Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Festivali “Një botë” nis sot në Prishtinë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Festivali “Një botë” nis sot në Prishtinë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Festivali “Një botë” nis sot në Prishtinë

Shko poshtë

Festivali “Një botë” nis sot në Prishtinë Empty Festivali “Një botë” nis sot në Prishtinë

Mesazh nga Emona Mon 12 Dec 2011 - 0:18

Festivali “Një botë” nis sot në Prishtinë 12_12_11_112925_as1

Prishtinë, 12 dhjetor - Njëzet rrëfime të cilat për emërues të përbashkët kanë të drejtat e njeriut, do të pasqyrohen në ekranin e madh të kinemasë së vetme në kryeqytet. Shtatëmbëdhjetë dokumentarë të autorëve ndërkombëtarë dhe tre të atyre vendorë përbëjnë mozaikun e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar për të Drejtat e Njeriut “Një botë”. Edicioni i njëmbëdhjetë i këtij festivali nis rrugëtimin sot (e hënë). “Një botë” organizohet nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut.

Arian Zeka, drejtor i edicionit të sivjetmë të festivalit, ka thënë se autorët e dokumentarëve që do të garojnë për çmimet e “Një botë”, vijnë nga katër anët e botës.

“Autorët në konkurrencën zyrtare të edicionit të njëmbëdhjetë të festivalit janë nga Meksika, Çekia, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Izraeli, Italia, Zimbabveja, Spanja, Belgjika, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, India dhe tre autorë vendorë”, ka thënë Zeka.

Derisa ka thënë se vitin e kaluar festivali nuk është realizuar për shkak se nuk ka arritur të sigurojë mbështetje për organizim, Zeka ka theksuar qëllimin e “Një botë”.

“Vazhdon të jetë i njëjtë promovimi i të drejtave të njeriut, rritja e vetëdijes së njerëzve për respektimin e të drejtave e të lirive të njeriut përmes shfaqjes së filmave të cilët trajtojnë shkeljet drastike të të drejtave anembanë botës”, ka thënë ai.

“E veçanta e edicionit të këtij viti është se filmat do të shfaqen edhe në Komunën e Graçanicës”.

Të gjithë filmat do të garojnë për "Çmimin e jurisë" dhe "Çmimin e organizatorit".

Zeka ka thënë se roli i këtij festivali në promovimin e të drejtave të njeriut prej vitesh është rritur edhe më shumë.

“Duke pasur parasysh që Festivali është ndër vetmit që trajton aspektin e të drejtave të njeriut, atëherë roli i tij ka qenë jashtëzakonisht i madh. Kosova nuk bën pjesë sot në grupin e shteteve ku të drejtat e njeriut shkelen në mënyrë drastike, edhe pse ende mbetet shumë punë për t’u bërë në promovimin e mëtejmë të të drejtave e lirive të plota në përputhje me konventat dhe standardet ndërkombëtare”, ka thënë ai./Koha.net/

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi