Miliarderi rus do të konkurrojë për president
2 posters
Faqja 1 e 1
Miliarderi rus do të konkurrojë për president
Facebook
Një miliarder rus, Mikhail Prokhorov, bëri të ditur gjatë së hënës se do të konkurrojë përballë Kryeministrit Vladimir Putin, në zgjedhjet presidenciale të muajit mars.
Prokhorov e cilësoi vendimin si më të rëndësishmin dhe më të vështirin në jetën e tij. Deklarata vjen ndërsa Rusia është përfshirë nga protestat më të mëdha që prej shembjes së Bashkimit Sovjetik, pas parregullsive që shoqëruan zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në fundjavë.
Sipas rezultatit zyrtar, të vënë në dyshim nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe aktivistët demokratikë, partia “Rusia e Bashkuar” e Putin e Medvedev fitoi me vështirësi një shumicë minimale.
”Kam marrë vendimin më të vështirë të jetës sime. Do të konkurroj për president”, deklaroi Prokhorov gjatë një konference për shtyp. Ai shtoi se nuk ka ndërmend ta ndërtojë fushatën e tij në shkëmbim kritikash me Putinin. “Kritikat nuk do të zënë më shumë se 10% të fushatës sime, pasi pjesa tjetër do t’i përkasë gjërave që unë dua të realizoj”, tha miliarderi.
Më parë gjatë vitit, manjati i përpunimit të çelikut e hekurit dhe pronari i klubit amerikan të basketbollit, Nju Xhersi Nets, u vendos për një periudhë të shkurtër në krye të një partie që sfidoi “Rusinë e Bashkuar”. Megjithatë, ai dha dorëheqjen pas pak kohe nga partia “Çështja e Duhur”, duke fajësuar Kremlinin për përçarjen që ndodhi brenda grupimit.
Sipas Prokhorovit, ishte analisti dhe strategu i shquar i Kremlinit, Vladislav Surkov, ai që shkaktoi përçarjen e partisë. “Kam gjetur një mënyrë më efikase për t’u shmangur nga politikat e pista të Surkovit. Do të bëhem shefi i tij”, theksoi miliarderi.
Revista e specializuar “Forbes” ka renditur Prokhorovin si njeriun e tretë më të pasur në Rusi dhe një prej 20 njerëzve më të pasur në botë, me një pasuri totale që shkon në 18 miliardë dollarë.
/top-channel.tv

Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Re: Miliarderi rus do të konkurrojë për president
ka mbetur vetem kodorkofski ne burg dashka me i bo shoqeri ky tipi
Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Re: Miliarderi rus do të konkurrojë për president
si nuk i mjaftojn leket qe ka,por don te vazhdoje me lart.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Interi mund të konkurrojë me këdo, thotë Stramaccioni
» Berluskoni, miliarderi që u bë yll i politikës italiane
» Rusi, Putin pranon kandidaturën për president
» Miliarderi australian ndërton anijen "Titanic 2"
» Miliarderi rus paguan 100 milionë dollarë për një shtëpi në SHBA

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi