Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Joshja, mund t‘i rezistosh, mjafton të mësosh People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Joshja, mund t‘i rezistosh, mjafton të mësosh People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Joshja, mund t‘i rezistosh, mjafton të mësosh

Shko poshtë

Joshja, mund t‘i rezistosh, mjafton të mësosh Empty Joshja, mund t‘i rezistosh, mjafton të mësosh

Mesazh nga WebMaster Thu 17 Sep 2009 - 7:59

Joshja, mund t‘i rezistosh, mjafton të mësosh
[You must be registered and logged in to see this image.]Aftësia për të mos iu dorëzuar instinktit është një art që kërkon punë, por që gjithashtu i jep jetës një kuptim tjetër. Ky është përfundimi i një studimi nga revista shkencore New Scientist. Mes zbulimeve është spikatur edhe roli i lobeve frontale të trurit
"Gjërat më të bukura në jetë ose janë imorale, ose janë të jashtëligjshme, ose të bëjnë kockë e lëkurë", thoshte dramaturgu irlandez, George Bernard Shaw. Sekreti i betejës së përditshme kundër joshjes mund të përmblidhet me këtë frazë. Është përpjekja për të rezistuar, për të mbajtur larg diçka që na tërheq në të njëjtën kohë, aftësia për mos t‘iu dorëzuar instinktit.

Vetëkontrolli, që lidhet ngushtë me zgjedhjet më të mira, është "çelësi i suksesit të një jete të lumtur e plot gëzim". Gjithashtu është një vlerë e cila duhet mësuar që në fëmijëri, por nëse mungon kur jemi në një moshë madhore, atëherë duhet ushtruar dhe përmirësuar me kalimin e viteve. Revista e përjavshme, "New Scientist", i ka kushtuar një material interesant artit se si t‘u rezistosh tundimeve, duke publikuar edhe zbulimet e fundit që lidhen me temën në fjalë.

Një neuroshkencëtar nga "Trinty College" i Dublinit, përmes rezonancës manjetike ka treguar se vetëkontrolli është një aktivitet që përfshin kryesisht lobet frontale të trurit, veçanërisht anën e djathtë, një hapësirë që vazhdon të rritet e të modifikohet edhe pas moshës 20-vjeçare. Sipas studiuesit, ja sepse adoleshentët ndiejnë kënaqësi dhe plotësim si të rriturit, por ndryshe nga ata janë të aftë t‘i frenojnë impulset.

Kontrollimi i emocioneve, aftësia për të arritur një qëllim, si për shembull lënia e duhanit, humbja e kileve të tepërta duke mbajtur një dietë, janë të ndryshme te meshkujt dhe femrat. Diferenca të tilla, grupi i studiuesve të drejtuar nga neuroshkencëtari i ka vënë re te fëmijët e vegjël, duke filluar nga 4-vjeçarët. Përfundimi? Femrat arrijnë t‘i kontrollojnë më shumë impulset, një e dhënë kjo që sipas studiuesit irlandez shpjegohet me aspektet shoqërore, por edhe me ndikimin e hormoneve seksuale në tru. Ndonjëherë nuk mjafton të thuash "JO", siç sugjerojnë disa fushata kundër pirjes së duhanit apo përdorimit të drogave. Grupi i studiuesve irlandezë ka zbuluar se te personat që përdorin kokainë, hapësirat e lobeve frontale të trurit janë më pak aktive se ato normale. "Ka ndryshuar kapaciteti për të kontrolluar të gjitha tipet e impulseve. Pas përdorimit të kokainës, aktiviteti i trurit rikthehet në nivelin normal", thotë studiuesi dhe sugjeron se studimi mbi varësitë e ndryshme, që sot është përqendruar më tepër te mekanizmat e kënaqësisë dhe joshjes, duhet të marrë parasysh edhe ndryshimin e kontrollit të impulseve. Gjithsesi, ai pohon se joshjes mund të mësosh t‘i rezistosh. Sipas një tjetër studiuesi nga Universiteti i Nju Jorkut, për të rimarrë kontrollin e vetvetes duhet të ndjekim një plan të thjeshtë dhe të detajuar. Kryesorja është që të kemi një qëllim. Arritja e këtij qëllimi është hapi i parë për të përmirësuar vetëvlerësimin. Të mirat do të shihen edhe në situata të tjera.

Në ndryshim nga meshkujt, femrat arrijnë t‘i kontrollojnë më shumë impulset

Intervista

"Rreziku është varësia"



"Ndonjëherë, t‘i dorëzohesh me vetëdije instinktit mund të jetë e vlefshme, por duhet të mendohemi një çast, para se gjithçka të shndërrohet në vartësi, të mos humbasim aftësinë për të zgjedhur. Fundja, pas një dite të lodhshme e stresuese, është mirë të tentosh".

Cilat janë rreziqet kur nuk dimë të rezistojmë?

T‘i dorëzohesh gjithmonë joshjes tregon risi dhe siguri, por rrezikon të humbasësh edhe gjëra të rëndësishme. Kufiri është mes asaj që të jep kënaqësi dhe asaj nuk arrin të heqësh dorë. Kjo e fundit zvogëlon vetëvlerësimin dhe rrit ndjenjën e fajit. Shembujt janë të shumtë. Ai që më vjen ndërmend në këtë moment është tradhtia e një burri, i cili nuk i mendon pasojat pasi të kapet me presh në duar nga bashkëshortja.

Është e rëndësishme të dimë të përmbahemi?

Kjo cilësi, që me rritjen e moshës ndryshon, na ndihmon të zhvillojmë marrëdhëniet me të tjerët, të mos përjashtohemi nga grupi. Vetëkontrolli mund të mësohet, por herë pas here duhet të ngadalësohet. Të rriturit duhet ta dinë se kur është momenti t‘i dorëzohen instinktit, pra kur mund të pinë një gotë më shumë.

Po vetëkontrolli a është i dëmshëm?

Përmes pacientëve të mi shoh një problem: ka nga ata që i dorëzohen menjëherë instinktit. Edhe kur rriten, këta persona qëndrojnë në të njëjtin drejtim, sepse janë të paaftë për të bërë një tjetër lëvizje.

Gjashtë rregulla për t‘i rezistuar joshjes

Vendosni një qëllim

Vetëkontrolli është një burim i limituar: të kontrolloni emocionet dhe t‘u rezistoni joshjeve të shumta. Rrezikoni të viheni para një prove shumë të vështirë.

Planifikoni

Të bëni një plan duke nënvizuar çdo detaj, ju ndihmon për të arritur një qëllim të caktuar.

Merrni energji

Ashtu si aktiviteti fizik, edhe vetëkontrolli kërkon punë dhe energji. Kini kujdes dhe mos kërkoni shumë nga vetja.

Ushtrohuni

Vetëkontrolli mund të ushtrohet njësoj si një muskul. Fillimisht niset me gjërat e thjeshta. Për shembull, përdorni forcën e vullnetit për të shkuar në palestër.

Zgjidhni qëllimin

Është më e thjeshtë të realizoni atë që ju propozohet, pavarësisht sa i rëndësishëm apo i zakonshëm është qëllimi.

Mendoni pozitivisht

Mendoni gjithmonë se do t‘ia dilni mbanë, përqendrohuni te momenti ku do të keni arritur atë që dëshironi. Do t‘ju shërbejë që të keni sukses.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Joshja, mund t‘i rezistosh, mjafton të mësosh Empty Re: Joshja, mund t‘i rezistosh, mjafton të mësosh

Mesazh nga Vizitor Sun 20 Sep 2009 - 1:36

ketu sjam dakort une,,,,,,,,se me mua ti sreziston dot ti,,,,,,,,, [You must be registered and logged in to see this image.]
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Joshja, mund t‘i rezistosh, mjafton të mësosh Empty Re: Joshja, mund t‘i rezistosh, mjafton të mësosh

Mesazh nga Vizitor Sun 20 Sep 2009 - 1:41

[You must be registered and logged in to see this image.] le te flas ajo per ty,jo te krenohesh mes veteje ti [You must be registered and logged in to see this image.]
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Joshja, mund t‘i rezistosh, mjafton të mësosh Empty Re: Joshja, mund t‘i rezistosh, mjafton të mësosh

Mesazh nga Vizitor Sun 20 Sep 2009 - 1:44

vera shkruajti:[You must be registered and logged in to see this image.] le te flas ajo per ty,jo te krenohesh mes veteje ti [You must be registered and logged in to see this image.]
ok do e pyesim [You must be registered and logged in to see this image.]
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Joshja, mund t‘i rezistosh, mjafton të mësosh Empty Re: Joshja, mund t‘i rezistosh, mjafton të mësosh

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi