Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Lindim të barabartë… marrim rrugëtime të ndryshme People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Lindim të barabartë… marrim rrugëtime të ndryshme People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lindim të barabartë… marrim rrugëtime të ndryshme

2 posters

Shko poshtë

 Lindim të barabartë… marrim rrugëtime të ndryshme Empty Lindim të barabartë… marrim rrugëtime të ndryshme

Mesazh nga Emona Sun 11 Dec 2011 - 1:31

Edhe kur në këtë jetë gjithçka të duket bardhë e zi, mos harro se shumëdimensionalet gjenden diku, përreth teje. Ndonëse ti nuk i sheh, mos mendo kurrë se nuk janë. Mjafton thjesht t’i kërkosh, të marrësh iniciativën për të rrëmuar mbi realitetin, mbi jetën e përditshme, mbi atë që ne shohim vërtet sot, mbi atë që ndiejmë e na bën të jemi vetvetja.

Shpesh rri e mendohem për mënyrën se si ne sillemi e flasim me njëri–tjetrin dhe gjithmonë dal në përfundimin se shoqëria në të cilën jetojmë, ende nuk ka arritur të krijojë atë botën e duhur të mirëkuptimit, të tolerancës e të paqes. E kuptoj gjithmonë e më shumë faktin se jo të gjithë jemi njësoj, të paktën jo të gjithë tregohemi si të barabartë mes të barabartëve.

Zoti kur e krijoi qenien njerëzore, e përfytyroi atë si individin me parime e vlera të rrënjosura thellë në përbërjen e tij. Njerëzit lindën të barabartë, por çuditërisht e njëkohësisht për fatin e keq tonin, filluan të marrin drejtime të ndryshme. Me kalimin e kohës, sinqeriteti, çiltërsia, naiviteti, dashuria që kishin njerëzit për njëri-tjetrin evoluan duke u kthyer në të anasjellta jo fort të këndshme. Synimi kryesor u bë ai që të jesh “mbi të tjerët” e të mos ndihesh kurrsesi i mposhtur. Arroganca dhe ambicia i shndërruan krijesat dikur të pafajshme, në vrasës të ndërgjegjes, të po asaj ndërgjegjeje që ato mbartnin. E kush më mirë se ne di të mbërthejë të vërtetat e dhimbshme?!
Përse vallë i drejtohemi negatives kur pozitivitetin mund ta gjejmë në mjaft skuta të karakterit tonë? Si ka mundësi që pabarazinë qoftë atë gjinore, racore, fetare, kulturore e kemi para syve e nuk kemi guxim ta kundërshtojmë? Ne u bëmë bashkëpunëtorë, u bëmë miq, gjetëm vetveten në mospranimin e grupeve shoqërore e kjo ndodhi padyshim si pasojë e mënyrës së verbër vepruese po të këtyre njerëzve racistë.

Mirësjellja, dashuria, vlerësimi u zëvendësuan tani me ndjenjat e egoizmit, urrejtjes, zilisë që na rrethon më së shumti. Jeta na ka rezervuar shumë të mira, të bukura madje edhe të këqija që na bëjnë të reflektojmë, t’i kristalizojmë më shumë situatat, por kemi qenë me ata të pagabueshmit, të paarritshmit dhe mbase jemi ne ata që nuk duam ta kuptojmë atë botën përtej së bukurës, atë, realitetin e vërtetë. Atë botën e pakuptimtë të të varfërve, të lypësve, jetimëve, atyre fëmijëve dhe të mohuarve pa shpresë. Ne jemi rritur mes së mirës, respektit, tolerancës, dashurisë së dhuruar nga familja e të afërmit e tjerë, por dhe mes ndjenjave negative, që shpesh herë na kanë bërë konfuzë për të tashmen e për të ardhmen.

Pa mëdyshje mund të them se shpesh jeta që ne kërkojmë nuk vjen në formën e përsosur që ne duam. Thjesht na duhet diçka për të kuptuar botën e dhembshur. Fare thjesht mund të reflektojmë me anë të një shembulli të rëndomtë.

Teksa kaloj një ditë në qytetin tim, dora e vockël dhe e vobektë e një lypësi jetim, me një fytyrë të pashpresë, me sy të trishtë zgjatet në atë sensin e padjallëzuar fëminor drejt një burri të ashpër në fytyrë. Si gjithmonë përbuzja i kalon kufijtë dhe dashamirësia e burrit në fjalë lë shumë për të dëshiruar. Sa jetë të ndryshme. Lypësi i vogël i veshur me disa rrecka e i uritur pa masë, e njeriu mizor i veshur me një kostum të pastër nuk ka fare mëshirë. Ai ecën drejt duke shikuar shtrembër, sikurse s’ka parë asgjë. A vallë një hije drite nuk mund të përçojë krenarinë e këtyre njerëzve koprracë e të pamëshirshëm.

Drejtohem rreth krijesës së pafajshme dhe lotët e tij hynë thellë në dhembshurinë që ndiej për njerëzimin. Hedh nga larg disa monedha pa dashur të afrohem e pikëllimi të më shtohej akoma më shumë. Ne jemi të njëjtët, të ftohtë e mizorë, por fëmija i braktisur në mëshirë të fatit nuk është i tillë. Ai shpesh është i uritur, në dimër ka ftohtë e një strehë qëndrimi nuk ka.

Përkujdesje e dashuri nuk merr nga askush. Kjo është bota ku ne duhet të përcjellim dashuri, ku jo çdo ditë lind diell e shpesh retë e zymta vrasin shpresa, ëndrra e jetë.

Ne jemi të barabartë por me drejtime të ndryshme. (dritaislame)

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Lindim të barabartë… marrim rrugëtime të ndryshme Empty Re: Lindim të barabartë… marrim rrugëtime të ndryshme

Mesazh nga Anakonda Tue 13 Nov 2012 - 5:25

tbarabart do jemi perpara atij qe na shikon lart;ai na kriju e vec ai ka tdrejt tna e marr jeten
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi