Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Promovohet libri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Kryqtari i fundit” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Promovohet libri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Kryqtari i fundit” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Promovohet libri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Kryqtari i fundit”

Shko poshtë

Promovohet libri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Kryqtari i fundit” Empty Promovohet libri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Kryqtari i fundit”

Mesazh nga Emona Tue 13 Dec 2011 - 6:33

Vlorë – Në mjediset e bibliotekës “Nermin Vlora Falaschi” të Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës u promovua sot libri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-Kryqtari i fundit”, me autor gazetarin Virgjil Kule.

Sipas autorit, libri është një monografi historike për një periudhë dhe figurë të larguar në kohë, por aq të afërt dhe të pranishëm sot, veçanërisht për mesazhet e shumta që ai përcjell.

Ky libër, në dallim nga mjaft vepra të tjera me natyrë të mirëfilltë historike, synon të sjellë imazhin dhe figurën e Heroit tonë Kombëtar, në një këndvështrim bashkëkohor, sipas metodologjisë moderne.

Në çdo faqe të këtij libri, Skënderbeu vjen ashtu siç nuk e njohim, me të gjitha dimensionet e Heroit tonë Kombëtar.

Autori në këtë libër del jashtë klisheve të historiografisë së periudhës komuniste, duke na dhënë një figurë ashtu siç duhet ta shohim dhe për të cilin, siç shprehet, Kule, “vendi ynë sot duhet të këmbëngulë për ta shenjtëruar”.

Kule ka shfrytëzuar dokumenta të shumta dhe të reja, të panjohura më parë, të papërdorura deri më sot, duke udhëtuar shtet më shtet, atje ku i duhej për realizimin e synimit, duke sjellë për publikun me gjithë dritë-hijet sagën skënderbejane.

Duke dhënë gjithë gamën e problematikës që ndodh në përditshmërinë e dokumentuar sipas kriterit kronologjik, duke gërshetuar metodat bashkëkohore në kohë dhe hapësirë me linjën e arsyetimit, autori ravijëzon Skënderbeun që diti të harmonizohej me rrjedhën e ngjarjeve, me zgjuarsinë e tij të lindur e të kultivuar, me intuitën fenomenale për të qenë gjithmonë në krahun e fituesit, si një partner me të drejta të plota në Frontin Kishtar Evropian, si një aleancë ushtarake e ekonomike në kryqëzatën anti-osmane, duke u njohur si komandanti i saj.

Autori e trajton Skënderbeun jo si të krishterin e fundit, por kryqtarin e fundit, sepse Gjergj Kastrioti, qe palë me më të mëdhenjtë e kohës, Vatikanin aleat dhe kundërshtar me perandorinë më të madhe të kohës, atë osmane.

Kule ravijëzon Skënderbeun si strateg të jashtëzakonshëm, por po aq edhe politikan të përmasave më të mëdha të kohës, një shembull që duhet të ndiqet në aspiratën tonë të integrimit evropian.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në mjediset e Bibliotekës së Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, ishin të pranishëm studiues, historianë, studentë e pedagogë, qytetarë.Promovohet libri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Kryqtari i fundit” Gjergj_Kastrioti_Skënderbeu_-_Kryqtari_i_Fundit

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi