Monedha e rrallë antike, shitet për shifrën rekord 7.4 milionë dollarë
Monedha e rrallë antike, shitet për shifrën rekord 7.4 milionë dollarë
SHBA, 13 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku – Një monedhë antike dhe e rrallë, e tëra prej ari, e cila i përket vitit 1787, është shitur në New Orleans, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një shifër rekord prej 7.4 milionë dollarësh.
Duhet theksuar se është një nga çmimet më të larta në histori që është paguar për një monedhë të artë.
Blanchard & Co, kompania e grumbullimit të monedhave dhe metaleve të tjera të çmuara, është ajo që është marrë me organizmin e kësaj shitje.
Kompania ka bërë të ditur se monedha e rrallë është blerë nga një firmë investimesh e Wall Street. Megjithatë identiteti i blerësit dhe i sh*tësit nuk është bërë i ditur.
E realizuar nga Ephraim Brasher, një fqinj i George Washington, monedha përmban 26,66 gramë ar.
Në atë kohë vlera e saj ishte vetëm 15 dollarë, por në një ‘këmbim’ të ditëve të sotme është e barasvlershme me 1.500 dollarë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Duhet theksuar se kjo monedhë e artë është një pjesë unike dhe ka qenë pikërisht kjo arsyeja e shitjes së saj për një shifër rekord prej 7.4 milionë dollarësh.
r.b/NOA
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» “Monedha” më e madhe në botë shitet për 4 milionë dollarë
» Piktura e rrallë e Cezannes shitet për 15 milionë euro
» Shitet lopa 1.2 milionë dollarë
» Pulla postare shitet për 2.6 milionë dollarë
» Fustani i Marilyn Monroes shitet për 4.6 milionë dollarë
» Piktura e rrallë e Cezannes shitet për 15 milionë euro
» Shitet lopa 1.2 milionë dollarë
» Pulla postare shitet për 2.6 milionë dollarë
» Fustani i Marilyn Monroes shitet për 4.6 milionë dollarë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi