Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Serbët që dhanë jetën për Shqipërinë ! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Serbët që dhanë jetën për Shqipërinë ! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Serbët që dhanë jetën për Shqipërinë !

3 posters

Shko poshtë

Serbët që dhanë jetën për Shqipërinë ! Empty Serbët që dhanë jetën për Shqipërinë !

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 11 Dec 2011 - 11:16

Serbët që dhanë jetën për Shqipërinë ! Alb-flagKryetari i shoqatës “Moraça-Rozafa” Pavlo Jakoja, flet për kontributin e komunitetit serbo-malazez në shoqërinë shqiptare, e kryesisht në luftën për çlirimin e vendit nga pushtuesit. Në këtë kuadër ai përmend se në Luftën Nacional-Çlirimtare dhanë jetën disa nga pjestarët e këtij komuniteti dhe ai rëndit një sërë emrash, që shqiptarët kanë mësuar për ta si heronj të Shqipërisë. Ndërsa Jakoja thotë, se heronjve dhe komunitetit që ata u përkisnin iu hoq prapashtesa “iq” në kohën e Zogut, i cili gjithashtu mbylli dhe shkollën serbe në Obiliç, në të cilën patën mësuar heronjtë, por edhe vetë poeti i madh Migjeni. Kjo prapashtesë nuk iu kthye mbiemrave të këtij komuniteti, edhe pse Shqipëria pati një periudhë dashurie me Titon dhe Jugosllavinë. Por pas prishjes me jugosllavët, gjithçka ndryshoi për këtë komunitet.
Zoti Jakoja, gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare kanë marrë pjesë edhe pjestarë të komunitetit serbo-malazez. A mundet ju lutem të na i thoni kush ishin ndër më të njohurit?
Pjestarët më të njohur të komunitetit tonë që kanë marrë pjesë në luftën Nacional-Çlirimtare janë Vasil Shantoviç, Vojo Kushiç, Jordan Misje, Branko Kadiç, Vaso Kadiç, Lazar Lazari, Jefto Shtirkiq, Peko Kadiq, Stefan Kavaja, Drago Pjetriç, Zako Nikolliq, Mile Veliç dhe disa dhjetra të tjerë gjatë vitit 1944. Në përgjithësi ato figura të mëdha që përmenda më sipër kanë qenë së bashku me Migjenin, nxënës të shkollës serbe “Obiliç” deri në vitin 1934, kjo shkollë u hap në 1822.
A ekzistojnë dokumentet për të vërtetuar pikërisht pretendimin tuaj për figurat që ju përmendët?
A ka dokumente? Së pari; në vitin 1934, 1952, 1966 ndaj komunitetit tonë u përdorën politika ekstreme asimiluese. Mbyllja e shkollave në gjuhën serbe. Heqja e plotë e mbiemrave ose heqja e mbaresës “iq”. Gjatë luftës Nacional-Çlirimtare për shkak të përafrimit politik me Jugosllavinë njerëzit tanë filluan të aktivizohen. Në librat e Gjendjes Civile janë fshirë mbiemrat dhe kombësia dhe pas vitit 1966 ka qenë e pamundur vihen emra karakteristikë. Për një pjesë në rregjisrat e kishës ka tregues. Po të gërmohen varret tek spitali mund të gjenden mbishkrime. Sot në Vrakë ka disa qindra mbishkrime. Një grup shumë i madh nga ky komunitet vazhdon të trashëgojë gjuhën serbe. Pra siç e shihni ecuria ka qenë e tillë, që ndryshimin e mbiemrave u bë fillimisht në kohën e Zogut, kur iu hoq mbaresa karakteristike për mbiemrat tanë, dhe menjëherë pasi u prishëm me Titon, gjithçka ndryshoi.
Nëse janë pjestarë të komunitetit tuaj, atëherë pse në varrezat e dëshmorëve apo kudo që ndodhen ato, janë me emrin e tyre të shqiptarizuar?
Një pjesë tani në demo-kraci i kanë rivendosur. Konstatojmë që inercija e regjimeve të mëparshme ka qenë shumë e fortë, ku vazhdojnë të duken edhe sot pasojat e asimilimit të pashoq.
Vrasjen e Adem Boletinit në Shkodër nga Vasil Shantoja, apo siç ju e quani Shantoviç, si mund të konsiderohet si një vrasje e bërë nga një komunist shqiptar, apo si një vrasje të një kosovari?
Gjatë asaj lufte ka pasur komunista dhe antikomunista.
A ka pasur gjatë historisë pjestarë të komunitetit tuaj, që nuk kanë dashur të identifikohen si të tillë, ose e kanë fshehur identitetin e tyre. Cilët prej tyre mund të përmendni?
Sot ka shumë nga komuniteti yne, që në veçanti për të shkolluar dhe punësuar familjarët e kanë humbur identitetin e vet. Gjatë regjimit komunist pjesëtarët e këtij minoriteti u detyruan me forcë të ndryshonin mbiemrat e tyre tradicionalë dhe familjarë me mbiemra të tjerë shqiptarë të cilët për vetë kuptimin e tyre ishin poshtërues dhe denigrues, siç janë: Druri, Arra, Guri, Hekuri, Pambuku, Fojleta, Qershija, Dritarja, Shelqi, etj. Krahas këtyre masave, prindërit e të porsalindurve, pjesëtarë të minoritetit, u detyruan tu vinin emra shqiptarë fëmijëve të tyre të marrë nga një listë emrash shqiptarë, e perpiluar nga organet e asaj kohe.

Zonat ku gjendet komuniteti serbo-malazez
Ky minoritet jeton kryesisht i përqendruar në qytetin e Shkodrës të Koplikut, në komunën Gruemirë-fshatrat Vrakë, Omaraj, Gril, Boriç i Madh, Boriç i Vogël, Kamicë, Shtoj i Vjetër, Shtoj i Ri, Dobraç, Golem, Mushan, Bushat etj. Gjithashtu ai ka përqendrime edhe në rrethet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Librazhd, Fier në fshatrat Rreth Libofshë dhe Hamil, Korçë, Berat etj. Sipas të dhënave, vrojtimeve dhe analizave tona numri i kësaj pakice kombëtare etnike është rreth 30 mije vetë.

Gjendja Civile po u kthen mbiemrat
Për sa i përket problemit të rikthimit të emrave dhe mbiemrave të vjetër tradicionalë, personat që kanë qënë të detyruar nga autoritetet e pushtetit monist të heqin dorë nga emrat dhe mbiemrat e parardhësve të tyre dhe t’i ndryshojnë me emra shqiptarë kundër dëshirës së tyre, së fundmi u është dhënë e drejta që në zyrat e gjendjes civile me anë të një procedure të thjeshtë të bëjnë kërkesën për ndryshimin e tyre.K.AL
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serbët që dhanë jetën për Shqipërinë ! Empty Re: Serbët që dhanë jetën për Shqipërinë !

Mesazh nga Emona Mon 12 Dec 2011 - 0:30

Tema bartet ne Kategorin ''Hostori Botrore''

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serbët që dhanë jetën për Shqipërinë ! Empty Re: Serbët që dhanë jetën për Shqipërinë !

Mesazh nga Anakonda Sun 3 Jun 2012 - 0:44

po me vjen habi serbe qe japin jeten per vendin tone
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serbët që dhanë jetën për Shqipërinë ! Empty Re: Serbët që dhanë jetën për Shqipërinë !

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi