Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
FJALA E KOÇO DANAJT NË KUVENDIN E LB-së People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
FJALA E KOÇO DANAJT NË KUVENDIN E LB-së People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FJALA E KOÇO DANAJT NË KUVENDIN E LB-së

Shko poshtë

FJALA E KOÇO DANAJT NË KUVENDIN E LB-së Empty FJALA E KOÇO DANAJT NË KUVENDIN E LB-së

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 22 Jun 2011 - 22:58

Fjala e Koço Danajt në Kuvendin e II-të të LB-së

Të dashur miq të Lëvizjes për Bashkim,
Faleminderit për ftesën që të marr pjesë në Kongresin tuaj si drejtues i Listës për Shqipëri Natyrale. Ju uroj mbarësi dhe suksese në qëllimin tonë të përbashkët, që është bashkimi i trojeve shqiptare në një shtet të vetëm.
Çfarë përbën rasti i kombit shqiptar dhe territoreve të tij në marrëdhëniet ndërkombëtare?
Kombi shqiptar është një rast unik në kontinentin evropian. Shqipëria aktuale, është i vetmi shtet në Evropë që përgjatë gjithë vijës kufitare tokësore ka vetveten. Ky absurd fillon që nga Hani i Hotit në veri dhe përfundon në Qafën e Botes në jug. Pra, kemi të bëjmë me një rast sui generiRregullimi i statusit të trojeve shqiptare përgjatë një shekulli i është nënshtruar 7 marrëveshjeve ndërkombëtare, vendimet e të cilave ose kanë qenë koloniale ose kanë qenë arnime pjesore të pjesëve të ndryshme të kombit shqiptar. Ato janë Marrëveshja e Londrës, Marrëveshja e Versajës e cila la në fuqi copëtimin kolonial të Marrëveshjes së Londrës, Marrëveshja e Jaltës e vitit 1945 e cila e zhduku fare kombin shqiptar nga harta e Evropës, Marrëveshja e Rambujesë e cila iu kushtua vetëm një pjese të territorit shqiptar siç ishte Kosova, Marrëveshja e Konçulit e marsit 2001, që iu kushtua një pjese të kombit shqiptar siç është Lugina e Preshevës, Marrëveshja e Ohrit e gushtit 2011, e cila iu kushtua një pjese të territorit shqiptar në ish-republikën jugosllave të Maqedonisë. Aktualisht kombi shqiptar jeton në dy shtete që janë Shqipëria artificiale dhe Kosova, në Shqipërinë Lindore në FYROM me status të popullit shtetformues dhe në dy pakica kombëtare në Mal të Zi dhe Serbi.
Sot, kur flitet për marrëdhënie të reja ndërkombëtare të mbështetura jo në të drejtën e forcës, por në forcën e së drejtës, shqiptarët kanë të drejtë të kërkojnë riparimin tërësor dhe jo pjesor të padrejtësive koloniale që janë bërë ndaj tyre. Pra, të kërkojnë anulimin tërësor të mbledhjes koloniale të Londrës, si dhe të kërkojnë dëmshpërblim në vlerën 100 miliard sterlina nga 6 fuqitë e mëdha për shkak të humbjeve që i kanë shkaktuar kombit shqiptar si pasojë e copëtimit kolonialist të territoreve të tij.
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FJALA E KOÇO DANAJT NË KUVENDIN E LB-së Empty Re: FJALA E KOÇO DANAJT NË KUVENDIN E LB-së

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 22 Jun 2011 - 22:59

E drejta e bashkimit të shqiptarëve në një shtet të vetëm bazohet në disa akte juridike të pranuara ndërkombëtarisht edhe nga vet fuqitë e mëdha. Cilat janë ato?
1. Përgjatë një shekulli, shqiptarët festojnë 28 Nëntorin 1912 si datë të shpalljes së pavarësisë së tyre dhe nuk e festojnë datën që vendosi copëtimin e tyre dhe krijimin e Shqipërisë artificiale që është sot, datë që është 29 korriku 1913.
2. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në preambulën e saj pranon të drejtën e bashkimit të shqiptarëve në një shtet si të drejtë legjitime. Fuqitë e Mëdha që e kanë miratuar këtë kushtetutë e kanë pranuar këtë të drejtë, duke mos bërë asnjë vërejtje për Preambulën e saj.
3. Sot ekzistojnë dy shtete e gjysmë shqiptare që mund ta realizojnë këtë me anë të mjeteve paqësore.
4. Bashkimi i shqiptarëve në një shtet do të jetë procesi përfundimtar i paqes dhe stabilitetit të rajonit të Ballkanit.
5. Në muajin tetor 2010, një organizatë prestigjioze ndërkombëtare, Gallup International në një nga sondazhet e saj i bëri publike këto shifra: në Kosovë, mbi 81 për qind e shqiptarëve duan bashkim me Shqipërinë. Në Shqipëri 63 për qind e shqiptarëve duan bashkim me Kosovën, në Maqedoni 53 për qind duan bashkim me Shqipërinë.
‒ Duke studiuar dhe analizuar Konferencën e Londrës së viteve 1912-1913 e cila copëtoi në pesë pjesë kombin shqiptar;
‒ Duke studiuar në vazhdimësi diskutimet në këtë Konferencë që nga 16 dhjetori i vitit 1912 deri në 29 korrik 1913;
‒ Duke studiuar thelbin e kësaj konference dhe qëllimin për të cilin ajo u mblodh;
‒ Duke studiuar lidhjen e saj me konferencat e mëvonshme në të cilat dhe për të cilat u fol dhe u diskutua për kombin shqiptar;
‒ Duke u bazuar në gjendjen aktuale të kombit shqiptar:
1. Takimet e ambasadorëve të 5 Fuqive të Mëdha: Italisë, Francës, Gjermanisë, Austro-Hungarisë e Rusisë, nën drejtimin e ministrit të Jashtëm britanik, Eduard Grey, nuk përbëjnë bazën e mjaftueshme për të qenë një konferencë zyrtare. Takimet e periudhës midis 16 dhjetorit 1912 deri në 29 korrik 1913 më shumë kanë qenë takime ambasadorësh të gjashtë fuqive të mëdha sesa një konferencë zyrtare.
2. Mbledhja e ambasadorëve të 6 fuqive të mëdha në Londër nuk u thirr për të diskutuar lidhur me kombin shqiptar, por për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet midis 4 fuqive ndërluftuese ballkanike, Serbisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Turqisë, pas Luftës së Dytë Ballkanike. Një nga pjesëmarrësit e kësaj mbledhjeje, ambasadori francez Pol Kambon e pohon një gjë të tillë. Ai
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FJALA E KOÇO DANAJT NË KUVENDIN E LB-së Empty Re: FJALA E KOÇO DANAJT NË KUVENDIN E LB-së

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 22 Jun 2011 - 22:59

shprehet se pas nënshkrimit të paqes midis Turqisë dhe Italisë, marrja e vendimeve që do t’iu imponoheshin shteteve ballkanike dhe Turqisë iu besua trupit diplomatik në Londër. Ai e kishte për detyrë hartimin e marrëveshjeve midis shteteve të ndryshme ndërluftuese të Ballkanit. Mbledhja e Londrës u hap më 16 dhjetor 1912. (Pol Kambon, Corespodenca, faqe 31, botimet Grass et, viti 1946)
3. Në këto takime që zgjatën 6 muaj territoret shqiptare u përdorën për t’i qetësuar dhe kënaqur palët ndërluftuese që ishin fqinjët e Shqipërisë. Për ta qetësuar Greqinë, krahina shqiptare e Çamërisë iu aneksua në mënyrë kolonialiste Greqisë. Për ta kënaqur Serbinë, krahina shqiptare e Kosovës me mbi 90 për qind popullsi shqiptare iu dha Serbisë. Ndërsa trojet shqiptare nga Plava deri në Ulqin iu dhanë Malit të Zi.
4. Përfaqësuesit e 6 fuqive të mëdha, nuk u morën asnjëherë me aktin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 nga politikanët shqiptarë që nga Kosova deri në Çamëri, që nga Durrësi deri në Shkup. Kemi të bëjmë me një akt juridik i cili u injorua përgjatë çdo takimi.
5. Përfaqësuesit e 6 fuqive të mëdha në qëndrimin ndaj kombit shqiptar mbajtën një qëndrim tipik kolonialist, duke i përdorur territoret shqiptare si plaçkë tregu për t’i kënaqur fqinjët e saj dhe duke e quajtur Shqipëri atë që mbeti dhe të cilën dy vjet më pas po këta ambasadorë me Traktatin e fshehtë të Londrës vendosën ta copëtojnë sërish, duke e quajtur Shqipëri vetëm një krahinë përgjatë lumit Shkumbin dhe duke ia dhënë territoret e tjera Italisë dhe Serbisë.
6. Këtë qëndrim kolonialist dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare e kanë pranuar vetë disa nga përfaqësuesit e mbledhjes së Londrës. Ja disa dëshmi:
‒ Eduard Grey, ish-ministër i jashtëm i Britanisë së Madhe deklaron në Dhomën e Komunave se Marrëveshja ndërmjet fuqive lidhur me kufijtë veriorë të Shqipërisë u arrit pas një përpjekjeje diplomatike të gjatë dhe të vështirë. U vendos që Peja, Prizreni, Dibra dhe pas shumë bisedimesh, Gjakova të lihen jashtë Shqipërisë. Kjo marrëveshje lë një pjesë të madhe territori për t’u ndarë midis Serbisë dhe Malit të Zi, si fryt i fitores së tyre. Unë e di fare mirë se kur gjithçka do të bëhet e njohur, kjo zgjidhje do të japë shkas në shumë pika për kritika të forta nga kushdo që e njeh vendin.
‒ Pol Kambon, ish-pjesëmarrës në mbledhjen e Londrës: Ballkanikët tanë ikën, por mbetën pa u zgjidhur problemet më të rënda, kufijtë e Shqipërisë dhe ishujt e Detit Egje.
‒ Robin Kuk, ish-ministër i jashtëm britanik deklaron në Dhomën e Komuneve në prill 1999, lidhur me bombardimet e NATO-s mbi Jugosllavi: ne po i zhbëjmë padrejtësitë që i bëmë në shekullin e kaluar ndaj kombit shqiptar.
Atëherë, le të punojmë më shumë dhe ta çojmë deri në fund zhbërjen e padrejtësive ndaj kombit tonë! Le ta bashkojmë vetveten sot që t’i bashkojmë territoret shqiptare nesër!
Rroftë Shqipëria natyrale!
Rroftë kombi shqiptar!
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FJALA E KOÇO DANAJT NË KUVENDIN E LB-së Empty Re: FJALA E KOÇO DANAJT NË KUVENDIN E LB-së

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi