Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nis festivali folklorik “Hasi Jehon” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nis festivali folklorik “Hasi Jehon” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nis festivali folklorik “Hasi Jehon”

2 posters

Shko poshtë

Nis festivali folklorik “Hasi Jehon” Empty Nis festivali folklorik “Hasi Jehon”

Mesazh nga Emona Sun 6 May 2012 - 0:36

Drejtuesit e festivalit tradicional folklorik "Hasi Jehon" kanë deklaruar se kanë finalizuar përgatitjet për edicionin e 23-të të kësaj ngjarjeje kulturore, që sivjet mbahet nga 2 deri më 4 maj, në fshatin Gjonaj të Prizrenit. Në këtë manifestim të valleve dhe këngëve burimore shqiptare, sipas udhëheqësve të shoqërisë kulturore artistike "Malësori", në konkurrencën garuese do të paraqiten rreth 20 shoqëri kulturo-artistike nga trojet shqiptare dhe nga mërgata.

"E veçanta e këtij edicioni është se mbahet nën ombrellën e 100- vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ku në fokus do të jetë paraqitja e folklorit shqiptar, që është ruajtur dhe vazhdon të kultivohet në të gjitha trevat shqiptare", ka thënë të martën drejtori i festivalit, Haziz Hodaj, në një konferencë për shtyp.

Ai ka bërë të ditur se festivali hapet të mërkurën mbrëma me ekspozitat e fotografive të SHKA "Malësori" dhe piktores Kurbina Çollaku, për të vijuar me paraqitjen e pesë SHKA-ve dhe grupeve artistike nga Kosova dhe rapsodëve nga Mirdita e Shqipërisë, ndërkohë që do të interpretojnë edhe dy këngëtarë mysafirë dhe një poete. Në natën e dytë në skenën e fshatit Gjonaj do të performojnë gjashtë SHKA nga Kosova, një nga Kruma dhe një nga Tetova. E në natën finale, të pranishme do të jenë tri SHKA vendore, nga një nga Struga e Tuzi, si dhe SHKA-ja e mërgimtarëve nga Zvicra "Dardania".

"Edhe këtë vit festivali është përqendruar në ruajtjen e traditës dhe kulturës sonë. Si artistë jemi duke bërë përpjekje që këto vlera të barten te brezat e rinj", ka deklaruar Hodaj. Në të njëjtën kohë drejtori i festivalit folklorik ka theksuar se gjatë këtij edicioni do të ndahen edhe tri mirënjohje "Jehonë e Hasit" për personalitetet e shquara të kësaj ane si dhe një mirënjohje post mortem për kontributin në folklor, i titulluar "Një jetë kushtuar kulturës dhe traditës".

Organizimi i edicionit të radhës të festivalit është mbështetur nga Komuna e Prizrenit, MKRS-ja dhe sponsorë komercialë.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nis festivali folklorik “Hasi Jehon” Empty Re: Nis festivali folklorik “Hasi Jehon”

Mesazh nga Anakonda Sun 6 May 2012 - 18:01

tashi po e degjokam ket per her te pare
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi