Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tmerri i familjes Spahiu, Dea është më mirë, kërkon të emën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tmerri i familjes Spahiu, Dea është më mirë, kërkon të emën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tmerri i familjes Spahiu, Dea është më mirë, kërkon të emën

3 posters

Shko poshtë

Tmerri i familjes Spahiu, Dea është më mirë, kërkon të emën Empty Tmerri i familjes Spahiu, Dea është më mirë, kërkon të emën

Mesazh nga Durrsaku Wed 7 Dec 2011 - 2:00

Tmerri i familjes Spahiu, Dea është më mirë, kërkon të emën 49168TIRANE - Ajo është vetëm 2 vjeç dhe ende nuk është në gjendje të kuptojë se fati e ka dënuar për t’u rritur pa nënë e pa baba. Është shumë e vogël dhe e brishtë, ndërkohë që nga goja e saj dalin në mënyrë të pareshtur fjalët “dua mamin”. Ndoshta këto do të jenë të fundit momente kur ajo do të formulojë këtë fjalë “magjike”, që pamëshirshmëria e kobshme ia refuzoi për gjithë jetën. Dea është e vetmja e mbijetuar nga tragjedia e katër dhjetorit ku humbën jetën dy prindërit dhe motra e saj më e madhe.
Vogëlushen e gjejmë në reanimacionin e pediatrisë, ku prej disa ditësh është duke u kuruar. Fatmirësisht mjekët thonë se është jashtë rrezikut për jetën madje ka dalë edhe nga reanimacioni, por pamjet nuk janë të këndshme. E veshur me pizhame ngjyrë jeshile e çelët, ajo qëndron shtrirë në shtrat, ndërkohë që fytyrën e ka të lyer me një preparat mjekësor ngjyrë të kuqe. Në fytyrë nuk ka djegie, vetëm disa shenja të vogla që mjekët na sigurojnë se nuk do të lenë shenja në të ardhmen. Duart dhe këmbët e saj nuk mund t’i shohësh dot sepse janë të gjitha të fashuara. Në krah qëndron një vajzë e re e veshur në të zeza e cila i shtrëngon pa pushim dorën e fashuar. Të krijohet ideja se ajo është nëna e saj, por fatkeqësisht është vetëm bashkëshortja e xhaxhait që na siguron se do të përpiqet në maksimum që Dea të mos e ndiejë mungesën e prindërve. Dy kukulla ndodhen në shtratin e vogëlushes e cila i refuzon me indinjatë sepse kërkon të parealizueshmen, kërkon praninë e nënës që nuk mund ta zëvendësojë dot asnjeri.
Për Dean mësojmë se kur të dalë nga spitali do të kujdesen dy gjyshërit nga babai, të cilët janë tepër të moshuar: njëri 80 dhe tjetri 78 vjeç. “I ka edhe dajot dhe hallat por ata janë të gjithë në punë të vet. Gruaja që është brenda ka dy fëmijë, por ajo ka hallet e saj, ajo do nënën do babën”, - thotë një tjetër e afërme e vogëlushes që takojmë në korridor. “Ata ishin të rinj, u martuan, krijuan familje. Nusja ishte e bukur, e qeshur, e mirë, fëmijët i çonte rregullisht në kopësht, bashkëshorti e trajtonte mirë, dilnin shpesh për t’u dëfryer. Ç’ishte kjo që ndodhi?”, - vazhdon të tregojë gruaja në korridor. Në fakt përgjigja për atë që ndodhi është e dhimbshme, prekëse, e pakthyeshme. Realiteti është i hidhur, ndërkohë që e ardhmja e vogëlushes dy vjeçare edhe më. Ndërkaq, të hënën në mesditë, nga shtëpia e prindërve të Gencit, babait të ndjerë të Deas, u përcollën për në banesën e fundit trupat e pajetë të çiftit dhe fëmijës së tyre 5 vjeçar, tre makina funerali që tronditën të madh e të vogël.

Ngjarja
Orët e para të mëngjesit të ditës së dielë, më 4 dhjetor 2011, flakët e zjarrit dhe asfiksia mbytën tre anëtarë të familjes Spahiu, Gencin, Floridën dhe vajzën e tyre 5 vjeçare Jonën. Ngjarja ndodhi në rrugicën e Dërhemve, pranë rrugës Hoxha Tasim, ku Genci ishte banor i hershëm. Shtëpia e kobshme ishte marrë me qira nga viktimat, ndërsa mësohet se shkaku i vdekjes ka qenë bombola e gazit dhe kondicioneri, gaz i cili ka shkaktuar flakë e tym vdekjeprurës. Nga tragjedia mundi të shpëtojë Dea, vajza e tyre 2 vjeçe të cilën duket se e ka mbrojtur i ati me trup duke mos e lënë të thithë gazin vdekjeprurës. Dea u shtrua me urgjencë në reanimacionin e Pediatrisë e tani për fat, gjendja shëndetësore është nën kontroll. Vajza ka pësuar djegie në pjesët e gjymtyrëve, dhe dëmtime të lehta në fytyrë.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tmerri i familjes Spahiu, Dea është më mirë, kërkon të emën Empty Re: Tmerri i familjes Spahiu, Dea është më mirë, kërkon të emën

Mesazh nga Durrsaku Wed 7 Dec 2011 - 2:02

Tmerri i familjes Spahiu, Dea është më mirë, kërkon të emën 969217nuk flas dot me per kete qe lexova
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tmerri i familjes Spahiu, Dea është më mirë, kërkon të emën Empty Re: Tmerri i familjes Spahiu, Dea është më mirë, kërkon të emën

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 7 Dec 2011 - 2:15

Aman ore Durrsak isha qe isha keq me bere me keq tani me kete 833945 833945
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tmerri i familjes Spahiu, Dea është më mirë, kërkon të emën Empty Re: Tmerri i familjes Spahiu, Dea është më mirë, kërkon të emën

Mesazh nga Durrsaku Wed 7 Dec 2011 - 2:18

me vjen keq qe e hapa kete teme por po te doni dikush mund ta fshije dhe do beje mire ose kalojeni direkt ne arkiv qe te mos rrije shume aktive si temeTmerri i familjes Spahiu, Dea është më mirë, kërkon të emën 2614581425
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tmerri i familjes Spahiu, Dea është më mirë, kërkon të emën Empty Re: Tmerri i familjes Spahiu, Dea është më mirë, kërkon të emën

Mesazh nga Emona Wed 7 Dec 2011 - 2:24


Gjunah,per kete vajzen e vogel...cc'ka pret nga kjo jete e vogle amon te rritet pa Prinder!!!! :qajjjjjj:

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tmerri i familjes Spahiu, Dea është më mirë, kërkon të emën Empty Re: Tmerri i familjes Spahiu, Dea është më mirë, kërkon të emën

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi