Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kisha Katolike në Gjermani fiton nga erotika dhe pornografia People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kisha Katolike në Gjermani fiton nga erotika dhe pornografia People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kisha Katolike në Gjermani fiton nga erotika dhe pornografia

2 posters

Shko poshtë

Kisha Katolike në Gjermani fiton nga erotika dhe pornografia Empty Kisha Katolike në Gjermani fiton nga erotika dhe pornografia

Mesazh nga Emona Mon 12 Dec 2011 - 3:04

Kisha Katolike në Gjermani fiton nga erotika dhe pornografia Kisha-erotike

Shtëpia botuese gjermane Weltbild fiton shkëlqyeshëm nga botimi i librave me prozë erotike dhe pornografike. Por, ajo që është e pazakontë në këtë punë është se Weltbild është qind përqind në pronësi të Kishës Katolike.

Shumica e 10 Urdhrave të Zotit u treguan tepër të kërkueshme për njerëz, megjithëse, me gjasë, asnjëra nuk rezultoi e tillë më shumë se vetë mesazhi për mëkatin.

Edhe sot, në pjesën më të madhe të veprimit të saj pastoral dhe publik Kisha Katolike vazhdon të merret me jetën seksuale të njerëzve, duke i urdhëruar këta të fundit se me kënd dhe sipas cilave kushte guxojnë të shijojnë grimcat e kënaqësisë, por edhe i kërcënon ata që për këtë gjë kanë qëndrime të tjera, i dënon ndarjet, homoseksualët, kondomët, pornografinë… Pra, gjithçka me të cilat dy të rritur do të mund të kënaqeshin fizikisht mbesin pak a shumë tema tabu, ndërkohë që një formë e veçantë e dhunës seksuale ushtrohet edhe ndaj klerit katolik, për të cilin seksi, si i tillë, është automatikisht i ndaluar.

E kur bëhet fjalë për paratë, Kisha Katolike gjithmonë ka ditur që të mbyllë sytë paksa para vetvetes , por edhe ndaj të gjithë atyre mëkatarëve që ishin të gatshëm të paguanin majmë. Prandaj edhe nuk parqet ndonjë befasi të madhe – megjithëse kjo gjë në Gjermani ka shkaktuar një skandal të vërtetë – që Kisha merret edhe me botimin e pornoromaneve, nga të cilat nxjerrë përfitime të majme.

Në fakt, Kisha Katolike në Gjermani është pronare e qind përqindët e shtëpisë botuese Weltbild, nëndega e së cilës, Blue Panther Books, publikon tituj si: “Interneti për Zemërgjerat” , ose “Lavirja e Avokatit”, ose “Porno Konti”. Njëkohësisht, Weltbild është edhe shtëpia më e madhe librare në Gjermani, edhe pse gjykuar për nga përmbajtja e ofertës së saj është shumë vështirë të konkludohet se është në pronësi të Kishës Katolike. Përveç pornografisë, Welbild shet edhe libra për satanizmin, magjinë e zezë, ezoterikën, madje ofron edhe serialin për Harry Potter’in, të cilin si libër antikatolik dikur e cilësonte edhe vetë Papa Benedikti i XVI.

Arsyeja për këtë lloj qasje është tejet prozaike: me publikimin e titujve të tillë shtëpia Welbild, gjegjësisht Kisha Katolike, fiton shkëlqyeshëm. Weltbild ndërkaq është një kompani bukur e madhe, ngase ka të punësuar mbi 6,000 njerëz dhe , pas Amazonit, radhitet si shtëpia e dytë botuese online në Gjermani. Nëpërmjet Weltbild Kisha Katolike kështu mban afro 20 përqind të tregut të madh të librave në Gjermani, përderisa përfitimi material matet me miliona euro, të cilat në fund përfundojnë në xhepin e Kishës.

Kundër një qasje të tillë dyfytyrëshe të Kishës ndërkohë janë rebeluar edhe besimtarët e saj, gjithnjë e më të pakët në numër, kështu që revista katolike ‘Pur’ kohë më parë publikoi një ballinë të madhe, me pyetjen: “Peshkopët, si Producentë pornografik?” Deri më tani Kisha ende nuk është prononcuar publikisht për skandalin, megjithëse duket se mediat gjermane po kënaqen me këtë situatë. Kështu, gazeta konservatore ‘Die Welt’ shton pyetjen:
“Për çka athua i shërben titulli ‘Takat e Mia të Kuqe’ anëtarit të Këshillit Drejtues të Welbild, Pater Langendörfer’it, i cili njëkohësisht është edhe sekretar i Konferencës Gjermane të Peshkopëve? A duhet, ta zëmë, që peshkopi Mussinghoff të dijë se ‘Përse Meshkujt Ejakulojnë shpejtë, përderisa gratë e aktrojnë orgazmën?’. Mund të shtrohen edhe shumë pyetje të tjera të ngjashme”. /express/

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kisha Katolike në Gjermani fiton nga erotika dhe pornografia Empty Re: Kisha Katolike në Gjermani fiton nga erotika dhe pornografia

Mesazh nga Anakonda Fri 23 Mar 2012 - 21:53

sidomos djemt e rinj,do te jene besimtare te zjarrte.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi