Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Te mesosh Messenger 60 vjec People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Te mesosh Messenger 60 vjec People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Te mesosh Messenger 60 vjec

2 posters

Shko poshtë

Te mesosh Messenger 60 vjec Empty Te mesosh Messenger 60 vjec

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 4 Mar 2012 - 5:33

E gjejmë në kuzhinën e tyre duke qeshur, dhe bërë me dorë përballë një ekrani të vogël. Po flisnin me vajzën mijë kilometra larg, e kurrë nuk e kishin menduar që bisedat e tyre me fëmijët do të ishin në këtë lloj forme. Janë prindër e gjyshër 60 vjeçarë që janë detyruar të futen në botën virtuale të internetit për një arsye: T’i shohin e ndjenë më afër fëmijët. Më parë as nuk u kishte shkuar në mendje që do të vinte një ditë dhe me një ekran të vogël do të lidheshin me të afërmit që jetojnë në një shtet tjetër. Interneti ua ka bërë mallin më të lehtë.
Sofia Priftuli banon në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë në një pallat të vjetër me tulla parafabrikate në katin e dytë, së bashku më bashkëshortin e saj Dhimitraq. Banesa e tyre është e vogël, por e përshtatshme për këtë çift të moshuarish në prag pensioni. Ata kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Të tre jetojnë jashtë. Vajza e madhe jeton në Strasburg, e dyta në Milano të Italisë, ndërsa djali, në Gjermani. Prej më shumë se dy muajsh shoqëri u bën një kompjuter laptop “Apple” të cilin ua ka sjellë i biri nga vendi ku jeton.
E kishin ndjerë edhe më parë erën e të folurit në internet aq sa shkonin në qendra të tilla e rrinin më orë të tëra për të parë fytyrat e fëmijëve, kjo jo se nuk i kishin dëgjuar në telefon, por e para nga ekrani për ta ishte më ndryshe. Djali nuk ngurroi tu sjellë prindërve një lap top, e në këtë pikë i gjithë problemi ishte, a do të arrinin të mësoheshin ata më të. Si do e përdornin? Atë nuk e njihnin kompjuterin. Më ndihmën e nipërve dhe mbesave ia dolën.
Sofia tregon se mësimet e para i ka marrë nga e mbesa, e cila i mësoi se si të hapë një adresë mesengeri e më pas një adresë facebook. Sigurisht që 60 vjeçarja nuk e kishte të thjeshtë. Duke na treguar për “mësimet” e para që ka marrë në këtë fushë, qesh duke rrëfyer se nuk e ka pasur të thjeshtë, por ia ka dalë dhe është me mendimin se asgjë nuk është e pa mundur. Tani hap facebookun. Ka me dhjetëra miq në të, flet me gjithë të afërmit jashtë, shkëmben mesazhe dhe pëlqime jo si çdo grua në moshën e saj. Janë të shumta familjet që kanë një kompjuter në shtëpi, por askush prej personave që kanë një moshë mbi të 50-tat nuk i afrohen atij, u duket i huaj, gati-gati e pa adoptueshme për ta. Por ka nga ata, si shembulli i këtyre gjyshërve që kanë marrë guximin t’i përshtaten moshës së interentit, të cilën po kalon Shqipëria dhe të vënë duart e të hapin faqe të ndryshme e të bëjnë kërkime.
Këta gjyshër kanë mësuar në mënyrë mekanike, si të hapin adresën e messengerit, si të bëjnë kërkesat për “video call”, si të gjejnë miqtë e tyre në facebook apo të vendosin foto e tyre.
Kur e pyesin Sofien çfarë kurioziteti e shtynë të hapi google-n e të kërkojë na përgjigjet: “Kot, sa për kuriozitet, i hap. Nuk është se di anglisht. Unë di italisht, di të flasë në greqisht jo më të shkruar, di pak frëngjisht. Po anglisht nuk di fare, por fatkeqësisht, kompjuteri është në anglisht. Kam mësuar disa gjera në mënyrë mekanike, përshembull facebookun ma ktheu mbesa në shqip se unë nuk dija. Aty komunikoj me të afërmit, kam një mbesë në Gjermani, i bëra një ditë një mesazh, e mori ajo dhe kur shoh unë të nesërmen më kishte kthyer përgjigje”. Është e habitur më këtë zhvillim që ka marrë teknologjia, aq sa shprehet se është arritje e madhe e shkencës kjo. “Më parë kur shkoja në qendër interneti, isha e ngrtë, është shumë më ndryshe që ta kesh në shtëpi, kam emocione, do qesh, do flas. Ndërsa kur aty më thoshin; shët, të dëgjuan”. Kjo mënyrë komunikimi ia ka shkurtuar kohën e të folurt në telefon: “Tani flasim shumë në Messenger. Vajza e vogël me bën në celular një zile dhe ja dimë sinjalin njëra-tjetrës, do të thotë që hap kompjuterin. E madhja më mirë në telefonin fiks dhe më thotë nëse ka mundësi të dalë. Nuk mund të flasim çdo ditë se kanë dhe punë e angazhime”.
Sofia Priftuli
Sofia sot është 60 vjeç ndërsa bashkëshorti i saj Dhimitraqi më të cilin ka 35 vjetë martesë është 62. Me profesion ka qenë rrobaqepëse dhe ekonomiste. Rrobaqepësin tregon se e ka mësuar që 12 vjeç, duke pohuar me keqardhje se ajo kohë nuk ia dha mundësin të bëhej stiliste. Pas viteve ’90 hapi një dyqan për hatër të djalit, pasi ai ia kishte kërkuar, deri në mars të vitit të kaluar ajo punonte çdo ditë në lokal, derisa e mbylli. Sot jeton së bashku më bashkëshortin e saj, me kujtimet dhe biesdate e fëmijëve nga ekrani i ftohet i kompjuterit e duke parë nipërit e mbesat që rriten çdo ditë

Burimi: Gazeta ShekulliTe mesosh Messenger 60 vjec Gjysher-te-rinj
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te mesosh Messenger 60 vjec Empty Re: Te mesosh Messenger 60 vjec

Mesazh nga Anakonda Tue 6 Mar 2012 - 7:51

Qyqa kaq i vjeter ne msn,sa ka ecur bota sot.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi