Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Boshnjakët mirëpresin filmin e Angelina Joliet për luftën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Boshnjakët mirëpresin filmin e Angelina Joliet për luftën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Boshnjakët mirëpresin filmin e Angelina Joliet për luftën

Shko poshtë

 Boshnjakët mirëpresin filmin e Angelina Joliet për luftën Empty Boshnjakët mirëpresin filmin e Angelina Joliet për luftën

Mesazh nga Emona Mon 12 Dec 2011 - 0:21

 Boshnjakët mirëpresin filmin e Angelina Joliet për luftën 11-sar_1112111807_1

Sarajevë, 11 dhjetor - Hatixha Mehmedoviq, e cila ka humbur burrin e saj, dy djem dhe një të afërm në masakrën e Srebrenicës më 1995, e që tash drejton OJQ-në e quajtur “Nënat e Srebrenicës”, është ndier më e lehtësuar të premten mbrëma. Ajo ka pasur mundësinë që të shohë filmin “In the Land of Blood and Honey” në regji e skenar të Angelina Jolie. Kjo e dyta të premten ka shfaqur filmin para audiencës së saj më kritike, ndërsa është shpërblyer me mirënjohje dhe respekt. Drama e cila flet për çiftin e ndarë nga lufta në Bosnjë është shfaqur para njerëzve prej 11 organizatash të viktimave të luftës, raporton Koha Ditore në numrin e vet të së shtunës.

“Ky është një film i fuqishëm për njerëzit që kanë mbijetuar luftën, për viktimat dhe për çdo person që ka përjetuar luftën e agresionin. Mendoj se të gjithë njerëzit në Bosnjë e Hercegovinë, edhe ata në rajon e botë duhet ta shohin këtë film. Mendoj se do të ishte mirë për fëmijët dhe të rinjtë tanë", ka thënë Mehmedoviq.

Madje ajo ka lutur Jolien që të bëjë filma të tillë.

”Ne nuk mund ta zhbëjmë atë që ka ndodhur këtu, nuk mund t’i shërojmë plagët e familjeve të atyre që vdiqën, por është mirë të shihet imazhi i asaj që ka ndodhur, teksa prezantohet në mënyrën e duhur para botës”, ka thënë Mehmedoviq. E kjo ka qenë ajo çfarë Jolie ka dashur të dëgjojë. Duke folur për Zërin e Amerikës, programi në gjuhën boshnjake, ajo ka thënë të jetë ndier e shqetësuar nga mungesa e ndihmës për viktimat e luftës, sidomos për gratë.

“Kisha zemërim të thellë, frustrim dhe pikëllim për këtë dhe për të gjitha situatat e ndryshme. Në veçanti për Bosnjën. Sa më shumë që mësoja dhe lexoja për të, aq më shumë zemërohesha për mungesën e ndërhyrjes”, ka thënë Jolie.

Realizimi i filmit nuk ishte i lehtë. Në fund të vitit 2010, Qeveria e Bosnjës revokoi lejen e Jolie për film, në përgjigje të ankesave që bënë organizatat e viktimave. Ato kishin dëgjuar thashetheme pa bazë, se filmi kishte të bënte me një viktimë përdhunimi, e cila bie në dashuri me përdhunuesin e saj. Ato madje i kishin kërkuar UNHCR-së të shfuqizonte titullin e Joliet si ambasadore. Por tash këto organizata po e shohin Jolien si hero.

Murat Tahiroviq, një i mbijetuar i kampit të paraburgimit “Omarska”, tani kryetar i Shoqatës së Kampit të të Burgosurve në Bosnjë, është njëri prej atyre që ka lobuar më së shumti për ndalimin e filmit. Tash ai ka thënë se ndihet keq për këtë gjë.

“Është një film shumë i mirë, i bërë jashtëzakonisht mirë. Ka të bëjë me thelbin e vërtetë të luftës në Bosnjë. Të gjitha pikat kryesore ceken në të: kampet, tortura, krimet dhe, më e keqja ndër të gjitha, krimi kundër nderit të grave”, ka thënë Tahiroviq.

Filmi “Në tokën e gjakut dhe të mjaltit” flet për historinë e një gruaje boshnjake-myslimane dhe një burri serb, të cilët bien në dashuri para luftës dhe takohen përsëri gjatë konfliktit – kur ai është oficer në ushtrinë serbe, ndërsa ajo e burgosur në një kamp. Jolie ka thënë se filmi nuk është amerikan i bërë për Bosnjën.

”Është një film i bërë me një amerikan, shumë boshnjakë dhe shumë njerëz nga zona. Pra, e kemi bërë së bashku”, ka thënë Jolie. /koha.net/




Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi