Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqipëria nuk e ka dokumentin origjinal People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqipëria nuk e ka dokumentin origjinal People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria nuk e ka dokumentin origjinal

Shko poshtë

Shqipëria nuk e ka dokumentin origjinal Empty Shqipëria nuk e ka dokumentin origjinal

Mesazh nga Emona Sat 3 Dec 2011 - 2:20

Shqipëria nuk e ka dokumentin origjinal 111shpalljaepavaresise

Nevila Nika, drejtoreshë e Arkivit Qendror të Shtetit, thotë se ka kohë që ky dokument po kërkohet intensivisht. Roma, Boni dhe Beogradi janë vetëm disa nga qytetet në të cilat, sipas saj, është orientuar kërkimi i Aktit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Por, “ende s’ka asgjë konkrete”

Edhe pse të hënën të gjithë shqiptarët kremtuan 99-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, Shqipëria ende nuk e posedon dokumentin origjinal të shpalljes së shtetit. Nevila Nika, drejtoreshë e Arkivit Qendror të Shtetit, thotë se ka kohë që ky dokument po kërkohet intensivisht. Roma, Boni dhe Beogradi janë vetëm disa nga qytetet në të cilat, sipas saj, është orientuar kërkimi i Aktit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Por, “ende s’ka asgjë konkrete”. Në një intervistë për gazetën “Shqip”, Nika, mes tjerash, sqaron se çfarë po ndërmerret nga Arikivi shtetëror për këtë gjë. “Në më shumë se 60 vjet të ekzistencës së këtij institucioni, nuk kemi pasur fatin të sigurojmë çdo dokument të rëndësishëm që është pjesë e historisë sonë. Për sa i takon aktit të shpalljes së pavarësisë, pra të certifikatës së lindjes së shtetit shqiptar, ne kemi qenë të parët që në një ekspozitë të vitit 1993 e ekspozuam të plotë, me të gjithë nënshkruesit që e kishin nënshkruar”, thotë Nika. Ajo thekson se që më përpara, punonjësit e Arkivit e dinin se Akti që ishte publikuar gjatë viteve të diktaturës ishte i modifikuar, por nuk di të them nëse ishin në dijeni për këtë edhe institucionet e tjera që janë marrë me shkrimet e teksteve. “Ka kohë që ne po merremi me kërkimin dhe gjurmimin e Aktit origjinal të pavarësisë, dhe me atë se ku mund të ketë përfunduar ai sot. Ka hamendësime të ndryshme, por jemi duke kërkuar në Romë, në Bon, në Beograd e në qytete të tjera.

Kemi vendosur kontakte edhe me arkivat e shteteve të tjera, diku po i çojmë edhe bashkëpunëtorët tanë, e diku dashamirësit që duan të merren me këtë çështje. Ky do të jetë një vit sulmi, duke qenë se jemi në prag të 100-vjetorit të shtetit shqiptar - me të mirat e të këqijat që kemi kaluar”, bën të ditur Nevila Nika. “Do të na vinte jashtëzakonisht keq nëse do të konstatonim se Akti origjinal i pavarësisë nuk ekziston më. Por, edhe në këtë rast, shpresojmë që të mësojmë për fatin e këtij dokumenti, i cili do të jetë i dokumentuar e jo i hamendësuar dhe i bazuar në thashetheme”, shprehet ajo. Ndërkaq, e pyetur nga ‘Shqip’, nëse ekziston mundësia që Akti origjinal të jetë asgjësuar gjatë viteve të diktaturës? Zonja Nika, u përgjigj: “Do të tingëllonte e çuditshme, sepse në asokohe kishte zgjidhje shumë më komode. Të gjithë e dimë modifikimin e dokumenteve që botoheshin, por origjinalet janë ruajtur gjithnjë, dhe kjo është e jashtëzakonshme. Ka shumë të huaj që na pyesin se si ka mundësi që janë ruajtur, dhe ne dalim në idenë se origjinali është ruajtur sepse u duhej të bënin modifikime të herëpashershme. Kjo i ka shpëtuar si fotot, ashtu edhe dokumentet. Nuk ka pasur arsye për ta asgjësuar. Na mban një fije shprese që deri në minutën e fundit të 28 nëntorit 2012 të kemi mundësi të themi se Akti origjinal u gjet. Do ta gjurmojmë kudo. Po i rishikojmë edhe njëherë materialet e Arkivit tonë për ndonjë njoftim të mundshëm. Shpresojmë që t’ia dalim. Është një tekst me dy rreshta, por edhe një moment historik që s’do të harrohet asnjëherë”, thotë ajo./zhurnal-ks/

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi