Flini normalisht dhe ngriheni te lodhur, pse ndodh kjo
2 posters
Faqja 1 e 1
Flini normalisht dhe ngriheni te lodhur, pse ndodh kjo
Kur nuk mund te flini, jeni te vetedijshem per kete gje. Megjithate, cfare ndodh derisa flini? Pse zgjoheni me ndjenjen e lodhjes? Ekzistojne disa arsye per shkak te te cilave koha te cilen e kaloni ne gjume nuk ju rivitalizon ne ate mase sic do te duhej.
Flini keq dhe zgjoheni me shije te pakendshme ne goje
Kundermimi i mengjesit mund te jete sinjal i refluksit te lukthit. Hulumtimet e fundit kane treguar qe 25 per qind te njerezve te cilet deklarojne qe flene keq, ne fakt kane refluks te padiagnostikuar te stomakut. Trupi pjeserisht ju zgjon nga gjumi, madje edhe kur nuk keni asnje simptome. Rezultat i ketij “refluksi te qete” eshte gjumi jo i njetrajtshem dhe shija e keqe ne goje.
Per ta zgjidhur kete problem mos hani te pakten dy ore para gjumit. Ne oret e mbremjes shmangni ushqimet e tharta si dhe alkoolin, cokollatat, salcat e renda, ushqimet e yndyrshme dhe ushqimin e melmesuar. Disa mjeke rekomandojne pertypjen e camcakezit para gjumit per te nxitur prodhimin e peshtymes.
Ilacet e caktuara, si aspirina, jane te renda per stomakun, prandaj mos i konsumoni para gjumit. Refluksi i lukthit mund te shfaqet per shkak te trashesise, ndersa humbja e kilogrameve do te bente mrekulli.
Shpesh zgjoheni gjate nates, sepse duheni te shkoni ne tualet
Nikturia eshte emertimi profesional per zgjimin ne mes te nates per te shkuar ne banje. Vleresohet qe madje 65 per qind e personave gjate nates kane nevojen per urinim. Fatmiresisht trupi yne ne menyre natyrale rregullon nevojen per urinim gjate gjumit keshtu qe mund te fleme rreth 8 ore. Megjithate, me plakjen e personit bie niveli i hormonit antidiuretik, i cili eshte pergjegjes per kontrollimin e urinimit.
Disa njerez pas perdorimit te banjes ne mes nates flene perseri shume me veshtire dhe jane ne gjendje te qendrojne te shtrire me ore, per c’arsye trupi nuk mund te pushoje ne menyre kualitative.
Per ta zgjidhur kete problem mos pini asnje leng te pakten tri ore para se te shkoni ne shtrat. Kjo po ashtu perfshin ushqimin i cili permban shume lengje, sic jane supat dhe pemet. Reduktoni konsumimin e kafes dhe cajit, sepse acidet nga kafja dhe caji mund te irritojne fshikezen. Mos pini alkool sepse irriton fshikezen e urines dhe vepron si diuretik.
Perdorimi i tualetit le te jete gjeja e fundit qe e beni para se te shkoni ne shtrat. Po ashtu kontrolloni nese urinimi juaj eshte i veshtiresuar dhe nese eshte gjithsesi shkoni te mjeku. Urinimi i shpeshtuar mund te jete simptome e diabetit, prandaj nese nuk jeni testuar per diabet, shkoni te mjeku.
Nofulla juaj ju kercet ose ju dhemb, ndersa dhembet tuaj jane te demtuar
Kercellitja e dhembeve profesionalisht quhet bruksizem dhe ky eshte aktivitet i nenvetedijshem. Ekspertet vleresojne qe vetem 5 per qind e njerezve kercellojne me dhembe, dhe kete gje madje as qe e dine. Kryesisht partneret jane ata qe e vene re kete gje. Shtrengimi i nofulles eshte po ashtu nje lloj i bruksizmit, pervec qe dhembet shtrengohen fort, per dallim nga kercellima gjate se ciles nofulla leviz nga njera ane ne tjetren, duke prodhuar tinguj.
Bruksizmi lodh muskujt e nofulles. Derisa bruksizmi eshte intensiv i tere trupi eshte i lodhur, ne vend qe te pushoje.
Qe te liroheni nga bruksizmi, gjithsesi shkoni te stomatologu, i cili mund te gjeje shkaqet thelbesore, sic eshte kafshimi i pakoordinuar. Nese shtrengimi i nofulles eshte problemi juaj i vetem, ka pajisje te caktuara stomatologjike per te lehtesuar problemin.
Ekspertet sugjerojne qe te nderpritni pertypjen e camcakezeve gjate dites, sepse nevoja per pertypjen mund t’ju vazhdoje edhe gjate nates. Disa njerez kane pasur lehtesim nga kercitja e dhembeve pas injektimit te botoksit ne muskujt e nofulles.
Gjumi i paqete
Forma e tille e crregullimit manifestohet ne levizjen e shpeshte te gjymtyreve – duar apo kembe, ndersa ekspertet shpesh e quajne sindroma e kembeve te paqeta, per te cilen arsye trupi nuk eshte ne gjendje te relaksohet komplet.
Mjeket nuk e dine se cka saktesisht i shkakton ato crregullime, por mendojne qe jane te lidhura drejtperdrejt me mungesen e REM, fazes se thelle dhe qetesuese te gjumit. Parehatia parandalon zhytjen ne gjume te thelle, ndersa levizja e shpeshte me gjymtyre mund t’ju zgjoje nga gjumi i thelle.
Per ta zgjidhur kete problem me se miri do te ishte te keshilloheni me mjekun, i cili do te kerkoje shkakun themelor. Shkaqet mund te jene te ndryshme, duke perfshire diabetin, artritin, anemine, semundjet e gjendres tiroide ose problemet me veshka. Mjekun tuaj duheni ta njoftoni per te gjitha ilacet qe i merrni, sepse disa lloje te ilaceve mund te shkaktojne sindromen e kembeve te paqeta.
Po ashtu mund te provoni me ndryshimin e shprehive ushqyese per te fituar sasine e nevojshme te hekurit dhe vitamines B, vecanerisht te acidit folik, sepse per shkak te mungeses se tij mund te vije deri te sindroma e kembeve te paqeta. Hani mish te kuq dhe perime te gjelbra, te cilat jane burim i shkelqyeshem i materieve ushqyese.
Zgjoheni me goje te thate dhe me ere te pakendshme
Era ne goje dhe gerhitja mund te perkeqesojne gjumin. Nese keni partner kerkoni nga ai qe te percjelle se a merrni fryme me goje apo gerhisni. Frymemarrja ne goje dhe gerhitja mund te reduktojne kualitetin e gjumit sepse organizmi nuk merr oksigjen te mjaftueshem, per c’arsye nuk mund te relaksohet sa duhet. Gerhitja e forte mund te tregoje per probleme me serioze gjate gjumit.
Ushtroni frymemarrjen permes hundes. Eksperimentoni me pozitat ne te cilat flini. Shumica e njerezve marrin fryme me goje ose gerhasin kur flene ne shpine. Shmangni konsumimin e alkoolit ne oret e vonshme te mbremjes. Alkooli relakson muskujt e fytit, cka shkakton gerhitjen. Disa medikamente te caktuara per qetesim po ashtu mund te shkaktojne relaksimin e fytit.
Trashja eshte nje nga shkaktaret e shpeshte te gerhitjes. Humbja e kilogrameve mund te eliminoje gerhitjen, ndersa per ju do te nenkuptoje gjume me kualitativ.
Flini qete, por zgjoheni me fyt te pezmatuar ose me dhimbje ne shpine
Shkaku mund te jete apnea e cila definohet si rregullim i gjumit ne te cilin vjen deri te nderprerja e frymemarrjes ne intervale prej dhjete sekondash apo me shume. Apnea mbylle fytin dhe ndalon furnizimin me ajer, per c’arsye ju nuk mund te merrni sasi te mjaftueshme te oksigjenit. Kjo shkakton gjume joproduktiv dhe me ngerce. Trashja eshte shkaku kryesor i apneas, sepse trashja shkakton shfaqjen e indit te bute shtese ne zonen e fytit.
Shkoni te otorinolaringologu i cili do te kontrolloje hunden, gojen dhe fytin dhe te percaktoje se cfare e shkakton nderprerjen e frymemarrjes dhe si te zgjidhet problemi. Zgjidhja e cila deri tani eshte treguar si me e pranueshmja nga ana e te semureve eshte aplikimi i pajisjes me presion te vazhdueshem pozitiv – pajisja CPAP (Continuous Positive Airway Pressure). Pajisja eshte si maske per fytyre, ndersa e mban rrugen e frymemarrjes vazhdimisht te hapur.
Gjithsesi shkoni te mjeku, sepse pas aplikimit te terapise do te flini me qete dhe do te zgjoheni me te pushuar. Vetem pas disa neteve do t’ju permiresohen funksionet kogniteve dhe koncentrimi, do te normalizohet tensioni i gjakut dhe ndoshta do te humbni edhe ne peshe.
Flini normalisht, ndersa ndiheni te lodhur tere kohen gjate dites
Me siguri behet fjale per ritmin tuaj te dites. Modelet e parregullta te gjumit sic eshte qendrimi jashte deri ne oret e vona te nates, perdorimi i pajisjeve elektronike ose sasia e madhe e drites ne dhomen e gjumit, per c’arsye trupi nuk mund te mesohet me faktin qe eshte koha per te fjetur.
Hapesira e erret aktivizon ne trup prodhimin e melatonines, e cila i thote trurit qe eshte koha per gjume. Perkunder kesaj, kur syte regjistrojne driten perjashtohet prodhimi i melatonines dhe trupit i dergohen sinjale qe eshte koha qe te zgjoheni. Madje edhe sasia e vogel e drites (llamba, pajiset elektronike) mund te largojne gjumin nga syte tuaj.
Tentoni te percaktoni orar te rregullt te gjumit. Ekspertet rekomandojne qe te flini prej ores 10 ne mbremje deri 6 ne mengjes ose prej 11 deri ora 7. Nuk keni nevoje qe domosdo t’i pershtateni ketij orari, por do te ishte mire qe orari juaj te mos shkoje shume larg pertej ketyre kornizave. Kur ta zoteroni orarin tuaj te rregullt te gjumit, ne mengjes do te jeni shume me te pushuar dhe cdo nate ne vazhdim do te flini me lehte.
Nese eshte e mundshme fikni te gjithe burimet e drites te pakten nje ore para gjumit. Nese pelqeni te lexoni para gjumit, provoni qe burimin e drites ta vendosni ashtu qe te mos shkoje direkt ne sy. Cdo burim i drites mund te pengoje gjumin.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Flini normalisht dhe ngriheni te lodhur, pse ndodh kjo
tashi e kuptova se shpeshere ia ve fajin vetes
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» 37 vjecarja me gjysme truri jeton normalisht
» Sa më pak që flini aq më të sëmurë bëheni
» Po te flini ne shtrate te ndare, do te keni jete me te lumtur ne cift
» 7 arsye pse zgjohemi te lodhur
» Brezi i fëmijëve “të lodhur”
» Sa më pak që flini aq më të sëmurë bëheni
» Po te flini ne shtrate te ndare, do te keni jete me te lumtur ne cift
» 7 arsye pse zgjohemi te lodhur
» Brezi i fëmijëve “të lodhur”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi