Vetmia, sëmundja më ‘infektuese’ në botë
2 posters
Faqja 1 e 1
Vetmia, sëmundja më ‘infektuese’ në botë
Vetmia e shton rrezikun nga demenca, shtypja e lartë e gjakut, sëmundjet e zemrës dhe kanceri, përderisa gjenet për të cilat kemi nevojë t'i luftojmë këto sëmundje tek personat e vetmuar janë më pak aktivë. Pos kësaj, pa marrë parasysh sa e çuditshme ju duket, vetmia është infektuese.
Revista "Journal of Personality and Social Psychology" ka theksuar se vetmia mund të përhapet midis një grupi të caktuar njerëzish sikurse një infektim. Të vetmuarit me kohë 'infektojnë' personat që gjenden rreth tyre. Ekspertët kanë hedhur poshtë faktin se personat e vetmuar thjesht kërkojnë njerëz të ngjashëm me ta.
Por, disa studime janë mjaft kontradiktore - në fund të fundit, vallë njerëzit e vetmuar nuk janë shumicën e kohës të vetmuar, e si do mund ta infektonin dikë?
Rreziqet shëndetësore
Për shëndetin nganjëherë është mirë të jeni vetëm. Por, vetmia e përkohshme është krejt diçka tjetër, në krahasim me izolimin. Nëse këto ndjenja të vetmisë zgjohen tek ju, këto ndjenja shumë negativisht mund të ndikojnë në shëndetin tuaj. Në vetmi njerëzit lënë pas dore shumë gjëra, higjienën, ushqimin, ushtrimet trupore dhe kontrollet shëndetësore.
Jini të këndshëm
Ndoshta të tjerët ju shmangin, sepse nuk jeni të këndshëm. Nëse jeni të turpshëm dhe jo të sigurt, kjo do të thotë se ju mungojnë shkathtësitë komunikuese.
Ushtroni
Ushtrimet trupore janë të dobishme për shëndetin fizik dhe mendor. Pos kësaj, kjo është mënyra e duhur të njihni sa më shumë njerëz. Ide e shkëlqyeshme është vallëzimi. Do të njiheni me njerëz shumë interesantë, do t'i shkëmbeni përvojat dhe do të jeni të lumtur./ks/
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Vetmia, sëmundja më ‘infektuese’ në botë
un se quj semundje ket;perkundrazi per mu esht sherim pasi kur je vetm i mendon edhe i saqron konfliktet qe ke ne mendjen tende edhe besoj se je i/e afte ta perballosh jeten apo presjonet e te tjerve pasi vetmia te qeteson
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Sëmundja Që Injorohet
» Vetmia......
» Vetmia të bën më të zgjuar
» Dhimshuria dhe Vetmia
» Semundja e Kancerit
» Vetmia......
» Vetmia të bën më të zgjuar
» Dhimshuria dhe Vetmia
» Semundja e Kancerit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi