Skllavëroi të bijën në Itali, në pranga babai monstër
Faqja 1 e 1

Një 12-vjeçare shqiptare u kthye në skllave nga babai i saj dhe jetoi e punoi në kushte çnjerëzore për muaj të tërë në Itali, ngjarje tronditëse e raportuar nga “Il Giornale” dhe të përditshme të tjera italiane.
Babai 37-vjeçar dhe nëna ekuadoriane, të përfunduar të dy në pranga për abuzim me të mitur, trajtonin prej vitesh vajzën e tyre si një kafshë pune, duke e detyruar të bënte të gjitha punët e shtëpisë, ndërsa e ushqenin me atë që mbetej nga tryeza e tyre dhe e linin të flinte përtokë.
E mitura, e cila kishte edhe dy vëllezër ndaj të cilëve rezervohej një trajtim krejtësisht normal, ishte e detyruar të lante të gjithë shtëpinë, pjatat, dyshemene, të gatuante dhe të bënte të gjithë detyrat e tjera, të cilat nëse nuk i realizonte me sukses, dënohej duke e nxjerrë nudo në tarracën e shtëpisë në mes të të ftohtit ose duke e mbyllur për orë të tëra në një dollap të errët.
Si pasojë e abuzimit të vazhdueshëm, siç bëjnë të ditur burimet policore, vajza nuk është në gjendje të flasë dhe as të shqiptojë emrin e saj. Në momentin e arrestimit, në qytetin e Rapalos, shqiptari, identetiti i të cilit nuk bëhet i ditur për momentin, u justifikua duke i thënë autoriteteve që e trajtonte ashtu të bijën pasi ajo ishte “shumë e djallëzuar”.
Arrestimi i babait “monstër” ndodhi pasi lajmërimit të fqinjëve, që kishin pikasur për të disatën herë vajzën e zhveshur në tarracën e shtëpisë dy-katëshe. Së bashku me gruan ekuadoriane, shqiptari ishte një punëtor sezonal, por me dokumentar të rregullta.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Similar topics
» Perdhunonte te bijen, arrestohet shqiptari
» Belgjikë, pranga shqiptarit të kërkuar në Itali
» Itali, pranga kosovarit se përdhunoi shtatzënën
» Gjykatësi rreh të bijën sepse shkarkonte muzikë nga You tube
» Greqi, shqiptari përdhunon të bijën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi