E lodhur nga roli i seks-simbolit
2 posters
Klea Love Forum :: MODA DHE ESTETIKA, VIP & LIFESYLE :: Moda & Estetika :: VIP Shqiptarë :: VIP të huaj
Faqja 1 e 1
E lodhur nga roli i seks-simbolit
Njëra nga aktoret më të bukura të ditëve të sotme, e ka hapur zemrën: ka folur për përvojën gjatë martesës së saj kohë më parë, ka mohuar se ka bërë seks në ashensor dhe thotë se është e lodhur nga roli i seks-simbolit.
“Ishte gjëja më e bukur që kam bërë ndonjëherë”, e ka komentuar njëra nga aktoret më të bukura dhe më e kërkuar në Hollivud, martesën e saj me aktorin Ryan Reynolds, por e cila ka dështuar muaj më parë. Aktorja 27-vjeçe aspak nuk pendohet që ka hyrë në martesë e cila ka zgjatur tre vjet.
“Fuqimisht besoj se duhet ta bëni këtë kur ndjeni se është mirë. Besoj në instinkt. Martesa ishte veprim i duhur, sepse ishte logjike dhe natyrale”, ka thënë ajo në intervistën për revistën ‘Cosmopolitan’.
Dhe nuk ka dyshim se Ryan ishte dhëndri i ëndrrave. “Martesa ishte pasojë e romancës dhe dashurisë. Kam dashur të kam të ardhme me dikë. Dhe kam qenë tepër e lumtur që isha martuar me dikë që ishte ashtu siç e kisha dëshiruar”, ka shtuar Scarlett.
Johansson gjithashtu e ka shfrytëzuar këtë intervistë për t’i demantuar thashethemet se ka bërë seks në ashensor me aktorin Benicio Del Toro, në hotelin ‘Chatea Marmont’ në Hollivud.
“Kjo është gjëja më budallaqe që e kam dëgjuar dhe do të më ndjek tërë jetën. Nëse keni hipur në ashensor, e dini se nga hapja dhe mbyllja e dyerve, keni përafërsisht 32 sekonda. Kjo është çmenduri”, ka thënë ajo./zhurnal-ks/
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: E lodhur nga roli i seks-simbolit
epo mire ktheju normalitetit e dashur...
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Seks ne kembim te nje roli, ky ves i keq i Hollywood-it
» Brezi i fëmijëve “të lodhur”
» 7 arsye pse zgjohemi te lodhur
» Messi: Jam lodhur nga krahasimi me Cristianon
» Flini normalisht dhe ngriheni te lodhur, pse ndodh kjo
» Brezi i fëmijëve “të lodhur”
» 7 arsye pse zgjohemi te lodhur
» Messi: Jam lodhur nga krahasimi me Cristianon
» Flini normalisht dhe ngriheni te lodhur, pse ndodh kjo
Klea Love Forum :: MODA DHE ESTETIKA, VIP & LIFESYLE :: Moda & Estetika :: VIP Shqiptarë :: VIP të huaj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi