Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Përbindëshin që kisha të dashur nuk po e harroj dot People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Përbindëshin që kisha të dashur nuk po e harroj dot People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përbindëshin që kisha të dashur nuk po e harroj dot

3 posters

Shko poshtë

Përbindëshin që kisha të dashur nuk po e harroj dot Empty Përbindëshin që kisha të dashur nuk po e harroj dot

Mesazh nga WebMaster Tue 26 Jun 2012 - 5:49

Kam vendosur që të shkruaj këtu historinë time, me shpresën se dikush nga lexueset tuaja që kanë pasur të bëjnë me meshkuj të dhunshëm mund të më kuptojnë. Ka kaluar një vit që nga koha kur gjeta guximin për t’i dhënë fund lidhjes me të. Nga ai mashkull kam vuajtur shumë, çfarë nuk më ka bërë. Kam hequr shumë nga ai njeri, duke filluar që nga dhuna psikologjike, grushtet, poshtërimi, humba vendin e punës, më ka përdhunuar, më kërcënonte dhe më ofendonte me fjalë nga më ordineret. Megjithatë pikërisht ky mostër ka qenë gjithashtu i vetmi njeri që më ka bërë të ndihesha e dëshiruar dhe e rëndësishme për dikë. E vërteta është që më mungon shumë. Më mungon jashtëzakonisht pjesa e tij pozitive, momentet kur ishte i qetë, kur më përkëdhelte dhe kur qëndronim bashkë për orë e orë të tëra duke u dashuruar. Më mungon vëmendja e tij, ndjesitë dhe emocionet që kisha në intimitet me të, momentet kur flisnim dhe ndihesha e lirshme. Ai dinte çdo sekret timin dhe mund të isha vetvetja përballë tij. Më mungon tmerrësisht shumë mënyra se si ai më kuptonte edhe kur nuk flisja, apo kur nuk kisha asgjë për të treguar. Që kur i kam dhënë fund lidhjes me të jam përpjekur që të gjej ndonjë mashkull tjetër, të kem më në fund një lidhje normale, e cila nuk më lëndon dhe nuk më bën keq, por nuk mundem. Askush nga djemtë, me të cilët jam njohur nuk i ngjajnë atij, nuk janë as sa gjysma e tij, në momentet kur ishte i mirë. Sa herë që zhgënjehem nga meshkujt që takoj, e gjej veten duke menduar për atë, ish të dashurin tim, i cili më copëtonte shpirtin nga dita në ditë, por edhe më bënte të ndihesha femra më e lumtur e kësaj bote. Ndoshta mund t’ju duket absurde, por dëshiroj ta takoj përsëri, ta kem pranë dhe të jetoj edhe njëherë ato momente të bukura që kemi kaluar bashkë. Kam nevojë ta përqafoj dhe t’i tregoj se vetëm ai më kuptonte. Po, e di që mund të dukem e çmendur, por nuk mund të gënjej veten. Të paktën me veten duhet ta pranoj që këto janë mendimet që më vërtiten në kokë. Më mungon tmerrësisht dhe sa herë që mendoj për të kujtoj vetëm momentet e bukura që kemi kaluar, nuk më vijnë aspak në mendje në ato momente e dhunës, të keqtrajtimit dhe të frustrimit që më ka bërë të vuaj. e di që është absurde, por ai më ka dhuruar emocione që nuk mund t’i përjetoj përsëri, me askënd tjetër, emocione që do t’i kujtoj gjatë gjithë jetës sime. Meshkujt si ai janë tmerrësisht magjepsës dhe është e vështirë t’i harrosh, qoftë për të mirat dhe për të këqijat që kanë. Është e vështirë ta largoj nga mendja dhe sa më shumë kohë kalon aq më shumë e kuptoj se nuk do mundem kurrë të krijoj një lidhje tjetër, normale dhe të çlirohem nga imazhi i tij që më kalon sa herë përpara syve. Pavarësisht dëshirës së brendshme për të qenë me të, e di shumë mirë që jeta me atë njeri është e pamundur. Nuk i rezistoj dot dhunës dhe nëse do të kisha qëndruar qoftë edhe një muaj me të do kisha përfunduar në psikiatri. Ju lutem, vajza që keni pasur eksperienca më parë me meshkuj të dhunshëm, dua të di nga ju se si keni arritur t’i harroni. Dua të theksoj se kam qenë tmerrësisht e dashuruar pas tij dhe jo më kot kam duruar të gjitha këto që ju përmenda më lart. Shpresoja se një ditë do të ndryshonte, por gjërat përkeqësoheshin. Dua ta harroj, ta largoj nga mendja dhe ta arkivoj si një ish të dashur, por nuk mundem. E kam të pamundur që kur jam me një mashkull tjetër mos ta krahasoj me atë, por me njeriun e mirë që ishte herë pas here dhe jo me përbindëshin që shndërrohej. Brenda meje e di që gabohem kur mendoj se ai ishte mashkulli i duhur për mua, por zemra nuk arsyeton dhe nuk më dëgjon kur i flas.

Arlinda, Berat.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përbindëshin që kisha të dashur nuk po e harroj dot Empty Re: Përbindëshin që kisha të dashur nuk po e harroj dot

Mesazh nga Anakonda Tue 26 Jun 2012 - 5:59

me vinka shum keq per ket vajz te gjor qe ka pas lidhje me nje monster te till;shpresoj qe ne nje te ardhme te afert te gjej dike qe ta doj dhe ta respektoj ashtu sic ajo e meriton;mire do ishte qe te merrej me dicka tjeter ne vend qe te mendonte per at faqezi qe se paska dashur kurre;edhe pse zemren se komandon dot,i uroj te gjith te mirat ne jete....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përbindëshin që kisha të dashur nuk po e harroj dot Empty Re: Përbindëshin që kisha të dashur nuk po e harroj dot

Mesazh nga dajti modh Tue 26 Jun 2012 - 6:09

eshte bo keq per cuna ..kot e paske lone ..le qe edhe qenke bere pishman ??????
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përbindëshin që kisha të dashur nuk po e harroj dot Empty Re: Përbindëshin që kisha të dashur nuk po e harroj dot

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi