Kthehet në rishqyrtim “Flaka e Janarit”
Kthehet në rishqyrtim “Flaka e Janarit”
Komiteti për Kulturë, Rini dhe Sport e ka shqyrtuar të martën projektin e manifestimit “Flaka e Janarit 2012”, por ka vendosur që ta kthejë në drejtorinë e linjës për rishqyrtim...
Gjilan - Komiteti për Kulturë, Rini dhe Sport e ka shqyrtuar të martën projektin e manifestimit “Flaka e Janarit 2012”, por ka vendosur që ta kthejë në drejtorinë e linjës për rishqyrtim, duke mos u dakorduar me koston financiare prej 63.900 euro, sa është planifikuar të shpenzohen për këtë manifestim trejavor.
Tahir Arifi, kryesues i Komitetit për Kulturë, Rini dhe Sport, sikurse edhe anëtarët e tij, Jehona Hyseni, Arzie Nuhiu, Shpresa Hajdari, Shpresa Kurteshi e Hamit Azemi, kanë thënë se pjesa financiare për këtë manifestim, nuk është e detajuar sa duhet dhe sipas tyre, shpenzimet mund të reduktohen akoma.
Arzie Nuhiu, ka thënë se projekti nuk duket serioz për një manifestim mbarëkombëtar, siç është “Flaka e Janarit”, derisa ka kërkuar që projekti të kalojë për miratim edhe në Kuvendin Komunal.
Ndryshe, në Gjilan kanë filluar kohë më parë përgatitjet për manifestimin kulturor “Flaka e Janarit”, që mbahet në këtë qytet prej më shumë se njëzet vitesh dhe tubon qindra krijues nga hapësirat shqiptare, në katër shtyllat kryesore të tij.
Tahir Arifi, kryesues i Komitetit të Kulturës, ka thënë se Bordi Organizativ ka mbajtur deri tani 5-6 takime dhe ka përafruar qëndrimet rreth fizionomisë, sikurse edhe rreth shifrave financiare të këtij manifestimi, që mund të lëvizin nga 45 – 50 mijë euro.
“Flaka e Janarit” nuk është një manifestim i thjeshtë, por një identitet kulturor i qytetit të Gjilanit, ku në vitet e acarta u ndez flakadani i lirisë dhe nuk u lejua të shuhet asnjëherë më, ndonëse bëri një rrugëtim të gjatë dhe me plot sfida, ka thënë Arifi.
Manifestimi do të ruajë fizionominë e tij të deritashme, e cila mbështetet në katër shtyllat kryesore, që janë “Peneli...”, “Talia...”, “Pena....” dhe “Fest Flaka”, me të cilat identifikohet “Flaka e Janarit”.
“Flaka...” është manifestim kombëtar serioz, që përmes vlerave të artit nderon personazhet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe si i tillë duhet të ruhet e vazhdohet me xhelozinë më të madhe. / Lajmonlin/
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Flaka e maleve
» Flaka Krelani tifoze e Barcës
» Flaka Krelani, e preferuara e Adi Krastës
» MC Kresha, Flaka dhe Rina lansojnë klipin e “Si Bass”
» A do të kthehet ndonjëherë?
» Flaka Krelani tifoze e Barcës
» Flaka Krelani, e preferuara e Adi Krastës
» MC Kresha, Flaka dhe Rina lansojnë klipin e “Si Bass”
» A do të kthehet ndonjëherë?
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi