Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuri në zyrë? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuri në zyrë? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashuri në zyrë?

3 posters

Shko poshtë

Dashuri në zyrë? Empty Dashuri në zyrë?

Mesazh nga Next Wed 7 Dec 2011 - 10:35


Dashuri në zyrë? Më mirë mbajeni të fshehtë...

Midis jush dhe partnerit tuaj ka indur një shkëndije ?

Ndiqni këshillat e ekspertëve italian për mënyrën sesi të ruani dhe të trajtoni një lidhje sekrete në një marrëdhënie mes "fqinjëve" në tavolinën e punës.

Si ta jetojmë sa më mirë një lidhje në zyrë?

Ja disa keshilla Eshte shume e lehte te biesh ne dashuri ne zyre, "Mjedisi i punës nuk është vetëm vëndi ku ne e kalojmë shumicën e jetës sonë, por nje përzierje mes të arritjeve tona personale dhe njohjes me grupin" thotë profesori italian Dr Gugiari.

"Por shpesh është thënë se ju nuk mund të gjeni dashurinë e jetës suaj, apo partnerin për martesën e ëndërruar, kryesisht lidhjet në zyrë janë marrë si një rrugë për të arritur eksitim seksual dhe një lidhje afat-shkurtër".

Dashuri apo s***... ? Ruani sekretin thonë psikologët!

Në rastin e dytë nevojitet ruajtja e një heshtjeje thonë specialistët për të mos prishur atmosferën e krijuar. "Nëse kjo është vetëm s*** i mire apo një histori serioze, në të dyja rastet më e mira është për të mbajtur një heshtje absolute", këshillon psikologu.

"Në vëndin e punës duhet të flasim sa më pak për përvojat tona personale. Nëse ju jeni të dy të martuar akoma më shumë duhet ruajtur privatësia në maksimum, duhet të veprohet me kujdes dhe të jetohet si një përvojë paralele e jetës. Ne nuk duhet të harrojmë se një lidhje sekrete mbart fuqinë sekrete të lojës, joshjes dhe pasionit përbrënda, çka e bën atë më "ngacmuese". Edhe të mos thënit ose mos të shprehurit thonë se është një strategji për të krijuar këtë efekt të jetës së dyfishtë që na nxjerr nga rutina.

Qëndroni larg nga thashethemet, "Mbani mënd se në qoftë se kolegët tuaj do të ishin të vetëdijshëm për marrëdhënien tuaj atëhere ju do të jeni të ekspozuar ndaj kritikave nga të cilat është e vështirë për tu mbrojtur. Pasojat e një historie dashurie të lindur në zyrën e punës kthehen shpesh në disfavorin tuaj, si pasojë krijohet një marrëdhënie tejet komplekse për tu trajtuar.", thotë Gugiari.

"Rreziku që ju merrni është njëkohësisht ajo që ju afron për të bërë diçka të tillë, kjo mund të ngjaj paradoksale por është pikërisht rreziku dhe loja e fshehtë që ushqen këtë raport. Ndryshe nga sa na është thënë, kryesisht janë femrat që shpesh janë të joshura nga lidhjet afatshkurtra në zyrë duke kërkuar një ndryshim por pa e marrë vesh askush. ", shprehet Dr Gugiari.

Po kur kjo histori mbaron...?

Kur kjo histori e fshehtë në zyrë mbaron psikologët këshillojnë ndryshimin e ambjentit të punës dhe mos kontaktin e shpesh me personin që keni kaluar një marrëdhënie. "Të dy në rrugën tuaj", rekomandon Gugiari. "Do të ishte më mirë nëse dikush zgjedh një departament të ndryshem ose një punë tjetër për të parandaluar mundësinë e ndikimit si në punë por dhe në jetën profesionale. Dhimbja e largimit të dashurisë së jetuar në heshtje mund të ketë efekte negative, largimi nga personi që keni kaluar lidhjen dhe vazhdimi i jetës me bashkëshortin mund të lehtësoj këtë dhimbje".
Next
Next
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2536
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/01/2009
Mosha Mosha : 36

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri në zyrë? Empty Re: Dashuri në zyrë?

Mesazh nga Єямєℓiиdå Wed 7 Dec 2011 - 10:49

Me mire mos ja nisni hic.........
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri në zyrë? Empty Re: Dashuri në zyrë?

Mesazh nga Emona Wed 7 Dec 2011 - 10:51

Ende kjo ...Faze ''dashuri'' ne Shefin/en?!!

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri në zyrë? Empty Re: Dashuri në zyrë?

Mesazh nga Next Wed 7 Dec 2011 - 10:56

gjera qe ndodhin ndo nje her fjalet shoqerore ne pune dhe bisedat transportojn edhe me shum shpaloset ne mardhenje..keq sesht per beqaret
Next
Next
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2536
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/01/2009
Mosha Mosha : 36

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri në zyrë? Empty Re: Dashuri në zyrë?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi