Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vëllai i biznesmenit, Koço Dado: E zhdukën njerëz të shtetit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vëllai i biznesmenit, Koço Dado: E zhdukën njerëz të shtetit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vëllai i biznesmenit, Koço Dado: E zhdukën njerëz të shtetit

Shko poshtë

Vëllai i biznesmenit, Koço Dado: E zhdukën njerëz të shtetit Empty Vëllai i biznesmenit, Koço Dado: E zhdukën njerëz të shtetit

Mesazh nga Durrsaku Sat 10 Dec 2011 - 4:27

Vëllai i biznesmenit, Koço Dado: E zhdukën njerëz të shtetit 37495_3TIRANE-Rrëmbimi i Koço Dados nuk është bërë nga një bandë kriminale, por janë struktura të organizuara të shtetit”. Këtë fakt një ish-ministër Mbrojtje, ia ka pohuar Nikolla Dados, vëllait të kreut të shoqatës së biznesmenëve, Koço Dado, i cili u rrëmbye në 1998 dhe prej atëherë nuk u mësua ndonjë lajm prej tij. Gjykata e Tiranës me kërkesën e bashkëshortes së biznesmenit të rrëmbyer ka vendosur ta shpallë të vdekur Koço Dadon. Treshja gjykuese e kryesuar nga Agron Zhukri, veç të tjerash ka dëgjuar dhe dëshminë e vëllait të Koço Dados, dëshmia që pas 13 vitesh nxjerr në dritë fakte mjaft interesante rreth ngjarjes së rëndë, që mund ti shërbejnë prokurorisë për të rihapur çështjen. Nikolla Dado ka rrëfyer në gjykatë se: “Unë di që është rrëmbyer në datë 08.06.1998 nga disa persona të panjohur. Janë bërë telefonata në vende të ndryshme, me të cilët ka biseduar nipi dhe e shoqja Suzana”. Vëllai i biznesmenit rrëfen edhe për një bisedë që ka pasur më një nga ministrat e asaj kohe, i cili ka akuzuar direkt strukturat e shtetit për rrëmbimin e Koço Dados. “Kam biseduar me ish-Ministrin e Mbrojtjes së asaj kohe dhe më ka thënë që ky problem nuk është bandë kriminale, por janë struktura të organizuara të shtetit”, shprehet Nikolla Dado, i cili vazhdoi më tej se ka dashur të zbulojë çështjen, por është penguar nga persona të ndryshëm, emrat e të cilëve nuk mund t’i bënte publike. Gjykata e Tiranës e ka shpallur të vdekur biznesmenin Dado pas afro një dekadë e gjysmë dhe kushdo që do të dërgohet në pranga si i dyshuar për rrëmbimin e tij do të përgjigjet dhe për vdekjen e kreut të shoqatës së biznesmenëve. Më poshtë po botojmë të plotë vendimin e Gjykatës së Tiranës....
Kërkesa e bashkëshortes
Kërkuesja Suzana Dado, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me një kërkese me objekt “shpallja e vdekjes e shtetasit Koço Misto Dado”. Në seancë gjyqësore, Suzana Dado bëri një kërkesë në lidhje me thirrjen e Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, me cilësinë e personit të tretë, kërkese e cila me vendim të ndërmjetëm u pranua nga gjykata. Kërkuesja legjitimohet në ngritjen e këtij kërkimi duke qenë se është trashëgimtar ligjor (bashkëshortja) e të ndjerit Koço Misto Dado. Gjykata në respektim të procedurës së kërkuar nga dispozitat ligjore ku mbështetet kërkimi i kërkueses, ka realizuar publikimin e kërkesës nga Qendra e Publikimeve Zyrtare, në numrin 183 të vitit 2010 të Fletores Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, kërkesa është miratuar në dt.28.12.2010, fq.10242. Gjithashtu gjykata vendosi që shpallja e kërkesës së kërkuesit të bëhej në ambientet e Njësisë Bashkiake Nr. 2, për faktin se i ndjeri Koço Dado ka qenë banor i Njësisë Bashkiake Nr.2.
Rrëmbimi i biznesmenit
Nga gjykimi i çështjes dhe provat e administruara në gjykim rezultoi se shtetasi Koço Dado ka qenë banor i Njësisë Bashkiake Nr. 2 Tiranë, ai ka qenë në një gjendje familjare me bashkëshorten e tij Suzana Dado dhe fëmijët Parlind Dado dhe Rea Dado. Në datën 08.06.1998 i ndjeri Koço Dado është rrëmbyer tek Ambasada Polake, në momentin që dilte nga shoqata e biznesmenëve dhe që nga ai moment e në vazhdim ai rezulton i zhdukur. Në zyrën e gjendjes civile të Njësisë Bashkiake Nr. 2, i ndjeri Koço Dado figuron i regjistruar në regjistrat e të gjallëve dhe nuk është regjistruar vdekja e tij.
Dëshmia e gruas
Gruaja e Koço Dados ka pohuar para gjykatës se; në datë 08.06.1998 është rrëmbyer bashkëshorti im, ky fakt është komunikuar nga organet e policisë së shtetit. “Deri pas dy muajsh kemi pasur telefonata anonime dhe kaseta. Lajme nuk kemi pasur dhe vetëm spekulime”, shprehet e shoqja në dëshmi.
Rrëfimi i të vëllait
Gjykata e Tiranës mori dhe dëshminë e të vëllait të biznesmenit.
Nikolla Dado, në lidhje me ngjarjen ka shpjeguar se: “Unë di që është rrëmbyer në dt. 08.06.1998 nga disa persona të panjohur. Janë bërë telefonata në vende të ndryshme, me të cilët ka biseduar nipi dhe e shoqja Suzana. Kam biseduar me ish-Ministrin e Mbrojtjes së asaj kohe dhe më ka thënë që ky problem nuk është bandë kriminale por janë struktura të organizuara të shtetit. Kam tentuar të zbuloj çështjen, por jam penguar. Emra personash nuk mund të them”. Përfaqësuesi i prokurorisë në lidhje me këtë kërkesë u shpreh se ishte dakord.
Vendimi i gjykatës
Pas shqyrtimit të fakteve dhe provave, gjykata ka krijuar bindjes së ndodhet përpara rrethanave, që e bëjnë të besohet se shtetasi Koço Dado është rrëmbyer më dt. 08.06.1998, rrethana të cilat konsiderohen si të mjaftueshme për të realizuar deklarimin si të vdekur të një personi, pa qenë e nevojshme që më parë të shpallet si i zhdukur. Sipas përcaktimeve të ligjit, gjykata vendos të caktojë si datë vdekje të Koço Dados, datën 01.07.1999.
Duke qenë se vdekja e shtetasit Koço Dado nuk është konstatuar nga ndonjë mjek dhe nuk është plotësuar skeda e vdekjes, çregjistrimi i tij nga regjistrat përkatës të gjendjes civile ka qenë i pamundur në kushtet e mungesës së procedurave të rregullta ligjore të konstatimit të faktit të vdekjes nga mjeku përkatës, në përfundim të të cilave do të lëshohej dhe skeda përkatëse e vdekjes.
Gjykata me shpalljen e vdekjes së shtetasit Koço Dado përcakton dhe trashëgimtarët, ku në bazë të certifikatës familjare të dt.26.09.2011 trashëgimtarë të tij janë;Suzana Dado, Parlind Dado, Rea Dado. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjykata e gjen kërkesën e kërkueses Suzana Dado të mbështetur në prova dhe në ligj dhe si të tillë e pranon atë. Gjykata urdhëron dërgimin e një kopje të vendimit në Qendrën e Publikimeve Zyrtare, për botimin e shkurtimit të vendimit në Fletoren Zyrtare. Vendimi i gjykatës i është dërguar për regjistrim Zyrës së Gjendjes Civile, Njësia Bashkiake Nr.2 Tiranë, në të cilën shtetasi i deklaruar i vdekur është i regjistruar.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi