Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vdes foshnja 11 muajshe, Prindërit: I dhanë mjekim të gabuar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vdes foshnja 11 muajshe, Prindërit: I dhanë mjekim të gabuar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdes foshnja 11 muajshe, Prindërit: I dhanë mjekim të gabuar

2 posters

Shko poshtë

Vdes foshnja 11 muajshe, Prindërit: I dhanë mjekim të gabuar Empty Vdes foshnja 11 muajshe, Prindërit: I dhanë mjekim të gabuar

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 26 Aug 2011 - 4:14

TIRANE - Një foshnje 11 muajshe humbi jetën në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për shkaqe ende të panjohura. Vogëlushja e çiftit Xhangoli ishte dërgua fillimisht në pediatrinë e Durrësit, më pas ishte urdhëruar të sillej në Spital Ushtarak në Tiranër, por ajo nuk arrit dot të mbërrinte e gjallë për të marrë mjekimin especializuar.

Prindërit akuzojnë mjekët për vdekjen e vajzës dhe kërkojnë drejtësi. Adriana dhe Kosta tregojnë se mëngjesin e 24 qershorit kishin dërguar të miturën në spital në gjëndje të rëndë. "Kur vajta në spital doktoresha më priti shumë ashpër. Më kërkoi librezën e shëndetësisë, të cilën se kisha me vete pasi po kthehesha nga Gramshi. Më pas më kërkoi rekomandimin nga mjeku i lagjes. I thashë që isha për urgjencë po të ishte për mjekun e lagjes e çoja atje.Fillimisht i bëri një serum, dhe goca u qetësua. Piu dhe gjoks. Më pas më dha një recetë me ilaçe për mjekim në shtëpi, duke shtuar se nëse vajza nuk do shërohej duhej shtruar në spital."- tregon e ëma e vogëlushes. Çifti ishte kthyer në shtëpi, por pasdite shëndeti i gocës ishte përkeqësuar dhe ata ishin kthyer sërish në spital.

Nëna e vogëlushes vazhdon rrëfimin e momenteve kur mjekët ishin mbledhur për konsultë dhe shefi i pavionit i ksihte thënë doktoreshës se i kishte dhënë dozë të gabuar vajzës.

Shefi i pavionit shkoi tek goca, na nxorri jashtë neve dhe nisi të diskutonte me doktoreshën. Në këtë moment unë isha pranë tyre, pasi hyra nga një derë tjetër. Shefi i pavionit i tha doktoreshës se i kishte dhënë dozë të gabuar fëmijës, cka i ka mpiksur trurin. Doktoresha më pa që unë isha aty dhe urdhëroi infermieren që të më largojë. Infermierja më shty dhe me tha do dalësh jashtë. Goca ka vajtur dhe ajo më ka nisur në Tiranë , kur goca po jepe shpit në orën 8. goca nuk arriti deri në Vorë, mbaroi rrugës”,- rrëfen nëna.

Babi i vajzës kërkon drejtësi ashtu si e gjitha familja.
“Doktori e mban përgjëegjësinë. Kur e shikon që fëmija është I sëmurë nuk duhet të më përzërë. Në qëofëse del që del na mjeku atëherëëë… do thuash e kasha gocën 11 muaj dhe 2 ditë, por ajo do më rronte 120 vjet dhe unë nuk ngopem me burgun e asaj”,- shprehet i prekur babai i foshjes së vdekur.

POLICIA
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp policia sqaron se mbrëmjen e 24 qershorit Adesa Xhangoli ishte dërguar, nga familjarët, në spitalin e Durrësit, me temperaturë të lartë. Mjekët kanë kërkuar t’i bëhet ekzaminim i hollësishëm, me pajisje të cilat nuk i disponon pediatria e Durrësit, një prej të cilave edhe skaneri. Në këto kushte foshnja me urgjencë është dërguar në spitalin Ushtarak në Tiranë, por ka gjetur vdekjen rrugës.

DENONCIMI
Prindërit e foshnjes kanë bërë denoncimin në polici, për moskujdes të mjekëve dhe mos dhënien e mjekimeve të duhura në kohë. Denoncim ka sjellë edhe nisjen e hetimeve, ndërsa trupi i vogëlushes 11 muajshe do i nënshtrohet ekzaminimit mjeko-ligjorë.

MJEKET
Shefi i pediatrisë së Spitalit të Durrësit, doktor Dhimitraq Gjergo sqaron se ”foshnjën e kishin dërguar në Tiranë pasi ishte rast i komplikuar. Ajo mbërriti në spital në gjëndje të rëndë dhe se temperature i kishte prekur sistemin nervor.“ raporti mjekësor është sekuestruar nga policia dhe i ka kaluar prokurorisë.

HETIMI
"Nga ana e uniformave blu në lidhje me këtë ngjarje, u kryen veprimet e para hetimore dhe po vazhdon kryerja e ekzaminimit mjeko-ligjor me qëllim saktësimin e shkaqeve të vdekjes, përfshirë këtu edhe trajtimin mjekësor të dhënë nga personeli i spitaleve. Materialet e para hetimore për veprën penale të mjekimit të pakujdesshëm iu kaluan për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Durrës" - thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së Durrësit.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdes foshnja 11 muajshe, Prindërit: I dhanë mjekim të gabuar Empty Re: Vdes foshnja 11 muajshe, Prindërit: I dhanë mjekim të gabuar

Mesazh nga Durrsaku Fri 26 Aug 2011 - 5:38

eeeeeeeeeeeee e di kete histori te shihnit sesi bente nena e saj o zot do u tmerronit isha ne spital parmbreme kur ndodhi dhe e pashe me syte e mi ate nene qe qante dhe te atin qe e mbante femijen ne duar o zot cfare tmerri
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi