të trurit.

Dr. Wait-i arriti i pari ta realizojë këtë eksperiment që në vitin 1965 nëpërmjet transplantimit të trurit të qenit. Prapë lindi pyetja: a mund të bëhet kjo edhe te njeriu? Wait-i mendon se po, por thotë se ai nuk do e bëjë i pari, pasi ende nuk e ka gjetur daljen nga dilema se a është kjo e drejtë apo jo.

Shkaqet e zhvillimit të trurit nuk mund të jenë vetëm dëshirat dhe aktivitetet e qenieve të gjalla. Kushti, pothuajse kryesor për zhvillimin e trurit, është ambienti natyror, në të cilin sillet njeriu. Njeriu dhe ambienti janë faktorë, nga të cilët varet edhe zhvillimi i shpejtë ose i ngadaltë i trurit.

Duhet të theksojmë se, inteligjenca trashëgohet nga paraardhësit në masë shumë të vogël, prandaj ajo arrihet dhe zhvillohet nga aktiviteti gjatë gjithë jetës. Pra, me të drejtë fiziologu Sherington, i cili zbuloi shumë ligje të funksionimit të trurit, e quajti atë "top magjik" dhe konsideroi se truri do të mbetet fshehtësia e natyrës, e cila e fundit do t'i zbulohet njerëzimit.


Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Truri i njeriut një mister i pazgjidhur .. Empty Re: Truri i njeriut një mister i pazgjidhur ..

Mesazh nga Darius Fri 2 Dec 2011 - 22:59

Sekretet e trurit: Masa gri që na jep identitetin



Sekretet e trurit

Truri është organi më i ndërlikuar, më i pakuptueshëm dhe enigmatik i trupit tonë. Ne mund të emërtojmë pjesë të tij, por dija jonë është e kufizuar në lidhje me funksionin e këtyre pjesëve dhe mbi të gjitha me lidhjen që ato kanë me njëra-tjetrën. Në një libër të fundit të një mjekeje që është marrë për një kohë të gjatë me studimin e këtij organi jetik të trupit tonë janë përmbledhur të gjitha faktet e njohura shkencërisht deri më tani për trurin, si edhe shpjegohet struktura, funksioni dhe problemet e tij.

Truri moral

Kur punëtori i hekurudhës Fienas Gage pësoi një goditje në fytyrë ndërsa po shponte me eksploziv një mur në vitin 1948, pa dashur dha një nga informatat e para në lidhje me funksionimin e këtij organi. Shpërthimi kishte shkaktuar një vrimë që niste në faqe dhe përfundonte në tru, madje në majë të kokës dhe kjo i kishte shkaktuar humbjen e shikimit në syrin e djathtë. Në dukje ky ishte dëmi i vetëm fizik që iu shkaktua, ndërkohë që pas këtij incidenti, personaliteti i tij ndryshoi kryekëput. Nga një njeri i përgjegjshëm, i sjellshëm dhe i qetë ai u bë një person i ashpër, i pamëshirshëm dhe madje shoqërisht i papërgjegjshëm. Kjo tregoi se dëmi fizik që shkaktohet në disa zona të trurit mund të çojë në ndryshim rrënjësor të personalitetit.

Besimi dhe supersticioni

Sistemi i besimit të njerëzve është një ndërthurje e gjeneve me kulturën, mënyrën e rritjes. Të gjitha këto përbëjnë edhe kornizën e përvojës njerëzore. Por, disa aspekte mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në aktivitetin e trurit. Disa shkencëtarë sugjerojnë se përvojat e mbinatyrshme që deklarohen se janë përjetuar nga disa njerëz mund të jenë edhe pasojë e "shqetësimeve" të trurit. Ndjesia e ekstazës që i shoqëron përvoja të tilla të çuditshme dhe të rralla u është atribuuar deri më sot çarjeve të vogla në lobin temporal. Shqetësimet në lobin temporal lidhen edhe me ndjesinë e një pranie të padukshme, që disa njerëz thonë se përjetojnë në momente të ndryshme të jetës së tyre. Të tilla janë për shembull përvojat e dikujt me shpirtrat apo fantazmat. Ndërsa për sa u përket të ashtuquajturave përvoja jashtë trupit, ato, sipas disa shkencëtarëve, janë të lidhura me aktivitetin e pakësuar të lobeve paralele, të cilat normalisht japin një qartësi dhe ekuilibër në lidhje me perceptimin tonë të kohës dhe hapësirës.

Krijimtaria

Tru të ndryshëm kanë karakteristika të ndryshme. Madje, ndryshimet janë të mëdha edhe në trurin e muzikantëve, mes atyre që improvizojnë dhe atyre që luajnë duke pasur përballë një pentagram. Studimet kanë nxjerrë në dritë se lobet frontale aktivizohen kur muzikantët lexojnë notat, por nuk funksionojnë kur muzikanti improvizon notat, duke u lënë kështu hapësirë ideve momentale. Studiuesit thonë se kjo reflekton shumë në proceset e krijimtarisë. Kur truri pushon pas një aktiviteti shumë të ngarkuar, valët që lëshon janë të ndryshme nga ato që emeton në momentet e pikut të punës.

Dallimet seksuale

Truri është shumë individual te njerëzit, madje po aq individual sa edhe fytyra. Çdo njeri ka një tru me një ndërtim dhe fiziologji të ndryshme. Ky dallim vlen edhe për gjinitë. Kështu, i ashtuquajturi corpus callosum, që lidh dy hemisferat e trurit, është më i zhvilluar te meshkujt se sa te femrat. Sipas disa shpjegimeve, ky është shkaku që femrat janë emocionalisht më të ndërgjegjshme se meshkujt, pasi ana e djathtë e trurit që lidhet me emocionet është më e lidhur me të majtën, që është edhe qendra analitike e trurit. Skanimi i trurit të homoseksualëve është i ngjashëm me atë të femrave, pra ata janë më të prirur që të kenë një botë emotive dhe ndjeshmëri tipike femërore. Ndërsa te femrat lezbike, për shembull, ana e djathtë e trurit është më e zhvilluar, një tipar që ngjan me meshkujt heteroseksualë. Tiparet e trurit janë të përbashkëta mes femrave lezbike dhe meshkujve heteroseksualë.

Personaliteti

Studimet në lidhje me trurin kanë nxjerrë në dritë se personaliteti mund të jetë "i dukshëm" edhe nga aktiviteti i zonave të ndryshme të trurit. Kështu, njerëzit që pëlqejnë aventurat, gjërat dhe eksperiencat e reja kanë një lidhje më të fortë mes hippocampus-it dhe striatum-it, ndërsa njerëzit e turpshëm shfaq-in reagime të forta në amygdala. Optimizmi, bashkëpunimi dhe agresiviteti janë pasojë e aktiv-iteteve të zonave të ndryshme të trurit.

Rëndësia e përmasave

Tru të ndryshëm kanë madhësi dhe peshë të ndryshme, por ka edhe përjashtime. Jonathan Swift autori i "Udhëtimet e Guliverit" kishte një tru që peshonte 2000 gramë kur vdiq në vitin 1754, ndërsa truri i Ivan Pavlovit, biologut të shquar rus që zbuloi reagimet e Pavlovit, peshonte vetëm 1500 gramë. Kësisoj mund të thuhet se deri tani nuk ka ndonjë teori për sa i përket lidhjes mes peshës dhe intelektit, por tipare të tjera mund të jenë shumë të rëndësishme.

Plakja e trurit

Shumë neurone në tru mbeten të shëndetshme deri në vdekje. Por truri vetë ndryshon 5-10% në moshat nga 20 deri në 90 vjeç. Ndryshime të tjera përfshijnë zmadhim të hapësirave të ndry-shme të kafkës dhe formim të pllakave të caktuara trunore e ndryshime të tjera sipërfaqësore në dukje. Shkaku i këtyre ndryshimeve nuk është shpjeguar ende. Megjithatë, një gjë është e sigurt, se një dietë e mirë ushqimore është shumë e dobishme për shëndetin e trurit, veçanërisht përdorimi i peshkut në mënyrë të vazhdueshme. Ndërkaq, këshillohet për "fi zkulturë" të trurit edhe loja e shahut.

Dhimbja e kokës dhe migrena

Një dhimbje koke është një nga arsyet më të zakonshme që na bën të përdorim aspirinat, apo paracetamolët. Në rastin e migrenës nuk kemi një shpjegim fiziologjik të kësaj sëmundje, por mendohet se ajo shkaktohet nga procese të funksionimit të trurit. Zakonisht migrena prek frontin ballor të trurit dhe lëvizja e përkeqëson dhimbjen. Atë e shkaktojnë disa stimuj si ushqimi, lodhja, ndryshimet hormonale, faktorë emocionalë, apo qoftë edhe një ndryshim moti. Një dhimbje klasike migrene mund të zgjasë disa ditë dhe përsëritet pas disa muajsh.

Gjumi dhe ëndrrat

Pa gjumë do të kishim vdekur. Gjumi është thelbësor për shëndetin dhe nëse fl emë më pak nga sa kemi nevojë jemi të hutuar, të papërqendruar dhe humbasim aftësinë e kujtesës. Megjithatë, gjumi vazhdon që të mbetet një mister. Ciklet gjumë-zgjim janë të kontrolluara nga neu-rotransmetuesit që funksionojnë në zona të ndryshme të trurit.
Ëndrrat janë një tjetër mister shumë pak i njohur i gjumit.
Ajo çka dihet është vetëm fakti që gjatë gjumit aktiviteti i trurit pakësohet dhe ndodh një lloj pastrimi kimik.
Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Truri i njeriut një mister i pazgjidhur .. Empty Re: Truri i njeriut një mister i pazgjidhur ..

Mesazh nga Darius Fri 2 Dec 2011 - 23:00

Truri, sa % të tij jemi në gjendje ta vëmë në funksion..?

A është e vërtetë që ne vëmë në përdorim vetëm një fraksion të vogël
të trurit tonë? Cili është funksioni i pjesës tjetër të tij? A mund ta
detyrojmë veten që të vëmë në funksion edhe pjesën tjetër për t‘u bërë
super të zgjuar?

Shumë nga ne kanë dëgjuar se qeniet njerëzore vënë në përdorim vetëm
10% të kapacitetit të trurit të tyre dhe e kemi marrë si një të
vërtetë.

Nëse do të mendosh se kjo është një përqindje reale, atëherë të bëjmë
pyetjen e duhur për këtë rast:

Si mund të funksionojmë me një organ vital, i cili është në punë vetëm me 10% të kapacitetit të tij?
Po në fakt është e mundur, pasi ka njerëz që jetojnë me një veshkë për shembull.

Por nga ana tjetër, po t‘i referohemi rastit të zemrës, nuk mendoj se
mund të ekzistonte ndonjë qenie e gjallë, jo vetëm njerëzore, me një
zemër që do të kishte një kapacitet pune prej 10%.

Po nëse, 10% i mëparshëm është i vërtetë, atëherë me se merret 90% i mbetur?

Nga pikëpamja ekonomiko-biologjike kushton shtrenjtë të kesh një tru.
Ne jemi kafshë të kësaj Toke. Kemi lindur për të qenë në të njëjtin
ekosistem si çdo qenie tjetër e gjallë, apo edhe si çdo bimë. Si qenie
që jemi, na duhet që të harxhojmë energji metabolike për të rritur
trurin tonë, pra na duhet të shpenzojmë kalori, të paktën 30% e
kalorive që ne shpenzojmë, shpenzohen nga truri.

Kështu nëse ne e lëmë 90% të trurit pa punë, me gjithë energjinë që i
japim, do të thotë që një pjesë e energjisë, një pjesë jo e vogël e saj
shkon kot. Ndoshta miti se ne kemi vënë në punë vetëm një pjesë të
vogël të trurit tonë, vjen nga frika që kemi për faktin se nuk po
mendojmë aq thellësisht sa duhet të mendonim në të vërtetë.

A e keni vënë re herë pas here se do të avanconit më shumë në rast se
do të mendonit më mirë dhe më shumë? Ndoshta mund të bëheshit edhe më
inteligjentë nëse do të arrinit të zbulonit se si ta vinit në
funksionim pjesën e "fjetur" të trurit.

A na e ka fajin shkenca..?

Ndoshta një mit i tillë e ka origjinën te vetë shkenca. Shkencëtarët që
janë marrë me studimin e trurit që nga shekulli i 19-të e deri në vitet
‘39 të shekullit të kaluar, kishin pohuar se ata nuk mund të kuptonin
se cili ishte funksioni i 90-të qelizave cerebrale të trurit të
njeriut.

Kësisoj, doli ideja që truri funksionon vetëm në 10% të kapacitetit të
tij. Shkencëtarët kryen shumë eksperimente edhe me kafshë, duke i hequr
pjesë të trurit, e duke parë më pas sjelljen e tyre.

Nga disa eksperimente u vu re se edhe po t‘u hiqej lepujve një pjesë e
trurit, ata nuk do të demonstronin ndryshime në sjelljen e tyre pas
operacionit. Bazuar në këto eksperimente, hamendësime dhe hipoteza të
tjera të këtij lloji, shkencëtarët dolën në përfundimin se pjesa më e
madhe e qelizave të trurit në korteksin cerebral nuk kanë një funksion
të përcaktuar.

Por fakti se nuk është gjetur misioni i këtyre qelizave, nuk do të
thotë se ato janë të pavlera dhe të kota. Për të qenë të ndershëm deri
në fund, shkencëtarët nuk kanë thënë se zonat e sipërpërmendura nuk
kundërpërgjigjeshin, por se nuk kishin ndonjë funksion të dukshëm.

Sapo shkencëtarët dolën në një përfundim të tillë, ai u përhap në
variantin tashmë të njohur se truri ynë punokërka vetëm me 10 të
kapacitetit të tij dhe madje është shkuar edhe më tej, kur është
deklaruar se po të arrihet mënyra e identifikimit të vënies në përdorim
të pjesës tjetër të trurit, njerëzit do të mund të bëheshin super të
zgjuar.

Mjekët sharlatanë u munduan që me këtë teori të bënin një dorë të mirë
parash, duke u thënë njerëzve që mjaftonin disa terapi të posaçme,
çuditërisht të zotëruara vetëm prej tyre, që t‘i jepnin fuqinë e plotë
për të vënë të gjithë kapacitetin e trurit në punë.

Tani pa mendoni gjithë punën që bën truri juaj, jo vetëm kur jeni
zgjuar, por edhe kur jeni në gjumë. Truri komandon gjithçka që nga
zemra, qarkullimi i gjakut, frymëmarrja, muskujt e deri tek ëndrrat.
Një pjesë e madhe e tij merret me gjënë më të bukur që kemi, emocionet
dhe kujtimet, duke i ruajtur, forcuar e aktivizuar ato.

Një tjetër punë shumë e rëndësishme është të menduarit, të
reflektuarit. Gjithçka, gjithmonë është në lëvizje deri në momentin e
fundit. Dhe kjo nuk është pak. Ndaj duaje, ose humbe trurin tënd.

Po ta shohësh trurin ndërsa punon, ai është si një muskul gjigand, i
përshkuar nga degëzime të pafundme enësh gjaku e pulsimesh. Vetëm duke
parë pamje të tilla, duhet të jemi skeptikë ndaj thënies se vetëm 10% e
këtij organi jetësor është në punë.

Por një fakt është i vërtetë. Neuronet e trurit duhen vënë në punë.
Sikurse edhe qelizat e tjera të trupit. Nëse nuk i vë në punë, ato do
të "vdesin". Nëse ndaloni së menduari, së kryeri ushtrime të ndryshme,
do të humbisni aftësinë e cilësisë së veprimeve, do të humbisni
aftësinë e të menduarit, ndaj këshilla e vetme është: vëreni në punë
trurin tuaj dhe mendoni se thënia e mësipërme është thjesht një mit.

Keni gjithçka ka në dispozicion, keni 100% një organ të mrekullueshëm,
nga i cili varet e gjithë jeta juaj. Përdoreni si duhet dhe do t‘ia
kaloni mirë. Ah, por mos harroni zemrën.


Ritmi i trurit


Shkencëtarët nga Universiteti Stanford nga SHBA pohojnë se qelizat e trurit duhet të pasojnë ritmet specifike të cilat duhet të mbahen në mënyrë që truri të funksionojë drejtë.

Punimi u paraqit në revistën Nature ku tregohet që rregullimi preciz i oscilimeve frekuente të neuroneve të caktuar mund të ndikojë në atë që truri i përpunon informatat.

Këtu kemi të bëjmë me ritmet e trurit dhe aritmitë, ka theksuar Karl Deisseroth, autor i studimit dhe profesor i bioinxhinierisë, psikiatrisë dhe shkencave bihevioristike dhe autismit.

Kardiologët aritminë e quajnë çrregullim serioz në ritmin e zemrës. Sipas hulumtimeve të reja mu sikur qelizat e zemrës që janë përgjegjëse për ritmin e saj, edhe qelizat e caktuar të trurit mund të udhëheqin oscilimet që ndihmojnë në orientimin e sjelljes së qelizave tjera.

Deisseroth me bashkëpunëtorët kanë studiuar neuronet e minjve që krijojnë proteinën e quajtur parvalbumin. Disa shkencëtarë mendojnë që këto neurone krijojnë valë gama të trurit që oscilojnë gjatë frekuencave prej 40 herë në sekondë (40Hz).

Sipas hipotezës së tyre, këto valë mund të kenë ndikim në rrjedhën e informatave në tru. Deri më sot këto hipoteza nuk janë argumentuar sepse askush nuk ka arritur t'i kontrollojë në mënyrë selektive neuronet dhe për herë të parë efektet në rrjedhën informatave ose në oscilim.

Problematik ka qenë që kemi parë që disa qeliza të caktuara të përfshira në proceset komplekse të përpunimit të informatave e me këtë rast ndodhin oscilimet, por askush nuk ka ditur si me i lidhur këto informata. Tani gjërat janë ndryshe, ka thënë Deisseroth.

Deisseroth me bashkëpunëtorët kanë zhvilluar teknikën e quajtur optogjenetikë me ndihmën e qelizës specifike munden me u përpunuar gjenetikisht në mënyrë që të kontrollohen shkëndijat e dritës së dukshme.

Eksperimentet janë bërë me neuronet që prodhojnë parvalbumin te minjtë dhe zbuluan se nëse ngacmohen ose inkibohen, neuronet mund të prodhojnë ose të ndërprejnë prodhimin e valëve gama. Me këtë rast shkencëtarët mund të shohin ndryshimin e përmendur në kuantitetin e informatave që rrjedhin nëpër pjesët e trurit.

Konkludim i hulumtimeve është se neuronet që prodhojnë parvalbuminin së bashku me oscilimet gama përforcojnë rrjedhën e informatave reale në tru, ka thënë Karl Deisseroth.

Kemi zbuluar që nëse shtypim aktivitetin e neuroneve që prodhojnë parvalbumin, vërehet më pak oscilim se 40Hz. Në të kundërtën, nëse i nxisim, vërehen më shumë këso oscilime gama. Ky është argument i vërtetë i përfshirjes së këtyre neuroneve në krijimin e valëve gama të trurit, shton Deisseroth.

Kemi zbuluar dhe mundemi në formë të "biteve" (anglisht "bits", "bit rate") me kualifikuar veprimin e oscilimeve në rrjedhën e informatave nëpër pjesët e trurit dhe kemi konstatuar që oscilimet në mënyrë specifike e forcojnë rrjedhën e informatave në mes të tipeve të ndryshme të qelizave në kontekstin frontal të trurit te gjitarët.

Si përfundim i tërë kësaj është se neuronet që prodhojnë parvalbumin së bashku me oscilimet gama forcojnë rrjedhën e informatave të sakta në tru.

Me këtë studim kemi fituar perspektivën e re lidhur me sëmundjet sikur autismi dhe skizofrenia, sepse te pacientët me autisëm oscilimet gama janë prezentë, por të intensitetit të gabuar, ndërsa te pacientët me skizofreni ekzistojnë më pak neurone që prodhojnë parvalbuminën. Informata te këto gjendje është prezentë, por nuk përpunohet doemos në mënyrë të saktë.

Misteret e trurit


Besohet se truri merr informacione nga bota e jashtme. Sipas specialistëve të trurit, ai mund të ruajë deri në 15000000000000 bit të dhëna të ndryshme.

Por ka raste në të cilat një pjesë e trurit të njeriut është hequr - siç është rasti me katërmbëdhjetë vjeçarin Ehad Israfil, i cili në një aksident humbi pjesën më të rëndësishme të trupit të tij.

Jeta e tij nuk ndryshoi shumë nga jeta e shokëve të tij, te të cilit truri është i paprekur - përveç se ai ishte në një karrige me rrota.
Por, djali mendon. Ekziston një teori se mekanizmi i aktivitetit të trurit funksionon si diçka jashtë trupit të njeriut.

Kështu që, truri vetëm merr sinjale dhe i transmeton ato. Ka ekspertë të cilët besojnë se vetëdija nuk është aspak e lidhur me trurin fizik.

Argument në favor të kësaj është se truri dhe çdo organ tjetër i trupit të njeriut përbëhet nga qeliza, por ato nuk mund të mendojnë. Kjo ndodh se truri është një pajisje që dikton mendimet.

Ka shumë raste në mjekësi, ku njerëzit janë të privuar nga pjesë të trurit, edhe pas rivendosjes së tyre, nuk është parë ndryshimi në to.

Më 1935 në spitalin e St Vincent, New York, një fëmijë lind, jeton për njëzet e shtatë ditë. Ai flinte, qante dhe hante si të gjithë të tjerët. Pas vdekjes së papritur anatomistët e tij habiten, sepse doli se kafka e fëmijës ishte krejtësisht bosh.

Edhe makina më e përsosur nuk mund të funksionojë pa një motor, në mënyrë të qartë nocionet tona për trurin e njeriut nuk përputhen me të vërtetën.

Sipas ekspertëve, nuk përjashtohet që disa nga njerëzit në planetin tonë nuk kanë një origjinë mjaft njerëzore dhe kanë diçka si biorobotët.

Përndryshe nuk ka asnjë shpjegim për rastet në të cilat punëtorët humbasin pjesë të trurit të tyre dhe në vend se të shtrihen në gjumë të thellë, ata ngrihen.

Natyrisht, raste të tilla mund të çojnë në humbjen e aftësive të caktuara të tilla si fjalimi apo dëgjimi, por aftësia për të menduar nuk humbet, përveç rasteve të jashtëzakonshme.

Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Truri i njeriut një mister i pazgjidhur .. Empty Re: Truri i njeriut një mister i pazgjidhur ..

Mesazh nga Darius Fri 2 Dec 2011 - 23:01

Shumë decibel dhe stres, ky është bllokimi trurit

Jo vetëm pagjumësi dhe humor të keq, qëndrimi i gjatë në makinë dëmton edhe neuronet. Tymi i makinave që qëndrojnë për një kohë të gjatë të bllokuara në trafik është përgjegjës për çrregullimet në tru


Nuk mjaftonin autostradat dhe rrugët e qytetit: tani trafiku ndikon negativisht edhe në trurin e njeriut. Sa më shumë që zgjatet vargu i makinave, aq më të rrezikuara janë neuronet tona. Qëndrimi i gjatë në trafik rrezikon jo vetëm zgjuarsinë, por edhe qëndrueshmërinë tonë emocionale. E gjitha kjo nuk është vetëm çështje stresi.

Shumë studime tregojnë atë që të gjithë ne provojmë kur bllokohemi në mes të trafikut: rënie e humorit, padurim për t’u larguar nga vendi ku jemi bllokuar, frenat që shtypen në mënyrë të pavullnetshme për shkak të stresit të pritjes.

Një studim i universitetit të Dortmundit, në Gjermani, ka hetuar efektet që shkakton trafiku në trurin e njeriut, sidomos trafiku i natës. Nga rezultatet është zbuluar se trafiku ndikon negativisht mbi aftësitë tona dhe cilësinë e gjumit. E njëjta gjë vlen edhe për zhurmat e makinave dhe kamionëve.

Sipas një studimi të shoqërisë “Danish Cancer Society”, do të mjaftonin 60 decibel për të rritur mundësinë e një ataku në zemër rreth moshës 65-vjeçare. Studimi i trafikut ka çuar edhe në zhvillimin e një dege të re të psikologjisë, që quhet pikërisht “Traffic psychology”. Kjo degë studion marrëdhëniet mes trafikut dhe humorit, përveç realizimit të modeleve të sjelljes të përshtatura mbi performancën tonë kur bllokohemi në trafik.

Tani studiuesit e kanë drejtuar gishtin pikërisht te tubi i skapamentos: shkaku i të gjitha problemeve tona në tru janë zhurmat dhe tymi që nxjerrin makinat kur janë në trafik. Ato grimca të dyoksidit të karbonit, që janë përgjegjëse për sëmundjet e zemrës dhe vështirësinë në frymëmarrje, shkaktojnë bllokime edhe në rrugët e trurit. Përfundimet e mbledhura nga “Wall Street Journal” janë më shumë se alarmuese.

Të qëndrosh 30 minuta në trafik shton aktivitetin elektrik në zonat e trurit që rregullojnë sjelljen, personalitetin dhe proceset e vendimmarrjes. Një grup shkencëtarësh holandezë ka zbuluar se të thithësh ajrin e trafikut në qytet për 90 ditë ndikojnë në gjenet e plakjes. Dy grupe studiuesish nga Harvardit dhe universiteti i Kolumbias arritën të njëjtin përfundim: tymi i trafikut mund të lërë shenjë në gjenomën e të sapolindurve.



Efektet e bllokimit në tru, nga stresi psikologjik, që është përgjegjës për deficitet e mëvonshme, te sulmi në sinapse, mund të ndikojnë negativisht në qytetërimin tonë që tashmë është shndërruar në vartës të makinave. E njëjta gjë vlen për shoferët që janë të detyruar të ecin në dhjetë autostradat më të populluara me makina të Amerikës: çdo vit këta shoferë shpenzojnë 140 orë në mes të trafikut, që pak a shumë është koha që çdo punonjës kalon në zyrë për një muaj. Kështu, të gjendur në këtë situatë, ç’duhet të bëjmë?

Bllokimi në mes të trafikut për orë të tëra e ka dhe një anë pozitive: duke pritur që trafiku të zhbllokohet nga çasti në çast, harrojmë për pak çaste problemet që mund të na lënë natën pa gjumë. Një eksperiment i kryer në Nju Xhersi ka treguar se futja e kasave të kabinave automatike dhe aparaturave të tjera ka bërë që të rritet shpejtësia e makinave dhe të ulet (deri në 11 për qind) përqindja e shqetësimeve.

Pra me pak fjalë, trafiku do të kongjestionojë edhe trurin. Kështu, këshilla e vetme dhe më e mira do të ishte kjo: për t’i paraprirë kësaj gjëje, mjafton të përdorni turin për të zhbllokuar trafikun.
Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Truri i njeriut një mister i pazgjidhur .. Empty Re: Truri i njeriut një mister i pazgjidhur ..

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi