Gjumi fshin kujtimet e këqija ..
2 posters
Faqja 1 e 1
Gjumi fshin kujtimet e këqija ..
Tajitja e kimikateve të stresit ndalet kur truri përpunon përvojat emotive gjatë kohës së fazës së REM (Rapid Eye Movement - Lëvizjes Rapide të Syve LRS) të gjumit.
Shumë njerëz me stres emocional shkojnë pa qejf në shtrat, dhe nuk e dinë që pikërisht gjumi dhe ëndërrimi mund t’ua fshijë kujtimet e këqija. Shkencëtarët kanë zbuluar që ëndërrimi - në fazën e “Lëvizjes Rapide të Syve” – është me rëndësi thelbësore kur duam të luftojmë me turbullirat e brendshme.
Hulumtuesit nga Universiteti Berkley besojnë që trupi ynë përpunon përvojat emotive derisa ëndërron dhe lehtëson kujtimet e dhimbshme që janë vështirë të përballohen. Rezonanca magnetike ka treguar që gjumi nxit reduktim dramatik në reaktivitet në amigdalë, pjesën e trurit që përpunon emocionet. Kjo mundëson pjesën e trurit të ngarkuar për gjykim racional (korteksi prefrontal) të kthejë kontrollin ndaj reaksioneve emocionale të personit.
Përveç kësaj, incizimet e aktivitetit elektrik të trurit të pjesëmarrësve në studim gjatë kohës së gjumit kanë treguar që niveli i neurokimikateve të stresit është reduktuar gjatë gjumit.
Shkencëtarët thonë që faza LRS e gjumit vepron si terapi, melhem qetësues i cili largon intensitetin e përvojës emotive nga dita e mëhershme.
Edhe pse një të tretën e jetës e kalojmë në gjumë, nuk ka pajtueshmëri shkencore për funksionin e gjumit. Këto rezultate më të reja ofrojnë disa nga njohuritë e para në funksionin emocional të fazës LRS të gjumit, së cilës zakonisht i takon 20 për qind e kohës të cilën njeriu i shëndetshëm e kalon në gjumë.

Darius- V.I.P Anëtarë
- Postime : 11502
Gjinia :
Anëtarësuar : 25/08/2010
Re: Gjumi fshin kujtimet e këqija ..
Te pakten doli dikush dhe mi largon momentet me te trishtuara te jetes time,por c'te bej se nuk deshiron zemra.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Gjumi regjistron kujtimet negative
» Fshin shoqen nga Facebook, ajo i djeg shtepine
» Mos e filloni ditën me mendime të këqija
» Nese vdekja fshin gjithcka, c'kuptim do i mbetej jetes?
» 5 zakonet më të këqija të femrave

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi