Festat e fundvitit, fillon zbukurimi i Durrësit
Faqja 1 e 1
Festat e fundvitit, fillon zbukurimi i Durrësit
DURRES- Qyteti i Durrësit ka nisur të ndjejë atmosferën e festave të fundvitit. Që prej disa ditësh punonjësit e ndërmarrjes së pastrim gjelbërimit po vendosin ndriçuesit që zbukurojnë çdo dhjetor rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit bregdetar, ndërsa trotuaret dhe minisheshet para subjekteve tregtare kanë nisur të sistemohen dhe zbukurohen nga vetë drejtuesit e dyqaneve. Sipas burimeve të bashkisë, zbukurimi i qytetit po kryhet gradualisht, duke shfrytëzuar bazën materiale të viteve të fundit. Sheshet kryesore dhe rrugët që nisen nga sheshi "Liria" drejt periferisë së Durrësit kanë filluar të marrin pamje festive që në ditët e para të muajit dhjetor-thanë burimet. Dyqanet e Rrugës Tregtare në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë vendosur objekte të ndryshme të ndriçuara, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe veçanërisht të fëmijëve. Torra mesjetare është objekti i parë i madh i ndriçuar si për festë dhe si çdo vit e njejta gjë do të behet me godinat e bashkisë dhe të prefekturës-përfunduan burimet. (m.a/ata/BalkanWeb) |
Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Similar topics
» Cfare t’i dhuroni partneres per festat e fundvitit
» Pse e kuqja eshte simbol per Festat e fundvitit?
» Festat e fundvitit, dhuratat mund të shkaktojnë depresion
» Miratohet buxheti i Durrësit
» Rama, në protestën e Durrësit
» Pse e kuqja eshte simbol per Festat e fundvitit?
» Festat e fundvitit, dhuratat mund të shkaktojnë depresion
» Miratohet buxheti i Durrësit
» Rama, në protestën e Durrësit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi