Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër!
2 posters
Faqja 1 e 1
Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër!
Statistikat kanë filluar të “çmenden”. Ato flasin gjithnjë e më shumë
për një numër të madh rastesh të martesave që përfundojnë në ndarje.
Shumë njerëz pohojnë se duhet të ishin treguar më të kujdesshëm në
zgjedhjen e shokut të jetës së tyre. Pas njëzet vjet martese njerëzit i
mendojnë dhe i gjykojnë situatat me gjakftohtësi. Kështu ata zbulojnë se
një pjesë e madhe e jetës së tyre përbëhej nga gabime, mungesa dhe faje
të cilat nuk ishin marrë në konsideratë. Dhe, papritur, kaq vite të
jetës bashkëshortore shndërrohen në një të kaluar të largët.
Në ditët e sotme, fakti i një ndarjeje nuk përbën ndonjë lajm të
veçantë. Ndarjet janë bërë thuajse një rutinë e zakonshme, e përditshme.
Dhe ajo që të bën më shumë përshtypje është se ndarjet në martesat me
një jetëgjatësi të madhe janë bërë diçka e shpeshtë kohët e fundit.
Është e vështirë të kuptohet se si dy njerëz që kanë jetuar 20-30 vjet
së bashku, të vendosin të ndahen. Por s’ke ç’bën. Pavarësisht nga
arsyet, shkaqet që çojnë në një ndarje të tillë, tashmë është fakt i
pakundërshtueshëm se numri i divorceve në martesat afatgjata rritet
vazhdimisht, me ritme të çmendura. Ku do të shkojë vallë?!
Shkaqe që shtyjnë në ndarje
Të shumta janë arsyet që mund të shtyjnë një martesë afatgjatë në
ndarje. Një prej tyre është rrënimi fizik i marrëdhënies, për shkak të
kalimit të kohës. Kur vetë çifti nuk përpiqet ta rinovojë këtë
marrëdhënie, natyrisht që do të vijë monotonia dhe më pas shkatërrimi.
Mënyra me të cilën u ndërtua lidhja në të kaluarën përbën një arsye që
mund të çojë në ndarje pas shumë vjetësh martese. Nuk ekzistonte
gjithnjë në shoqëri liria për të zgjedhur shokun e jetës.
Shumë femra detyroheshin prej familjeve të tyre ose nga rrethanat e
jetës, të martohen me një burrë të caktuar me të cilin bënin fëmijë dhe
vazhdonin jetën me të mirat dhe të këqijat që mund të sillte një
marrëdhënie e tillë. Në rastet më të shumta çifti jeton me të gjitha
problemet që i paraqiten në jetë, dhe në çastin kur çlirohet nga
detyrimet ndaj fëmijëve, d.m.th kur fëmijët kanë arritur moshën e
pjekurisë, vendosin të ndahen, duke realizuar në këtë mënyrë qoftë edhe
pas shumë viteve, dëshirat dhe ëndrrat që mbetën të shtypura për kaq
kohë.
Një arsye mjaft e zakonshme që mund të çojë një martesë afatgjatë në
ndarje i detyrohet ekzistencës së një personi të tretë, një të dashure
ose një të dashuri. Sigurisht tradhtia në martesë dëshmon për problemet
që ekzistojnë në martesë, si dhe mungesës së kënaqësisë së bashkëshortit
ose të bashkëshortes. Kështu që nuk janë të pakta gratë dhe burrat që
kanë tradhtuar njëri-tjetrin. Ndërsa ekziston edhe një kategori femrash
që shkojnë deri në ndarje pa dashur ta pranojnë tradhtinë.
Një tjetër arsye tepër e thjeshtë për të cilën ndahen çiftet rëndon mbi
vetë çiftin, me zgjedhjet e gabuara dhe sipërfaqësore që mund të bëjnë
për shkak të një dashurie momentale si dhe tërheqjes seksuale të çastit.
Është e vërtetë që kur dy njerëz dashurohen nuk gjykojnë me qartësi dhe
kur pasion i bie gradualisht ndërgjegjësohen për situatat dhe problemet
të cilat jua bëjnë të vështirë bashkëjetesën. Shumë njerëz pohojnë se
duhet të ishin treguar më të kujdesshëm në zgjedhjen e shokut të jetës
së tyre.
Pas njëzet vjet martese njerëzit i mendojnë dhe i gjykojnë situatat me
gjakftohtësi. Kështu ata zbulojnë se një pjesë e madhe e jetës së tyre
përbëhej nga gabime, mungesa dhe faje të cilat nuk ishin marrë në
konsideratë. Është fakt se marrëdhëniet dashurore si dhe filozofia që
fshihet pas tyre nuk mësohet në asnjë shkollë. Njerëzit i drejtohen
njëri- tjetrit pa qenë në gjendje t’u vënë kufij gjërave. Një
marrëdhënie dashurie është një organizëm i gjallë që nuk zhvillohet
vetëm, ai ka nevojë për mbështetjen e të dy personave ose të dy
bashkëshortëve. Dhe më në fund ajo që sjell fundin tek një lidhje është
padituria dhe mungesa e të resë.

Re: Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër!
Thone se dashuria eshte
misterioze,magjike,komplekse,e veshtire,imazh provokues ne
mendime,gezim,e pamatshme,ekstaz e papercaktueshme.Dashuria eshte
durim,eshte miresi.Ajo nuk eshte xhelozi,as krenari.Dashuria
eshte.....dashuri.Tek secili ajo shprehet ne menyra te ndryshme.Eshte e
rendesishme te qendrosh ne dashuri,jo te biesh ne te.Dashuria eshte ajo
fije qe mban te lidhur dy njerez,e qe con ne besimin,intimitetin dhe
ndervaresine e tyre.Dashuri do te thote ti qendrosh prane dikujt qe ka
nevoje per dashuri,dhe per dike qe te kujdeset per te.E kunderta e
dashurise eshte frike dhe prandaj nuk ka frike ne dashuri.Dashuria e
vertete eshte bekim i natyres.Nese do dashuri duhet te dashurosh.Ajo nuk
mund te blihet.Ajo eshte force qe sjell unitet dhe harmoni..(te sakrifikosh dashurin tende per tjeter dashuri esht e veshtire)pasi ndjen jat askush si ndalon..askush si thot ndal dashurise...

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...
» I/e martuar, por në dashuri me dikë tjetër
» Dhurate buqete, dashuri apo dicka tjeter
» Tjetër fitore e Barcës, tjetër het-trik i Messit
» A ja vlen qe te sakrifikojm per Dashuri?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi