Nik Xhelilaj Prezantues i Festivalit RTSH 2011
Nik Xhelilaj Prezantues i Festivalit RTSH 2011
/Albnews/-Nik Xhelilaj do te jete prezantues i Festivalit te 50-te te Kenges
Pas shume diskutimeve brenda stafit drejtues te Festivalit te 50-te te Kenges, se kush do te ishte prezantuesi i ketij viti jubile, me ne fund eshte vendosur qe kete edicion ta prezantoje aktori i njohur 28-vjecar, Nik Xhelilaj. I komentuar si mashkulli simpatik i filmave me te fundit te kinemase shqiptare, me tiparet e djalit mesdhetar, per drejtuesit e ketij festivali ka qene personi me bindes per te prezantuar aktivitetin me te madh muzikor te vitit. Lajmi eshte konfirmuar nga drejtori i festivalit, Martin Leka, i cili ka pohuar se Nik Xhelilaj do te prezantoje se bashku me dy partnere, emrat e te cilave do te behen te ditura brenda ketyre diteve”. Per aktorin e Teatrit Kombetar, kjo eshte eksperienca e pare si prezantues, nderkohe qe per sa i perket pjesemarrjes se tij ne nje show televiziv, e fundit ishte gara ne “Dancing with the stars”, nje spektakel i transmetuar ne “Vizion Plus”. Jemi kurreshtare te shohim se si do te shfaqet Niku si prezantues ne festivalin me regji te Osman Mules dhe skenar te Pandi Laco e Edlira Birkos.
Nderkohe qe tashme eshte hedhur shorti i nates se pare dhe nates se dyte, dhe kane nisur provat e kengetareve dhe orkestres qe do te jete 100% live. Festivali do te jete kater net, duke filluar nga 26 dhjetori. Ne naten e pare dhe te dyte do te behet prezantimi i kengeve, nata e trete do te jete nata gala, ku kengetare te njohur te brezave te vjeter dhe te rinj do te kendojne 28 kenget me te zgjedhura te festivaleve ne vite, dhe nata finale, ku do te shpallet kengetari fitues, qe do te perfaqesoje Shqiperine ne Eurosong.
Pesedhjetevjetori i Festivalit te Kenges ne RTSH do te mund te konsiderohet si gara e kengetareve meshkuj te karrieres. Sipas drejtorit te Festivalit, Martin Leka, ky edicion do te zhvillohet 100 per qind live, pasi jo vetem kengetaret do te kendojne live, por edhe orkestra e RTSH-se e nje bande orkestrale qe do te drejtohet nga udheheqesi artistik i edicionit te sivjetshem, Shpetim Saraci. Nderkohe qe konkurrenca do te jete mes kengetareve: Altin Goci, Bashkim Alibali, Bojken Lako, Claudio la Regina, Dr. Flori, Elton Deda, Endri dhe Stefi Prifti, Entela Zhula, Evans Rama, Frederik Ndoci, Goldi Halili, Iris Hoxha, Kamela Islamaj, Kujtim Prodani, Mariza Ikonomi, Marjeta Billo, Marsida Saraci, Orinda Huta, Rona Nishliu, Saimir Braho, Samanta Karavello, Xhensila Myrtezaj etj. Gjithe show-n do e drejtoje Nik Xhelilaj, prezantuesi qe u vendos pas terheqjes se Adi Krastes. Vitet e fundit, RTSH ka eksperimentuar me prezantuesit e ketij festivali, te cilet me se shumti kane qene kengetare dhe aktore. Per sa i perket karrieres si aktor, Xhelilaj se fundi po punon me xhirimet e nje filmi te ri ne Londer. Jehona e tij e fundit si aktor i sukseshem ka qene me filmin “Shqiptari”, ku vlen te permendet se ne fillim te vitit ky film u shpall fitues i cmimit “Max Ophuels”./Albnews/
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Nik Xhelilaj do të jetë prezanues i Festivalit të 50-të të Këngës
» Trimfuesja e Festivalit të 52-të në RTSH, kurorëzohet këngëtarja Hersi Matmuja
» Festivali i RTSH, ja c'do te sjelle ndryshe kete vit
» Janë ndarë çmimet e festivalit “Skena up”
» Kelly Brook, shkëlqimi i Festivalit të Kanës
» Trimfuesja e Festivalit të 52-të në RTSH, kurorëzohet këngëtarja Hersi Matmuja
» Festivali i RTSH, ja c'do te sjelle ndryshe kete vit
» Janë ndarë çmimet e festivalit “Skena up”
» Kelly Brook, shkëlqimi i Festivalit të Kanës
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi