Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si mund të nxisim leximin e librit??? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si mund të nxisim leximin e librit??? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si mund të nxisim leximin e librit???

5 posters

Shko poshtë

Si mund të nxisim leximin e librit??? Empty Si mund të nxisim leximin e librit???

Mesazh nga Emona Tue 13 Dec 2011 - 6:35

Tiranë – Shkrimtarë të ndryshëm dhe njerëz të letrave i propozuan ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi disa politika që duhen ndërmarrë për nxitjen e leximit.

Në një takim të zhvilluar dje në Bibliotekën Kombëtare, Bumçi u shpreh se financimet për librin zënë 20 % të buxhetit të kulturës, ose 15 deri në 20 milion lekë të reja.

I pranishëm në takim, shkrimtari Zija Çela tha se MTKRS duhet të blej disa shërbime për të nxitur leximin, por e rëndësishme sipas tij është dhe iniciativa privat e shkrimtarëve. “Kërkojmë lexues, por një plag tjetër është që kemi blerës, por që s’janë lexues”, tha Zija Çela.

Sipas Çelës, në një shoqëri të tregut privat për disa libra edhe nga ana e medias bëhet shumë zhurmës, ndërkohë që libra të tjerë futen në “burg” nga mungesa e qarkullimit nëpër librari, gjë që e bën librin jo efiçent. “MTKRS duhet të zhvillojë mekanizma që ta orjentojnë lexuesin drejt vlerave të vërteta dhe jo drejt zhurmave sezonale”, tha ai.

Lidhur me propozimet e bëra, ndryshe e shtroi problemin pedagogia Dhurata Shehri duke ngritur pyetjen se si mund të nxitet leximi kur nuk ka statistika se sa lexohet, çfarë lexohet, cilat grupmosha, etj.

“Propozimi im inicimi i një studimi i cili nga një anketim të kthehet më pas në një diskutim lidhur me të dhënat për të kuptuar cila letërsi preferohet, cilat tema, autorët, etj”, tha Shehri.

Mungesa e bashkëpunimit të MTKRS-së me Ministrinë e Arsimit është problemi tjetër që Shehri ngriti, nisur nga të dhënat se nxënësit kanë jo më shumë se 6 libra jashtëshkollor të detyrueshëm për të lexuar. “Politikat arsimore kanë çuar në këto të dhëna dhe duhen bërë politika të përbashkëta pasi edukata e leximit merret në shkollë”, tha Dhurata Shehri.

Gjatë takimit, ku shkrimtarë të ndryshëm shprehën problemet e tyre, u fol edhe në lidhje me mungesën e një rrjeti revistash apo gazetash letrare, mungesa e librit në rrethe, mungesa e librarive të mëdha ne vend, mungesa e një katalogu të librave që botohen, etj.

Shkrimtari dhe përkthyesi Agron Tufa tha se rrjeti letrat i revistave apo gazetave do të sillte një peizazh të tendencave letrare dhe se dinamizmi i leximit nuk mund të mendohet pa një rrjet të tillë.

Nga ana tjetër shkrimtari dhe dramaturgu Stefan Çapaliku u shpreh në lidhje me fondin e ndryshueshëm nga viti në vit të MTKRS-së për librin dhe nuk ka asnjë arsye për këtë.

Sipas disa statistikave të bëra publike nga MTKRS, shpenzimet për librin për vitin 2006 janë 17.349.800 lekë, për vitin 2007 janë 10.000.000 lekë, për vitin 2008 janë 20.485.000 lekë, për vitin 2009 janë 18.937.000 lekë.

Viti 2010 shënon dhe vitin kur janë bërë dhe shpenzimet më të mëdha, 38.273.034 lekë, ndërkohë që gjatë vitit 2011 janë shpenzuar vetëm 3.307.000 lekë. Mbështetja totale e MTKRS për librin që prej vitit 2006 është 108.351.834 lekë. Të pranishëm në takim ishim edhe shkrimtarë si Bardhyl Londo, Viktor Canosinaj, Edmond Tupe, etj.


Edituar për herë të fundit nga Eмσηα në Tue 13 Dec 2011 - 10:40, edituar 1 herë gjithsej

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si mund të nxisim leximin e librit??? Empty Re: Si mund të nxisim leximin e librit???

Mesazh nga Daku Tue 13 Dec 2011 - 10:12

Fare thjesht.

Mos e ndizni PC dhe TV dhe lexoni librin
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si mund të nxisim leximin e librit??? Empty Re: Si mund të nxisim leximin e librit???

Mesazh nga Katniss Tue 13 Dec 2011 - 10:37

Daku shkruajti:Fare thjesht.

Mos e ndizni PC

Une gjysmat e librave i zbres nga interneti.

Gjithsesi,

Sdo e zevendesoja librin me asgje, e kam nje biblioteke timen, dhe akoma po e ndertoj e pasuroj.

Eshte keq per gjeneratat e reja sepse gjithcka u vjen ne tabaka argjendi. Gjithcka kane te gatshme, dhe si femije gjithmon zgjedhin menyren me te lehte. Interneti e tv-ja jane vegla te fuqishme qe skane te ndalur, sikur te kishin informata te filtruara sdo kishte kundershtime kaq shume, por per te qene konkurente nga mediumeve tjera, keto mediumet moderne fusin dhe berllok. Si thone : Kur hyn berllok, berllok edhe do dale.
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si mund të nxisim leximin e librit??? Empty Re: Si mund të nxisim leximin e librit???

Mesazh nga Tonii Tue 13 Dec 2011 - 10:39

une mendoj se ka nje variant per te ber lexuesin te lexoj libra psh.
nje faqe tekst libri nje faqe foto erotike nje faqe keshtu e nje ashtu dhe ja u lexua libri e shikoni sa e thjesht?
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si mund të nxisim leximin e librit??? Empty Re: Si mund të nxisim leximin e librit???

Mesazh nga Emona Tue 13 Dec 2011 - 10:42

Per deri sa ke pasion Leximit s'te pengon asgje te mos lexoshe..por te rinjet e sotem preferojn te lujn video games apo te hyn Fb...Tw, Chat ,etij ne Pc se sa te merr te lexoj i libre..

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si mund të nxisim leximin e librit??? Empty Re: Si mund të nxisim leximin e librit???

Mesazh nga Aяtємιѕα Tue 13 Dec 2011 - 10:56

Lexojme ne pc pra meqe sgjejme kohen per te lexuar libra ben pune e pc,nuk hap asnje web faqe tjeter per gjysem ose nje ore qe te kesh vemendjen ne ate qe lexon...u kry puna te lodhen pak syte por kemi e syzet optike ne hajde hajde tani me mos u qani per asgje i kemi kushtet (tongueout)
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si mund të nxisim leximin e librit??? Empty Re: Si mund të nxisim leximin e librit???

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi