Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqipëria në udhëkryq People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqipëria në udhëkryq People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria në udhëkryq

Shko poshtë

Shqipëria në udhëkryq Empty Shqipëria në udhëkryq

Mesazh nga WebMaster Wed 13 Jul 2011 - 4:38

Ishte dashur që të kalojë një dekadë pas pavarësimit të Shqipërisë, që vendi të përcaktohej për kursin demokratik në vend të atij feudal. Dhe kur mori këtë drejtim, detyroi shtresën e vjetër sunduese që të përshatet, apo të notojë kundër rrymës...

Eqrem Bej Vlora: Kujtime (1)


Vitet 1923 dhe 1924 shënojnë kthesën në zhvillimet e ngjarjeve. Nëse deri atë kohë çështja a do të marrë Shqipëria kursin demokratik apo atë feudal kishte qenë e hapur, tanimë zgjidhja ishte e domosdoshme. Dhe kursi mori atë drejtim që do të sillte fundin e pozicionit sundues të shtresës së vjetër të lartë. Duhej unë të përshtatesha, apo duhej të notoja kundër rrymës? Legjenda e çifutit shtegtar të përjetshëm përsëritet në mitin lindoro-shqiptar me emrin dhe vetitë e Hizrit. Ky personazh fantastik ka cilësinë që të parathotë të ardhmen e njerëzve dhe të përmbushë dëshirat e tyre. Hizri njihet nga dora e majtë, të cilën e ka pa kocka. Në merak për drejtimin politik që duhej të merrja, në vitin 1906 unë pashë ëndërr sikur e takova atë (të veshur si dervish) nën hijen e një ulliri mes rrugës Skelë-Vlorë dhe, duke I vënë një flori në pëllëmbën e tij të flashkët, e pyeta “Cilën rrugë duhet të marr për çlirimin e Shqipërisë? Djathtas apo majtas?” Hizri tregoi një herë me dorë Vlorën djathtas dhe pastaj fushën e Nartës, majtas. Majtas, majtas duhet të shkosh - më mësoi - ajo është rruga e shpëtimit! E megjithatë, gjatë gjithë jetës sime unë ia kam mbajtur djathtas dhe, me sa duket, kam zgjedhur rrugën e gabuar! Mirëpo kush mund të thotë sot se kështu është? Ka pasë disa pjesëtarë të shtresës së lartë të cilët provuan të bëjnë një kthesë që binte në kundërshtim me të gjitha traditat e tyre. Njerëz që deri dje kishin qenë tiranë të regjur në qytetet e fshatrat e tyre, u shfaqën befas me sjelljen e demokratëve më të bindur. Ata qenë të paçiltër dhe u pritën me mbledhje supesh, plot dyshim prej njerëzve të sërës së tyre dhe me kritika përtallëse të armiqve të tyre. Mund të theksoj vetëm një përjashtim? Ali bej Këlcyrën, ndjenjat e të cilit ishin të vërteta dhe të ndershme dhe bindjet të forta! Ai ishte një tribun i mirëfilltë popullor, ndërsa unë mbeta i njëjti gjithmonë: i respektuar me popullin, korrekt kundrejt së ashtuquajturës klasë e mesme, disi I prerë dhe formal, por edhe mjaft fodull, I mbushur me mesazhin e klasës time. Me këto të dhëna në vitet 1923-24, unë fillova në Shqipëri, periudhën e dytë të karierës sime politiko-administrative. Qe një gjë fare e lehtë, unë nuk pata nevojë të bëja as mundimin më të vogël, madje, sot më duhet të pohoj, se në disa drejtime edhe e pengova atë: shpërfillja, pakujdesia, dembelia, mungesa e ambicies, neveria ndaj një angazhimi të mëtejshëm në politikën shqiptare, të gjitha këto ishin veti që nuk I ndihmonin kësaj karriere. Dhe përse, atëhere, mbeta në politikë? Për arsyen e thjeshtë sepse në Shqipëri - atëherë sikundër edhe sot - mund të jetë dikushi vetëm ai që ka ndikim në organet shtetërore, pra ai që ka pushtet. Me një fjalë pothuaj e kundërta e asaj që ndodhte në kohën e Perandorisë Osmane. Sanxhakbeu dhe rangu i tij ishin vetë shteti, qeveria dhe përfaqësues I Sulltanit në një person: njerëzia vërshonte vetiu nëpër “derën e madhe” të tyre. Sot duhej ta bëje këtë derë relativisht tërheqëse, apo edhe ta lije hapur fare, po ta donte puna. Ose duhej ta fitoje pushtetin me luftë. Kështu edhe unë u detyrova që, për të mos më ngrënë, të ulërija (së paku në dukje) bashkë me ujqit. Ne ishim demokratizuar dhe për të mbajtur pozicionet e konkurrencës në fushën e politikës, të bënim reklamë, të zhvillonim propagandë zgjedhore, të jepnim e të merrnim favore dhe lëshime. Kush kërkonte ndikim ishte i detyruar të futej në vallen e politikës së ndyrë të klientelës, një shërbim i rëndë skllavi (fronde), të cilën unë vetëm në vitin 1927 munda ta këmbej me karierën diplomatike. Por edhe kjo nuk mund të më kënaqte plotësisht. Mbetej gjithmonë një dozë neverie dhe unë nuk e pata kurrë bindjen e duhur, vullnetin për t’u përshtatur, shpirtin e disiplinës, seriozitetin e duhur apo ndjenjën e detyrës. Arsyeja ishte se unë nuk kisha mësuar kurrë të luftoja fort për një çështje, të ndiqja me këmbëngulje dhe me të gjitha forcat një qëllim të caktuar - gjithçka më kishte rënë vetë në prehër. Unë kisha qenë i përkëdhelur dhe i bindur top se asnjë humbje nuk mund të më rrezikojë; e kisha pasur lehtë në jetë dhe kisha arritur gjithçka pa asnjë mundim, pa më vajtur mendja se thjesht, unë po bluaja trashëgiminë e një të kaluare të ndritshme dhe se do të vinte dita që ky hambar të shteronte.

(vijon)

Eqrem Bej Vlora është një ndër personazhet që e ka përjetuar fundin e sundimit osman në Shqipëri dhe lindjen e zhvillimin e Shqipërisë pas pavarësisë. Me përkrahjen e Institutit për Evropën Juglindore, ai ka shkruar kujtimet e tij dhe ka arritur të hedhë në letër periudhën vendimtare të zhvillimit vetjak dhe të formimit të Shqipërisë deri në vitin 1925. Në vitin 1964, vdekja e papritur e ka shkëputur nga kjo punë. Libri “Kujtime” i Eqrem Bej Vlorës është botuar në vitin 1973 në Munchen të Gjermanisë, në gjuhën gjermane, i përgatitur nga Instituti për Evropën Juglindore. Si në çdo dorëshkrim që autori nuk ka mundësi ta përcjellë vetë deri në shtyp, edhe në rastin tonë kanë mbetur shumë çështje të hapura - sqaron botuesi për librin. Librin në gjuhën shqipe e ka botuar Shtëpia e Librit dhe Komunikimit, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, Tiranë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi