Shkolla i “mbyll” derën librit, lexohet 5 herë më pak
2 posters
Faqja 1 e 1
Shkolla i “mbyll” derën librit, lexohet 5 herë më pak
Në shkollën e mesme janë të detyruar vetëm 6 libra jashtëshkollorë, shqiptarë e të huaj. Më parë numri i librave të detyrueshëm jashtë klase ka qenë 30 dhe tashmë është ulur me 5 herë.
Në një kohë kur Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve po mundohet të ndërtojë politika që nxisin leximin, në moshën e dashurimit me librin ndodh absurdi: Ministria e Arsimit dhe Shkencës i detyron gjimnazistët të lexojnë vetëm 6 libra artistikë, shqiptarë e të huaj, në vit. Dje, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, organizoi në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, një tryezë të rrumbullakët me shkrimtarë dhe studiues të letërsisë, për të mbledhur mendime se si MTKRS duhet të ndërtojë politika, në mënyrë të tillë që libri të shkojë te lexuesi. Por, në këtë tryezë mungonin përfaqësuesit e MASH, një institucion kyç ky në nxitjen e leximit dhe cilësinë e tij. Sipas Bumçit, financimet për librin zënë 20% të buxhetit të kulturës. Me këtë rast të pranishmëve iu bë transparente edhe lista e financimeve të MTKRS-së për botime veprash dhe aktivitetesh që lidhen me librin, siç janë çmimet vjetore të letërsisë, panairi i librit, “Poeteka” e ngjarje të tjera. Prej vitit 2006-2011, MTKRS ka shpenzuar mbi 108 milionë lekë në këtë drejtim, megjithatë ende është e paqartë dhe nuk ka politika mirëfilli për nxitjen e të lexuarit.
Ndërmarrja e një studimi
Të pranishmit ngritën një varg problemesh që jo vetëm pengojnë marrëdhënien e librit me lexuesin, por edhe e orientojnë këtë të fundit drejt vlerave të paqëndrueshme, sezonale. E vështirë të nxitësh të lexuarit në një kohë kur nuk di se si duhet t’i qasesh këtij problemi, kur nuk ekziston një bazë të dhënash mbi marrëdhënien e lexuesit shqiptar me librin. Për studiuesen dhe shefen e Departamentit të Letërsisë pranë Fakultetit të Histori-Filologjisë, Dhurata Shehri, politikat e MTKRS-së do të ishin mirë të nisnin që nga ndërmarrja e një studimi mbi atë çka lexohet, kush është ajo kategori që lexon më shumë, cila gjini është e parapëlqyer, cili autor etj. Sipas Shehrit, kjo mund të nisë që me studentët dhe në bashkëpunim me të gjitha institucionet përkatëse, Bibliotekën Kombëtare, botuesit etj., për të hartuar ca statistika mbi të cilat do të mund të ndërtoheshin politikat e mëtejshme apo të diskutohej mbi librat e financuar nga MTKRS. Sipas Shehrit, do të kishte qenë më mirë që takimi i djeshëm të zhvillohej me lexues mirëfilli, dhe jo me specialistë të letërsisë.
Edukimi në shkolla
“Të lexuarit është edukim dhe ne duhet të edukojmë mirë”, tha shkrimtari Zija Çela. Por, ky edukim te njeriu është i vlefshëm herët, që në shkollë. E duket se këtu çështja çalon më tepër. Duke iu referuar reformës në gjithë ciklin arsimor, Dhurata Shehri kujtoi se kjo reformë jo vetëm nuk ka nxitur, por edhe ka prerë në mënyrë drastike të lexuarit. “Në shkollën e mesme janë të detyruar vetëm 6 libra jashtëshkollorë, shqiptarë e të huaj. Atëherë, çfarë nxitje është bërë?!”. Mësohet se më parë numri i librave të detyrueshëm jashtë klase ka qenë 30 dhe tashmë është ulur me 5 herë. Sipas shkrimtarit Agron Tufa, kjo do të thotë se “leximit i është mbyllur dera”. Sipas Shehrit, është i domosdoshëm hartimi i politikave në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. “Nëse nuk merret edukata e leximit qysh në shkollë, atëherë kur do të lexohet më?”, tha ajo.
Investime për biblioteka e librari
“Se sa një libër ka shkuar te lexuesi, këtë mund ta vërtetojnë faqet e tyre në biblioteka”, tha drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Ardian Marashi. Ideja e tij ishte që të kthehet vëmendja te bibliotekat duke i shndërruar ato në një ambient tërheqës dhe të kulturuar, ku lexuesit, e sidomos fëmijët, të njihen nga afër më autorët dhe veprat e tyre. Sipas tij, kjo do të ishte më e mirë se financimi i 100 apo 200 librave nga MTKRS. Kësaj ideje i qëndroi edhe Myftar Gjana, sipas të cilit, në Bibliotekën Kombëtare nuk ka ambiente publike për të lexuar, në një kohë që edhe serveri Bibliotekës është drejt tezaurimit. Të tjerë të pranishëm, si shkrimtari Visar Zhiti apo botuesi Krenar Zejno, i mëshuan qasjes më moderne dhe sportive te lexuesi, duke ngritur librari ku jo vetëm të tregtohen libra, por ku edhe të lexohet e promovohet, të shfrytëzohen ditët ndërkombëtare apo përvjetorët për të hyrë edhe në ato ambiente ku duket sikur libri nuk ka lidhje, por ku ka shumë njerëz.
Çmimet letrare, më transparente
Kur bëhet fjalë për çmimet, shkrimtarët janë shumë të ndjeshëm. Të gjithë thonë se nuk e duan, por ama, asnjëherë nuk janë të kënaqur me fituesit, juritë etj. Problemi i çmimeve letrare që ndan për vit MTKRS u ngrit edhe dje në tryezën e rrumbullakët kushtuar leximit. Sipas shkrimtarit Zija Çela, shteti i ka të gjitha mekanizmat dhe jo vetëm një herë, por sa herë të mundet në vit të udhëheqë lexuesin drejt vlerave të vërteta, dhe jo drejt atyre sezonale. Sipas Visar Zhitit, këto çmime mund të shfrytëzohen më mirë, mund të jenë më të hapura jo vetëm me një juri, por përmes një votimi më popullor mund të dalë vepra më e lexuar. Ndërsa përkthyesi Edmond Tupja hodhi idenë që mund të ketë edhe një “çmim” për librin më të keq. “Jam në një moshë që nuk kam më nevojë për çmime, por duhet rregulluar kjo punë për të rinjtë. Ka shumë thashetheme dhe pezmatime për juritë, unë nuk mund të them gjë, vetëm se ky proces duhet të jetë më transparent”, tha poeti e gjuhëtari Primo Shllaku. Edhe të tjerë pjesëmarrës u shprehën për transparencën e çmimeve, ndërsa përkthyesi Amik Kasoruho hodhi idenë e akordimi të një çmimi të veçantë për kritikën, çka do ta nxiste këtë të fundit.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Shkolla i “mbyll” derën librit, lexohet 5 herë më pak
Eshte koha e internetit sot,te quajne budalla nese studion ne ditet e sotme.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» 23 prilli, Dita Botërore e Librit
» Nje histori fantastike qe ja vlen te lexohet..
» “Kam dy gra, e kam derën hapur për të tretën…”
» Shkodër, eksploziv në derën e një banese
» E keqja” e librit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi