Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Piktura e rrallë e Cezannes shitet për 15 milionë euro People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Piktura e rrallë e Cezannes shitet për 15 milionë euro People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Piktura e rrallë e Cezannes shitet për 15 milionë euro

2 posters

Shko poshtë

Piktura e rrallë e Cezannes shitet për 15 milionë euro Empty Piktura e rrallë e Cezannes shitet për 15 milionë euro

Mesazh nga Emona Sun 6 May 2012 - 0:42

Piktura e rrallë e Cezannes shitet për 15 milionë euro 03JE_kult.Piktura_e_rralle_e_Cezannes_shitet_per_15_milione_euro

Një pikturë e rrallë në akuarel e Paul Cezanne që besohej se ka qenë e panjohur për afërsisht 60 vjet, është shitur për më shumë se 15 milionë euro. Piktura e Cezzanes është shitur në një ankand të organizuar në New York.

Sipas përfaqësuesve të shtëpisë së ankandeve “Christie”, piktura e titulluar “A Card Player” i është shitur një blerësi që ka preferuar të mbetet anonim. Akuareli ishte pjesë e serisë së famshme të pikturave me ngjyra vaji të Cezannes të titulluar “Card Players”. Piktura ishte rizbuluar sivjet në koleksionin e të ndjerit Heinz Eichenwald, i cili ishte një koleksionues i njohur nga Dallasi, Texas.

Në këtë pikturë pasqyrohet një burrë me kapelë dhe xhaketë, i ulur në një tavolinë. Përveç ngjyrave bardhezi, me të cilat ishte i njohur më parë, piktura përmban edhe ngjyrën e kaltër dhe të portokalltë. Artisti francez post impresionist, e kishte realizuar serinë prej pesë pikturave të titulluar “Card Players”, gjatë periudhës 1890 deri në 1895. Piktura e shitur në ankandin e fundit pasqyron një kreativitet të rrallë të Cezannes.

Njeriu që shihet në pikturë është Paulin Paulet, një kopshtar që ka punuar në afërsi të provincës Aix në Francë. Për herë të fundit piktura ishte ekspozuar në një galeri në New York në vitin 1953. Sipas Christie, pronari i fundit i pikturës, Heinz Eichenwald, e kishte trashëguar atë nga babai i tij. Vlera fillestare për pikturën ishte parashikuar të jetë midis 14 e 19 milionë euro. Galeria “Courtauld Gallery” në Londër kishte ekspozuar serinë prej pesë pikturave në vitin 2010 dhe ekspozita kishte udhëtuar për në “Metropolitan Museum of Arts” vitin e kaluar.

Në ankandin e fundit të mbajtur në New York, “Christie” ka vënë në dispozicion 31 piktura dhe skulptura. Shumica prej tyre janë shitur për çmime më të larta sesa vlerat fillestare, derisa tri prej tyre nuk e kanë arritur as vlerën minimale.

Në mesin e shitjeve më të suksesshme ishte edhe një pikturë e Henri Matisse, e realizuar në vitin 1907, e titulluar “Peonies”, që u shit për 14,5 milionë euro. Ndërkohë, “The Sleeper”, një portret i realizuar nga Pablo Picasso në vitin 1932 është shitur për 7,5 milionë euro. Një pikturë e Joan Miro, e titulluar "L'arête rouge transperce les plumes bleues de l'oiseau au pâle bec" është shitur për 3,2 milionë euro.

Sipas “Christie”, vlera e përgjithshme e veprave të shitura në këtë ankand ka qenë 90 milionë euro./knni/



Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Piktura e rrallë e Cezannes shitet për 15 milionë euro Empty Re: Piktura e rrallë e Cezannes shitet për 15 milionë euro

Mesazh nga Anakonda Sun 6 May 2012 - 17:56

qenka pikture e bukur
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi