Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Semundja e Kancerit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Semundja e Kancerit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Semundja e Kancerit

Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:45

Ecje kundër kancerit

Ecjet për grumbullimin e fondeve kundër sëmundjeve të ndryshme tashmë janë dukuri.
Një e ecje e tillë u zhvillua fundjavën e kaluar në kampusin e universitetit Duke në Karolinën e veriut, ku mijëra vetë u mblodhën për të ndihmuar një fëmijë në betejën e tij kundër tumorit në tru.
Vetëm pak minuta pranë Kameron Xhaksonit dhe njeriu e kupton përse ai ka frymëzuar kaq shumë vetë. Duket i qetë, por Kameroni 9 vjeçar ndodhet në një betejë të vështirë.
Ai thotë ka tumor në tru, të quajtur medulloblastoma. Me këtët tumor, mjekët e diagnostikuan në shkurt të vitit 2008 dhe që nga ajo kohë, ai është trajtuar në qëndrën kundër tumoreve në tru pranë universitetit Duke në Karloninën e veriut.
Doktor Sri Gururangan thotë se Kameroni ka kaluar nëpër faza shumë të vështira trajtimi. Të gjithë u gëzuan kur mjekët vunë re se tumori ishte tkurrur. Por në mars të këtij viti tumori filloi të aktivizohej përsëri dhe Kameroni është gati për vazhdimin e terapisë. Optimizmi i tij ka tërhequr një numër përkrahësish.
Marshimi në universitetin Duke përbëhet nga grupe familjarësh që vijnë nga mbarë vendi për të grumbulluar fonde për klinikën e kancerit të trurit në këtë universitet. Vtin e kaluar, ata grumbulluan afro 1,5 milionë dollarë dhe e gjithë kjo shumë u përdor për financimin e kërkimeve në këtë fushë.


Edituar për herë të fundit nga BeLti në Thu 3 Jan 2013 - 4:57, edituar 1 herë gjithsej

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:46

Vaksina kundër kancerit të prostatës


Pas tre vjet debatesh, FDA (Agjencia amerikane e ilaçeve), i ka hapur dritën jeshile vaksinës së parë kundër kancerit të prostatës.
Vaksina quhet Provenge dhe stimulon sistemin imunitar të sulmojë tumorin.
Trajtimi, i miratuar nga Dendren Corp, parashikon heqjen e disa rruazave të bardha të pacientëve të cilat trajtohen me një proteinë gjenetikisht të modifikuar në gjëndje t’i bëjë më të fuqishme përballë tumorit, të cilat më pas futen në gjakun e të sëmurit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:48

Përdorimi i rregullt i aspirinës mund të ndalojë lloje të ndryshme kanceri

Përdorimi i rregullt i një doze të ulët të aspirinës në moshën e mesme mund të ndalojë lloje të ndryshme kanceri - kjo sipas një studimi të ri britanik me mjekë të Universiteti Oxford.
Studiuesit thonë se pas marrjes së aspirinës për dy dekada, rreziku i vdekjes nga kanceri i prostatës apo i mushkërive do të ishte 20 përqind më i ulët. Ilaçi që është zbuluar shumë kohë më parë duket si i parëndësishëm. Aspirina përdoret rregullisht nga pacientët me kolesterol të lartë, tension të lartë apo diabet dhe dihet që ndihmon në pakësimin e goditjeve në zemër dhe hemorragjisë cerebrale.
Analizat e reja të publikuara nga revista mjekësore Lancet ndoqi tetë prova klinike me 25 mijë pjesëmarrës. Studimi thotë se aspirina ul rrezikun e vdekjeve nga kanceri me gati një të tretën. Mjekët megjithatë paralajmërojnë se një aspirinë në ditë nuk spraps efektet që vijnë nga mbipesha, duhani apo mungesa e fiskulturës.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:48

Ata që flenë pak, rrezikohen nga kanceri i zorrëve

Shkencëtarët amerikan deklaruan se ata që flenë pak rrezikohen më tepër nga kanceri i zorrëve.
Siç shkruan Associated Press, ky lajm vjen në një kohë kur mungesa e gjumit është e lidhur më tepër me shëndoshjen, sëmundjet e zemrës dhe diabetin.
Kërkimet tregojnë se rreziku i kancerit të zorrëve tek personat që mesatarisht flenë më pak se 6 orë gjumë në krahasim me personat që flenë mesatarisht 7 orë natën, rritet gati 50%.
Tumoret e thjeshtë të zorrëve shkaktojnë kancerin aty dhe në rast se nuk kurohen, mund të përkeqësohen.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:48

Lëkura e patëllxhanit parandalon kancerin

Studimet e fundit bëjnë të ditur se lëkura e patëllxhanit posedon një lëngë që parandalon paraqitjen e kancerit, plakjen e shpejt dhe gjithashtu normalizon nivelin e kolesterolit.

Hulumtuesit egjiptianë kanë ardhur në përfundim se lëkura e patëllxhanit është e përbërë nga anti –oksiduesi, i cili ndihmon në përforcimin e qelizave të trupit dhe në këtë mënyrë parandalon plakjen e shpejt dhe shumë sëmundje tjera.

Në raportin e publikuar në media thuhet se një grup mjekësh nga Egjipti në laboratorin e tyre kanë bërë disa eksperimente në këtë drejtim dhe kanë arritur të vërtetojnë se lëkura e patëllxhanit nivelizon yndyrën në gjak dhe parandalon paraqitjen e kancerit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:48

Metodë e re për kancerin në mëlçi

Shkencëtarët iranianë duke shfrytëzuar shkencën bërthamore prodhuan një radiomedikament të ri për kurimin e kancerit në mëlçi si dhe një hidroxhel për mbulimin e plagëve të krijuara nga djegia.
Studiuesit e qendrës shkencore të Agjensisë së energjisë atomike të Iranit arritën të prodhojnë radiomedikamentin e ri të quajtur P-32 i cili nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale injektohet në zonën e tumorit në mëlçi duke ndikuar dukshëm në zhdukjen e qelizave kanceroze.
Mëlçia është burimi kryesor i përhapjes së qelizave kanceroze në pjesët e tjera të trupit. Gjithashtu studiuesit e qendrës shkencore të Agjencisë së energjisë atomike të Iranit prodhuan një hidroxhel të ri për mbulimin e plagëve të shkaktuara nga djegia duke shfrytëzuar elektrone shumë të shpejtë që bëjnë të mundur kurimin e shpejtë të lëkurës së dëmtuar.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:49

9 mënyra për parandalimin e kancerit të gjirit

Në bazë të shoqërisë amerikane të kancerit, afro 200,000 raste të reja më kancerin e gjirit janë diagnostikuar dhe më shumë se 40,000 femra do të vdesin këtë vit nga kanceri i gjirit në Amerikë.
Edhe pse ekspertët thonë se nuk ka një mënyrë të sigurtë që t’a parandaloni këtë sëmundje, mund të bëni shumë që të ulni rrezikun e zhvillimit të saj. Më poshtë keni 9 mënyrat më të mira që mund të ulin shanset që të keni kancerin e gjirit.

HUMBNI PESHË
Të qënit mbipeshë ose obezë ka rezultuar se rrit mundësinë e kancerit të gjirit, sidomos tek femrat pas menopausës, kur- pasi vezoret nuk prodhojnë më estrogjen- pjesa e madhe e estrogjenit të femrës vjen nga indet dhjamore. Nga kërkimet rezultoi ,se kanë mundësi më tepër femrat që marrin peshë të rritura sesa femrat që kanë qenë mbipeshë që të vogla. Pa marë parasysh këtë fakt, nëse jeni mbipeshë, konsultohuni me doktorin, ose me një dietologe për ndryshimet që duhet të bëni në dietën tuaj. Një mënyrë tjetër për të humbur peshë është dhe aktiviteti fizik i përditshëm dhe mënyra të tjera shëndetshme.

USHQEHUNI SIC DUHET

Edhe pse studimet nuk janë shumë të sigurta nëse marrja e yndrnave ka një lidhje të drejpërdrejtë me kancerin e gjirit, ekspertët pranojnë se një dietë me përqindje të lartë yndyrnash con në shtimin e peshës. Ata këshillojnë një dietë të balancuar të bazuar në ushqimet bimore, duke përfshirë fruta dhe perime, dhe duke limituar njëkohësisht konsumimin e ushqimeve të procesuara dhe mishin e kuq.

USHTROHUNI CDO DITË

Ushtrimi fizik i përditshëm nuk është thelbësor vetëm për gjithë shëndetin në përgjithësi, por mund të ulë dhe rrezikun për kancerin e gjirit. Sipas një studimi, 1.25 deri në 2.5 orë ecje të shpejtë në javë ul rrezikun për kancer gjiri tek femrat me 18%, kurse ecja e 10 orë në javë e ul akoma edhe më shumë. Gjithashtu mund të vraponi, ti jepni bicikletës, notoni dhe të jeni të motivuar. Synoni për 45- 60 minuta ushtrime ose aktivitet fizik të moderuar të paktën 5 ditë në javë

LIMITONI ALKOLIN

Konsumimi i alkolit ka një lidhje të drejtpërdrejtë me rritjen e rrezikut të zhvillimit të kancerit të gjirit.( dhe me lloje të tjera kanceri), dhe ky rrezik rritet me sasinë e alskolit që konsumohet.

Krahasuar me jo konsumeset, femrat që konsumojnë një pije alkolike në ditë kanë një rrezik shumë të vogël për kancerin e gjirit, ndërsa femrat që pijnë dy deri në pesë pije në ditë kanë rrezik rreth 1.5 herë të femrave që nuk pijnë. Nëse dëshironi patjetër të pini, limitojeni në një pije në ditë.

USHQEJENI ME GJI BEBIN

Kërkimet e fundit tregojnë se femrat të cilat ushqejnë me gji bebet e tyre kanë një rrezik disi më të vogël për kancerin e gjirit, sidomos nëse vazhdoni me dhënien e gjirit në dy vitet e para. Edhe pse në ditët e sotme ushqimi me gji është mjaft i rrallë, duhet ti ushqeni të paktën disa muaj. Ekspertët mendojnë se ushqimi me gji ul rrezikun e kancerit të gjirit tek femrat sepse ul gjithashtu dhe numrin total të cikleve menstruale që një femër kalon, duke e ekspozuar atë në nivele më të ulta hormonesh në lidhje me rrezikun e kancerit të gjirit.

QËNDRONI LARG DUHANIT TË DORËS SË DYTË

Edhe pse kërkimet nuk kanë treguar se duhuanpirëset kanë një rrezik për kancerin e gjirit, studimet kanë sygjjeruar se përqëndrim i lartë duhani të dorës së dytë mund të shkaktojë kancer gjiri te bartësit.

SHMANGNI KANCEROGJENËT E MJEDISIT

Shkenctarët kohët e fundit po mundohen shumë që të gjejnë lidhjen midis faktorëve të mjedisit dhe kancerit të gijrit. Të një interesi të lartë janë substancat e mjedisit që gjenden në laboratorë të cilat kanë karakteristika si të estrogjenit, të cilat teorikisht mund të rrisin rrezikun për kancerin gjirit. Përshembull, substancat që gjenden në disa plastika, disa produkte kozmetike, si dhe pesticide si DDE duket se përmbajnë karakteristika të estrogjenit. Një lidhje e fortë midis faktorëve të mjedisit dhe kancerit të gjirit akoma nuk duket të jetë gjetur, por ekspertët sygjerojnë shmangien e substancave të dyshimta për siguri.

TAKOHUNI ME NJË MJEK PËR TESTIN KLNIK TË GJIRIT

Përvec ekzaminive të përmuajshme të gjirit( vetë), ekspertët rekomandojnë që femrat duhet të shkojnë tek mjeku për testin klinik të gjirit cdo tre vjet nëse janë nën 40 vjec dhe cdo vit nëse janë mbi 40 vjec. Ato mund ti zbulojnë ndryshimet që femrat nuk kapin dot kur e bëjnë vetë kontrollin në shtëpi. Mjekët mund ti ofrojnë femrave informacionin për parandalimin e kancerit të gjirit, duke llogaritur historinë familjare si dhe mënyrën e jetesës. Zbulimi i hershëm është thelbësor në parandalimin e kancerit të gjirit që ai të përhapet dhe të jetë më i vështirë për t’u luftuar.

BËNI NJË MAMOGRAFI

Testet që bëni vetë për gjirin janë një mënyrë e efektshme që të familjariozheni më mënyrën se si gjoksi juaj duket dhe ndjehet, në mënyrë që të kuptoni menjëherë ndryshime që mund të tregojnë për kancer gjiri. Gjithsesi , mamografitë janë standarti i artë për të zbuluar kancerin e gjirit dhe rekomandohen për femrat duke filluar nga mosha 40 vjec, ose dhe më herët nëse mjeku jua këshillon. Edhe pse mamografia nuk parandalon kancerin e gjirit, mund t’a zbulojë atë hapat e parë dhe t’a parandalojë nga përhapja dhe të bëhet një gjëndje kërcenuese për jetën.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:49

Parandaloni kancerin me dredhëza

Shkencëtarët amerikanë të cilët kanë studiuar ndikimin e ushqimit në sëmundjet onkologjike, pohojnë se me anë të hulumtimeve eksperimentale në 15 vitet e fundit, kanë ardhur deri te të dhënat bindëse, sipas të cilave, dredhëzat mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit.
Studimet kanë treguar se dredhëzat dhe përbërësit e tyre janë në gjendje të ndalojnë zhvillimin e qelizave të kancerit në kulturat qelizore ‘in vitro’ duke vepruar mbi gjenet përgjegjëse për zhvillimin e kancerit.
Veç kësaj është treguar se përfshirja e dredhëzave të thata në ushqimin e kafshëve eksperimentale ka rezultuar me reduktimin e zhvillimit të tumoreve malinje.
Edhe të dhënat e reja statistikorë pohojnë se njerëzit të cilët konsumojnë rregullisht dredhëza, shumë më rrallë sëmuren nga kanceret me etiologji të ndryshme.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:49

Qumështi zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë

Është zbuluar se qumështi dhe kalciumi në ushqim zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë dhe rektumit.
Kanceri i zorrës së trashë në masë të madhe mund të parandalohet me ushtrime të rregullta, mbajtjen e peshës normale trupore në mënyrë konstante dhe konsumimin e ushqimit që përmban pak mish të kuq, dhe shumë pemë, perime dhe drithëra.
Është zbuluar se qumështi dhe kalciumi në ushqim zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë dhe rektumit. Kalciumi pengon rritjen e shtuar të qelizave në sistemin e zorrëve.
Njerëzit të cilët futin në organizëm sasi më të madhe të kalciumit (afër 900 miligramë në ditë) janë për 21% më pak të rrezikuar nga kanceri i zorrës së trashë. Megjithatë, duhet të keni kujdes që të mos e teproni me kalcium, sepse disa studime të tjera kanë gjetur lidhshmërinë e konsumimit të madh të kalciumit dhe rrezikut për shfaqjen e kancerit të prostatës!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:49

Bari kundër kancerit të prostatës, efektiv edhe ndaj kancerit të gjirit

Barnat të cilat shfrytëzohen për mjekimin e kancerit të prostatës te meshkujt, mund të jenë të dobishëm edhe te kanceri i gjirit te disa femra, pohojnë shkencëtarët britanikë.

Terapitë hormonale, si tamoksifeni dhe inhibitorët e aromatazës nuk janë efikase ndaj 30 llojeve të kacereve të gjirit. Në laboratorin e Cambridge është treguar se disa lloje të tumoreve reagojnë në barnat e dedikuar për trajtimin e kancerit të prostatës te meshkujt. Hormonet mund të “ndërpresin” gjenet të cilat sjellin deri te shumimi i pakontrolluar i qelizave dhe shndërrimin e tyre në tumor.

Te femrat tumori mund të nxitet nga hormoni femëror estrogjen, ndërsa te meshkujt nga hormonet androgjene.

Zbulimet e mëhershme kanë zhvilluar barna të cilat ndikojnë në estrogjen, dhe në këtë mënyrë ngadalësohet përparimi i tumorit. Megjithatë, tumoret që nuk kanë lidhje me estrogjenin ëhstë vështirë të mjekohen.

Mirëpo, shkencëtarët britanikë nga instituti Cambridge kanë zbuluar se te këto tumore ndikojnë hormonet mashkullore. Gjenet e njëjta që aktivizohen nga hormonet femërore te tumoret e lidhura me estrogjenin, aktivizohen edhe me hormonet seksuale mashkullore.

Ky zbulim shton mundësinë që barnat ekzistues kundër kancerit të prostatës mund t’u ndihmojnë disa femrave. Androgjenet, siç është testosteroni, janë të lidhur me zhvillimin e mashkullit, ndërsa janë të pranishëm edhe në organizmin femëror.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:50

Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret”

Kanceri i gjirit, vrasësi “sekret”

Populli shpesh kancerin në përgjithësi e quan ‘sëmundja e keqe’, ‘e brèmja’ ose me më pak të drejtë ‘dergja pa ilaç’. Duhet ditur se nga kanceri vuajnë dhe ngordhin edhe shtazët, por ka sëmundje të tilla edhe për botën bimore.

Ass. dr. Shqiptar Demaçi,
kirurg torakal
Tel: 044 307 585


Kanceri i gjirit është sëmundja më e shpeshtë prej sëmundjeve kanceroze te gratë. Në Evropë paraqiten 106 raste të reja me kancer të gjirit në 100.000 gra në vit. Njëkohësisht është shkaktari më i shpeshtë i vdekjes te gratë e moshës 45-55 vjeç.

Shenjat dhe simptomat më të shpeshta të kancerit të gjirit
• Gandrra ose kokrra (masa) që preket - tumori, që nuk dhemb zakonisht, është shenja më e shpeshtë te kanceri i gjirit.
• Nëse nga maja e gjirit (thithit) rrjedh sekret me ngjyrë të kuqe si gjaku, vet gjaku apo lëng ngjyrë ndryshku, është shenjë tjetër dyshuese për kancer të gjirit.
• Tërheqja (retraksioni) e majës - thithit, tërheqja e vet lëkurës së gjirit - gropëzimi ose rrudhosja e lëkurës në regjionin e forcimit të gjirit është shenjë tjetër.
• Ënjtja dhe skuqja difuze e lëkurës në formë të lëkurës së portokallit është shenjë e fortë dyshuese për kancer të përparuar të gjirit (mastitis carcinomatosa).
• Më pak e shpeshtë është rritja e nodeve (gandrrave) limfatike në sqetullën e anës së sëmurë të gjirit (limfadenopatia).
• Shenjë më e rrallë është maja e gjirit me gërryerje - erozion ose në formë majasili – ndryshime ekcematoide, që jorrallë fshehin nën to ndryshime kanceroze të gjirit.

Plani i mirë për zbulimin e tumoreve të gjirit me kohë:

1. Mamogramet (rëntgeni sistematik i gjinjve)
2. Ekzaminimi klinik sistematik i gjinjve (te specialisti i kësaj lëmie - onkologu, kirurgu, radiologu, së paku një herë në vit);
3. Vetëdijesimi personal (vet-ekzaminimi mujor i gjinjve: një javë para ose një javë pas fillimit të menstruacioneve, që fillon që nga mosha 20 vjeçare e femrës);

Diagnostikimi ultrasonografik dhe radiologjik

Ultratingulli (Ultrazëri) shërben që të diferencohen ndryshimet cistike nga ndryshimet solide-të forta. Veçanërisht është i përshtatshëm për shikimin e formacioneve tumoroze në moshat e reja (aty ku indi gjëndëror është më i zhvilluar) si dhe për zbulimin tumoreve që nuk mund të hetohen me prekje. Ultratingulli është i padëmshëm si teknikë imazherike, por nuk duhet tepruar me asnjë ekzaminim mjekësor. Së bashku më mamografinë e shton saktësinë e gjetjes së tumoreve deri në 97%.

Mamografia (rëntgeni i gjirit) është imazheri standarde e mirë për zbulimin e kancerit të hershëm. Veçanërisht e mirë për shoshitjen (screening-un) e moshave mbi 35 vjeçare. Mamografia mund të sigurojë zbulimin dy vjet më herët se që e heton prekja - palpacioni i gjirit. Pacienti me masë të dukshme dhe të dyshimtë, duhet t’i nënshtrohet interventit kirurgjik - biopsisë përkundër pamjeve mamografike. Mamografia kurrë nuk është zëvendësuese për biopsinë, sepse nganjëherë me të nuk mund të dihet saktësisht natyra e tumorit.

Teknika më të sakta, por edhe më të shtrenjta janë tomografia e kompjuterizuar (CT-ja) dhe RMI (rezonanca magnetike);

Diagnostikimi kirurgjik:

a) FNA - punksioni me gjilpërë të hollë për marrjen e qelizave;
b) CNB- biopsia me gjilpërë të trashë në “allti”, për marrjen e copave indore;
c) biopsia incizionale (marrje e copës nga tumori) dhe
ç ) biopsia ekscizionale (heqja e tërë tumorit).

Cilët janë tipet e tumoreve të mirë dhe të këqij të gjirit?

Tumoret beninjë (të mirë) të gjirit janë:
• Papilloma (Ductal breast papilloma) nga epiteli i kanaleve të qumështit- duhet operuar dhe vërtetuar dg. histologjike dhe duhet të përcillen pacientet me vizita të herëpashershme.
• Lipoma – ind dhjamor
• Hamartoma;
• Cistet e thjeshta
• Cystoscarcoma -tumori fillod duhet operuar dhe përcjellë. Recidivon (përsëritet) shpesh
• Fibroadenoma- formohet nga indi gjëndëror. Paraqitet te femrat e reja kryesisht nuk kalon në kancer, por duhet te hiqen me operacion dhe të përcillen përsëritjet e mundshme;

Kanceri i gjirit (tumoret epiteliale): Kanceri duktal in situ (0.4%), Kanceri lobular in situ (0.4 %), Kanceri duktal invaziv (67%), Kanceri lobular invaziv (10 - 15 %), Format e përziera 10-15%

Tipet e kancerit epitelial të gjirit. Tumorët mezenkimalë malinjë (të indit dhjamor, lidhor, enëve të gjakut, limfatik, kërcor, eshtëror janë): Fibrosarkoma, Liposarcoma, Cystosarcoma phyllodes maligan, Lymphosarcoma, Angiosarcoma, Osteosarcoma, Chondrosarcoma.

Format e trajtimit të kancerit të gjirit janë: Kirurgjia, Kimioterapia, Radioterapia, Hormonoterapia, Imunoterapia.

Kirurgjia është forma themelore e trajtimit të kancerit të gjirit. Konsiston në heqje të tumorit me pa ind përreth e që njihet si – tumorektomi (lumpectomy). Nëse hiqet një pjesë e gjirit së bashku me tumorin quhet kuadrantektomi apo më shpesh quhet mastektomi parciale.
Kur hiqet i tërë gjiri pa heqje të nodeve limfatike të sqetullës ky operacion quhet mastektomi e thjeshtë ose mastektomia simpleks. Më shpesh kryhet operacioni i heqjes së tërë gjirit ose mastektomia radikale e modifikuar që konsiston në heqje të tërë gjirit si dhe pastrimin e sqetullës nga nodet limfatike të saj.

‘ Sentinel node biopsia’ është formë e re e trajtimit kirurgjik të sqetullës (aksillës) që si qëllim ka hetimin e nodeve të para (nodet roje - ‘sentinel’) limfatike afër tumorit të gjirit, të cilat pas heqjes së tyre analizohen nga patologu dhe sipas rezultatit zbatohet heqja e tërë nodeve limfatike nga sqetulla e gjirit të sëmurë (nëse gjenden metastaza në këto node), ose në të kundërtën nuk ka nevojë të pastrohet ajo sqetull, dhe kështu kursehet krahu nga edemet e dhimbshme paskirurgjike.

Kimioterapia, është terapi sistemike që zbatohet me barna citostatikë. Qëllimi është të riedukohet rreziku i paraqitjes së serishme të kancerit të gjirit (recidivit) si dhe të zvogëlimit të vdekshmërisë nga kanceri i gjirit. Kimioterapia zbatohet në mënyrën neoadiuvante (para se të bëhet kirurgjia) dhe në formën adiuvante ( pas kryerjes së operacionit kirurgjik). Barnat janë në format ampulare-infuzione si dhe ka forma farmaceutike në tableta.
Për kimioterapi zakonisht jepen disa barna-infuzione (zakonisht tri barna) të kombinuara që quhen protokole, në mënyrë ciklike, zakonisht 6 cikle (1 cikël në muaj). Ato natyrisht që përpos efekteve të ‘goditjes - vrasjes‘ së qelizave kanceroze në organizëm, ato japin edhe efekte anësore, si: të përziera (tugë), vjellje, rritje të numrit të rruazave të bardha (leukociteve), zvogëlim të imunitetit, rënie të flokëve, etj. Mirëpo, zakonisht pacientët e përballojnë mirë këtë terapi dhe pastaj u rritet imuniteti si dhe, natyrisht, sërish u dalin flokët. Protokollet emërohen me shkurtesa, si: CMF, FAC, FEC, AC60, AC60 + Taxol, etj.

Radioterapia e zvogëlon rrezikun e përsëritjes së sëmundjes (recidivimit) në pjesët e ngelura të gjirit ose në nodet limfatike. Zbatohet, pra për qëllime shërimi - zakonisht pas kirurgjisë kursyese të gjirit (kur nuk hiqet i tërë gjiri) ose pas mastektomisë. Rrezatohen vetëm pjesë të caktuara. Radioterapia zbatohet çdo ditë (pesë ditë në javë me pushim gjatë vikendit) gjatë 3 javësh ose metoda tjetër është zbatimi çdo të dytën ditë brenda 5 javësh. Një trajtim (fraksion i rrezatimit) zgjat disa minuta dhe nuk jep çrregullime gjatë procedurës.

Hormonoterapia, konsiston në zbatimin e agjensëve antihormonalë, të cilët zënë vendet e veprimit të hormoneve si estrogjeneve apo progesteronit. Më të njohurit janë Tamoxifeni- bllokator të receptorëve të estrogjenit dhe progesteronit në gjirin e ngelur, Letrozoli (Femara tab), zakonisht te gratë në postmenopauzë dhe te format e hershme të kancerit të gjirit. Te format e avancuara dhe me metastaza në organet e largëta përdoren Arimidex, Zometa tabl etj.

Një agjens tjetër biologjik si monoterapi ose në kombinim që përdoret është Herceptina (trastuzumabi) te rastet me mbishprehje (overexpression) të receptorëve për antitrupat monoklonalë. Mendohet se ky agjens e shton prognozën (mbijetesën) te format me Her2 mbishprehje.

Trajtimi i kancerit të gjirit, pra, është zinxhir i cili kërkon bashkëpunim të ngushtë të onkologut, radiologut, kirurgut, patologut, kimioterapeutit, radioterapeutit , psikologut, ekspertëve për trajtimin e dhembjes te format metastatike, e që kërkon angazhim të tërë shoqërisë shpirtërisht dhe materialisht.

Kosovën e presin detyra shumë të mëdha dhe sfida enorme për zgjidhjen e kësaj problematike të ndjeshme shëndetësore për popullatën.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:50

Acidet omega-3-yndyrore mbrojnë nga kanceri i gjirit

Shkencëtarët sugjerojnë që ushqimi i shtatzënave i pasur me acide të caktuara yndyrore dhe nutricientë të tjerë, mund të zvogëlojë rrezikun për karcinomë të gjirit te pasardhëset femra, e kjo sidomos nëse shtohet konsumi i acideve omega-3-yndyrore dhe substancave ushqyese nga grupet metilinike.
Shtimi i konsumimit të acideve omega-3-yndyrore shkakton ndryshime epigjenetike ‘in utero’ (në mitër) dhe më vonë gjatë gjidhënies, dhe në këtë mënyrë mbron nga karcinoma e gjirit.
Studimi është realizuar te minjtë eksperimentalë, ndërsa është vërejtur se pasardhëset e minjve, nënat e të cilëve kishin konsumuar ushqim të pasur me acide omega-3-yndyrore ishin sëmurë më pak nga karcinoma e gjirit, në krahasim me ato nënat e të cilave kishin konsumuar acide omega-6-yndyrore.
Po ashtu, ndryshime epigjenetike në indin e gjirit shkakton edhe ushqimi i shtatzënave i pasur me substanca lipoproteinike (metionin, kolin, folat, vitamin B12).
Konkludimi i këtij studimi është që me anë të ushqimit mund të parandalohet zhvillimi i kancerit të gjirit te pasardhëset femra, që është shumë me rëndësi, duke qenë se mund të ndikojë te sëmundja që në periudhën kur fetusi është akoma në mitër.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:50

Kanabisi lehtëson dhimbjen te pacientët me kancer

Si pjesë e një eksperimenti, pacientëve të sëmurë nga kanceri të cilët mjekohen në spitalin “North Manchester General and Fairfield” në Bury, mjekët u kanë përshkruar bar të përfituar nga bima e marihuanës me emrin ‘Sativex’, i cili relakson muskujt e tyre.
Bari, i cili përmes spërkatësit vendoset nën gjuhë dhjetë herë në ditë, vërtet u ndihmon këtyre pacientëve.
Pacientët që janë në fazën e fundit të sëmundjes nga kanceri janë pjesë e këtij eksperimenti, mirëpo nëse rezulton i suksesshëm, bari në fjalë do të përdoret në lehtësimin e dhimbjeve edhe në stadet dhe sëmundjet tjera.
Bari mund të blihet me recetë në Britani të Madhe. Nga viti i kaluar atë e përdorin pacientët me sklerozë multiple, ndërsa kjo është hera e parë që ai përdoret në një spital.
“Shumica e hulumtimeve të kancerit fokusohen në mjekimin e sëmundjes, por jo edhe në lehtësimin e dhimbjeve. Është me rëndësi të përmendet se spërkatësi nuk shkakton të njëjtin efekt sikur tymoset kanabisi. Bari iu është nënshtruar testeve strikte kualitative, atyre të sigurisë dhe efikasitetit”, kanë treguar autorët e studimit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:51

Virusi që i sulmon qelizat kanceroze

Shkencëtarët amerikanë kanë prodhuar një virus, i cili kur futet në organizëm vepron drejtpërdrejtë në qelizat e kancerit në organizëm.
Virusi në fjalë i sulmon vetëm tumoret, ndërsa krahas kësaj nuk i dëmton indet e shëndosha.
Testimet janë realizuar në 23 pacientë, ndërsa shkencëtarët besojnë që në të ardhmen do ta shndërrojnë këtë në nj formë terapie. Ndërkohë që ekspertët për sëmundjet kanceroze kanë deklaruar se ky virus është premtues për mjekimin e kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.
Shfrytëzimi i virusit, i cili i sulmon qelizat kanceroze nuk është koncept i ri, mirëpo më herët është dashur që viruset me aftësi të tilla të injektohen direkt në tumor, në mënyrë që të shmangin sistemin imunitar.
Ndërsa me modifikimin e vaksinës së tillë virale, virusi i njohur si JX-594 është injektuar në gjakun e pacientëve pjesëmarrës që vuanin nga kanceri, në doza të ndryshme. Kështu është vërejtur se ky virus replikohet (shumohet) vetëm në qelizat tumorale dhe jo në ato të shëndosha.
Përhapja e virusit e ka penguar rritjen e tumorit, mirëpo nuk e ka shëruar atë.
Duke qenë se dozat testuese kanë qenë të vogla, shkencëtarët mendojnë se virusi mund të shfrytëzohet për trajtimin e qelizave kancerogjene në përqendrime më të mëdha.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:51

Gërhitja e shton rrezikun nga kanceri

Ata persona, të cilët kanë një problem mesatar me gjumin, përkatësisht gërhitjen gjatë kohës sa janë në gjumë dyfish janë më të rrezikuar se do të preken nga kanceri.
Gërhitja dhe çrregullimet e tjera në frymëmarrje gjatë gjumit, me orë të tëra e zvogëlojnë furnizimin e organizmit me oksigjen.
Shkencëtarë, po ashtu dhe mjekët theksojnë se mungesa e oksigjenit në trup mund të jetë një nxitës për zhvillimin e tumoreve malinje. Ata, po ashtu theksojnë se në të ardhmen mjekët do të mund t'ju ndihmojnë njerëzve, duke ua ndaluar gërhitjen.
Hulumtimi ka vërtetuar se njerëzit me çrregullime serioze në frymëmarrje gjatë gjumit 4- 8 herë janë më të rrezikuar se do të preken nga kanceri, në krahasim me ata njerëz, të cilët nuk kanë kurrfarë problemesh me gjumin apo me gërhitjen.
Hulumtimi ishte bërë nga një grup shkencëtarësh dhe mjekësh nga universiteti Viskonsin - Medison. Gjatë kohës së gërhitjes rrugët e frymëmarrjes gjatë procesit të frymëmarrjes shpeshherë mbyllen, prandaj i përgjumuri ‘lufton’ për më shumë ajër.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:51

Zvogëloni rrezikun nga kanceri në zorrë të trashë

Njerëzit, të cilët rregullisht konsumojnë mishin e peshkut, zvogëlojnë rrezikun e kancerit në zorrë të trashë.
Me rëndësi është edhe mënyra e përgatitjes, e më ideale do të ishte zierja e shkurtër. Ky përfundim bazohet në analizat e 41 studimeve paraprake që ndërlidheshin me konsumimin e mishit të peshkut.
Studimet janë kryer në SH. B. A, Norvegji, Japoni, Finlandë dhe vende të tjera. Ushqimi me mish të peshkut ndërlidhej me 12 për qind më pak mundësi zhvillimi të kancerit në zorrë të trashë. Parasysh ishin marrë edhe mosha, konsumimi i alkoolit dhe mishit të kuq. Në hulumtim kishin marrë pjesë shumë vullnetarë, mosha të ndryshme të të dyja gjinive.
Studiuesit edhe më tutje nuk kanë përcaktuar se cili lloj i peshkut është më i shëndetshmi dhe cili prej tyre ka ndikim në zvogëlimin e kancerit në zorrë të trashë, por studiuesit sugjerojnë rreth mënyrës dhe përgatitjes së mishit të peshkut.
Ata sugjerojnë që mishi i peshkut i fërguar në vaj, në temperatura të larta nuk është edhe aq i dobishëm, prandaj për ta fërguar atë ju nevojitet një periudhë e shkurtë kohore.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:51

Deri në vitin 2030, numri i të sëmurëve me kancer do të rritet për 75 %

Nën ndikimin e faktorëve demografikë dhe mënyrës së jetesës deri në vitin 2030 shpeshtësia e shfaqjes së kancerit do të rritet për 75 për qind. Kështu thuhet në raportin e Agjencisë ndërkombëtare të hulumtimit të kancerit (IARC).

Në vitin 2008, në botë janë regjistruar 12.7 milionë raste të reja me kancer, ndërsa ky numër deri në vitin 2030 pritet të rritet në 22.2 milionë. Rreth 90 për qind e tyre do të jenë banorë të vendeve të varfra – njofton AFP.

Kanceri i gjirit, mushkërive, kolorektal dhe kanceri i prostatës kanë qenë dominues në vitin 2008 në vendet e pasura, ndërsa në ato të varfra kanë dominuar kanceri i ezofagut, lukthit dhe mëlçisë. Ndërkaq, në përgjithësi, në vitet e fundit është vërejtur rënie e numrit të rasteve me kancer të qafës së mitrës dhe lukthit.

Ekipi i shkencëtarëve që e kanë realizuar studimin thonë se numri i të sëmurëve me kancer deri në vitin 2030 që ata e kanë prognozuar mund të jetë më i vogël, nëse zhvillohen strategji efikase të parandalimit, diagnostikimit dhe mjekimit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:52

Femrat që punojnë natën rrezikohen nga kanceri

Femrat, të cilat herë pas herë punojnë edhe në ndërrime të natës, kanë rrezik më të madh nga krijimi i kancerit të gjirit, veçanërisht nëse janë tipi i mëngjesit.

Shkencëtarët danezë kanë kontrolluar të dhënat mjekësore të 18.500 femrave. Femrat që kanë punuar në ndërrim të natës kanë pasur për 40 për qind rrezik më të madh nga krijimi i kancerit të gjirit. Megjithatë, femrat të cilat në periudhën prej gjashtë vitesh kanë punuar të paktën tri net në javë, kanë pasur dyfish rrezik më të madh nga formimi i kancerit të gjirit.

Në fund, rrezik më të madh kanë pasur femrat të cilat kanë punuar në ndërrime të natës, ndërsa e kanë përshkruar veten si tip i mëngjesit.

Shkencëtarët theksojnë se si rritja e rrezikut nga krijimi i kancerit të gjirit është mënyra përgjegjëse në të cilën funksionon organizmi, respektivisht ritmi cirkadial.

Ritmi cirkadial tregon ritmin e ndodhive psikofizike të njeriut të cilat janë të lidhura me ndikimet e ndryshme të jashtme (dita dhe nata, ndryshimi i stinëve të vitit, baticat dhe zbaticat), të cilat reflektohen te njeriu në kuadër të ritmeve biologjike nga më të ndryshme.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:52

Testohet ilaçi për shërimin e kancerit të gjirit

Mjekët amerikanë me sukses kanë testuar ilaçin për shërimin e tumoreve të gjirit.
Prodhuesi i këtij ilaçi, me emrin T-DM1, është kompania farmaceutike zvicerane “Genetec”, në bashkëpunim me firmën ImmunoGen, transmeton AP.
Në testimin final, në të cilin janë përfshirë rreth 1000 pacientë me sëmundje shumë të avancuar, trajtimi eksperimental me ilaçin T-DM l ka zgjatur për disa muaj periudhën pa përkeqësime, thekon udhëheqësja e hulumtimeve, Kimberly Blackwell, nga Universiteti Duke. Dhe ajo që është më e rëndësishme, ka tregues që ky ilaç zgjat edhe mbijetesën e pacientëve. Dy vjet pasi që e kanë marrë, 65 për qind e pacienteve ende kanë qenë gjallë, në krahasim me 47 për qind në grupin kontrollues, që kanë marrë terapinë standarde.
llaçi është ende eksperimental, theksojnë ekspertët, ndërsa në treg mund të shfaqet në afat prej një viti.
Trajtimi bazohet në “herceptinën”, ilaçin e parë në terapinë e kancerit i cili është orientuar dhe përqendruar në gjene të caktuara. Tek T-DM1 “herceptina” është kombinuar me medikamentin e caktuar kimioterapik, aq toksik, sa që nuk mundet të jepet në mënyrë të pavarur, si edhe me një kimikat tjetër, i cili i mban bashkë dy përbërësit e sipërpërmendur derisa të mos arrijnë deri te qelizat kancerogjene.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:52

Brokoli mund të parandalojë kancerin e gjirit

Falë përmbajtjes të acidit folik, lakra kaçurrele forcon sistemin imunitar, ndihmon në tretje, pastron mëlçinë, ndërsa shkencëtarët besojnë se brokoli e ka forcën që trupin e njeriut ta kthejë në një ‘armë’ kundër kancerit të gjirit.
Femrave, të cilat vuanin nga kanceri i gjirit, mjekët dhe shkencëtarët u kishin sugjeruar ilaçe të bëra nga brokoli, me qëllim që të vërtetojnë nëse përbërësit nga kjo perime mund ta parandalojnë përhapjen e këtij tumori vrasës.
Hulumtimet e mëparshme kanë theksuar se substancat, të cilat sekretohen pas konsumimit të bronkolit, mund të shndërrohen në enzime mbrojtëse në indin e gjirit.
Tash, shkencëtarët, në bashkëpunim me mjekët, e kanë ndarë molekulën sulforafan dhe ua kishin dhënë padentëve, të cilëve tashmë u ishte përcaktuar diagnoza.
Shkencëtarët, e po ashtu edhe mjekët, besojnë se kjo molekulë e ka forcën që trupin e njeriut ta kthejë në një ‘armë’ kundër kancerit të gjirit. Molekula ndihmon në mbajtjen e ekuilibrit të antioksiduesve në organizëm.
Në mënyrë që edhe ju ta keni një mbrojtje të tillë, bokolin duhet ta konsumoni tri deri në katër herë brenda javës.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:53

Kanceri i stomakut

Kanceri në stomak ndodh kur qelizat në një pjesë trupi fillojnë të mos funksionojnë mirë.
Ka
shumë lloje kanceri dhe zhvillimi i tyre do të vijë vetëm si pasojë e
rritjes jashtë kontrollit të qelizave jo normale. Lloje të ndryshme
kanceri sillen në mënyrë të ndryshme.
Sëmundja rritet me ritme të
ndryshme dhe i kundërpërgjigjet në mënyra të ndryshme mjekimit. Njerëzit
me kancer kanë nevojë për një mjekim që i nevojitet llojit të kancerit
në stomak që ata kanë. Nëse një person mjekohet për një lloj tjetër
kanceri në stomak, atëherë sëmundja ekzistuese do të zhvillohet duke u
rrezikuar edhe jetën.
Kanceri i stomakut quhet ndryshe edhe kanceri
gastrik dhe fillesën e tij e ka pikërisht aty, në stomak. Stomaku është i
ndarë në 5 shtresa të ndryshme. Kanceri mund të zhvillohet në secilin
prej këtyre seksioneve. Duke filluar nga shtresa më e jashtme, numërohen
5 shtresa dhe shtresa më e brendshme quhet mukozë. Acidi i stomakut dhe
lëngu tretës janë të përbëra nga shtresa e mukozës.
Shtresa tjetër
quhet submukoza dhe është e rrethuar nga muskulaturë, një shtresë
muskujsh që lëviz dhe përzien stomakun. Dy shtresat e tjera janë
subseroza dhe seroza që janë dhe pjesa mbyllëse ose mbështjellëse e
stomakut. Shtresa më e jashtme e stomakut është seroza. Pjesa më e madhe
e kancerit në stomak fillon bë mukozë.

Zhvillimi

Kanceri
mund të zhvillohet edhe më thellë për shkak se infekton edhe shtresat e
tjera. Sa më i thellë të bëhet dëmtimi aq më e vështirë është të
kurohet kjo sëmundje. Kanceri në stomak mund të zhvillohet me ngadalë në
shumë vjet. Ai nuk shfaqet në mënyrë të papritur. Pasi kanceri
zhvillohet ka shumë ndryshime që ndodhin në pjesën e brendshme të tij.
Ndryshimet e fillimit nuk sjellin shumë simptoma ndaj dhe në pjesën më
të madhe të rasteve janë të pakuptuara.
Ka qindra lloje qelizash po
kështu edhe qindra lloje kanceri pak nga të cilat mund të kurohen në të
njëjtën mënyrë. Jeta e çdo qelize është planifikuar të veprojë nëpërmjet
instruksioneve të kodifikuara, të quajtura gjene të cilat mbahen në
bërthamën e tij. Këto u tregojnë atyre si të veprojnë, kur të ndahen,
kur të riprodhojnë dhe kur të vdesin.
Kur udhëzimet lidhur me
shumëfishimin apo vdekjen e qelizave janë të gabuara qeliza mund të
filloje të ndahet në mënyrë të pakontrolluar dhe nuk vdes në kohen e
duhur. Në këtë mënyrë kanceri nuk ndjek udhëzimet e duhura që bëjnë
ndarjen e drejtë të qelizave. Sa herë që qelizat ndahen udhëzimi “i keq”
riprodhohet dhe në këtë mënyrë vazhdon shumëfishimi i pakontrolluar i
qelizave. Këto qeliza shumëfishohen shumë shpejt, mblidhen në të njëjtin
vend dhe formojnë atë që në quajmë tumor.
Kanceri dëmton shëndetin
në rrugë dhe forma të ndryshme. Tumori i kancerit mund të përzihet me
organet pranë tij ose me tuba që mbajnë kimikate të ndryshme që
shkaktojnë dhimbje apo simptoma të tjera. Për shembull një tumor në tru
mund prekë pjesë trurit duke shkaktuar bllokim të trurit, verbim, kriza
ose probleme të tjera.

Simptomat

Simptomat e para të
sëmundjes janë, përzierje të stomakut, të vjella si dhe djegie të
stomakut, e cila në disa raste mund të kalojë në të gjithë kraharorin
tuaj. Më pas ajo karakterizohet nga dobësi dhe lodhje. Humbje të oreksit
ose fryrje të stomakut. Dhimbje e barkut që mund të zgjasë nga pak
minuta në disa orë dhe zakonisht dhimbjet mund të largohen vetëm pasi
keni marrë një dobësim të acidit.
Në disa raste dhimbje të cilat
zgjasin me javë të tëra dhe largohen, që mund të kalojnë më pas në
dhimbje që ka një periudhë të caktuar dhe bëhet më e fortë. Humbja e
oreksit dhe rënie në peshë. Këto simptoma, përfshirë dhe atë që
shoqërohet më rrjedhje gjaku, mund të shkaktohen nga ulcera në stomak
dhe një virus i thjeshtë mund të shkaktojë shumë të tjerë. Ka teste të
veçanta, të cilat mund të ndihmojnë në evidentimin që në fazat e para të
sëmundjes.
Cilat janë shkaqet e sëmundjes
Kanceri i stomakut
është tjetër sëmundje, të cilin mjekët e lidhin me trupin e njeriut, që
është i përbërë nga lloje të ndryshme qelizash që veprojnë në mënyra të
ndryshme. Një qelizë në veshkë, megjithëse përmban të njëjtin
informacion gjenetik të një qelize të trurit, luan një rol krejtësisht
të ndryshëm. Kanceri në stomak është më shumë i përhapur tek meshkujt,
sidomos pas moshës 60-vjeçare.

Shkaqet:

1-Anemi e dëmshme, që ndikon pjesën e brendshme të stomakut dhe si rezultat një person ka mungesë të vitaminës B12.
2- Një çrregullim në stomak, i njohur ndryshe edhe si gastrit i atrofizuar
3- Infeksioni helikobakter, një infeksion i cili prek stomakun
4- Një gjendje heridetare, në të cilën njerëzit kanë polipe (si tumor) në stomakun e tyre.
Si duhet kuruar kanceri në stomak
Fatkeqësisht,
për shkak se stomaku në fazat fillestare të sëmundjes shkakton shumë
pak simptoma, sëmundja vazhdon të përhapet edhe kur rezultatet kanë dalë
të mira. Për çdo lloj sëmundjeje, kurimi bëhet në mënyrë individuale,
pasi varet nga lloji i tumorit, zhvillimi, përhapja, faza e sëmundjes,
si edhe gjendja e përgjithshme e shëndetit të pacientit. Fatkeqësisht,
për shkak se stomaku në fazat fillestare të sëmundjes shkakton shumë pak
simptoma, sëmundja vazhdon të përhapet edhe kur rezultatet kanë dalë të
mira. Kurimi i kancerit të stomakut përfshin kirurgjinë, kimioterapinë,
terapinë biologjike.
Radioterapia dhe kimioterapia veprojnë të
kombinuara bashkë nëse sëmundja ka përparuar shumë. Kirurgjia është
kurimi më i përhapur me kancerin e stomakut. Në sajë të kësaj metode
kërkimi bëhet e mundur që të hiqet vetëm shtresa e prekur me kancer,
duke mos lejuar zhvillimin edhe në shtresat e tjera.

Këshilla si të evitoni kancerin në stomak

1- Përdorni sa më shumë fruta dhe perime
2-Evitoni
nitratin dhe potasiumin. Këta përbërës nitrogjen njihen se janë shumë
të dëmshëm dhe japin më shumë mundësi zhvillimit të kancerit të
stomakut. Gjenden më së shumti në mish, sallam, salçiçe.
3- Limitoni duhanin, ushqimet që përmbajnë djegës si dhe që janë shumë të kripësuara.
4-Në
vendet që tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet më shumë kripë është
vërtetuar se kanë një nivel më të lartë të prekurve nga kjo sëmundje.
5- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund të shkaktojë ndryshime në qelizat dhe mund të çojë drejt kancerit.
6-
Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq,
sidomos nëse është i skuqur, rrit mundësinë për zhvillimin e kancerit të
stomakut.
7- Vizitohuni tek mjeku nëse keni simptoma të ulcerës, si dhimbja e stomakut, djegia apo të vjellat.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:53

Kanceri i prostatës

Semundja e Kancerit Kanceri-prostates

Kanceri i prostatës është njëri nga kanceret që më së shpeshti diagnostikohet tek burrat
Nuk duhet shumë kohë, por vetëm 30 minuta në ditë për të zvogëluar rrezikun e kancerit të prostatës. I njohur gjerësisht si shkaktari i dytë kryesor i vdekjes tek meshkujt dhe se një prej njëmbëdhjetë meshkujve do të ketë kancer të prostatës gjatë jetës së tij.
Statistika këto jo dhe aq të mira! Fatmirësisht, me disa ndryshime të thjeshta dhe të lehta të mënyrës së jetesës, njeriu mund të zvogëlojë rrezikun që të përballet me këtë sëmundje.
Ushtrimet me 30 minuta në ditë ju mund të keni prostatë të shëndetshme. Ky është lajm i mirë për ata të cilët pëlqejnë të dalin në shëtitje jashtë në ambient.
Ju mund të ulni rrezikun që të keni kancer të prostatës për dy të tretat, thjeshtë duke ecur për minimum 3 orë në javë. Një studim që është publikuar në “Journal of Urology” tregon se njerëzit të cilët ecnin mes 3 deri 6 orë në javë, kishin shkurtuar rrezikun e kancerit në prostatë për 66 për qind.
Ecja për 30 minuta çdo ditë me nga një ditë pushim mjafton për t’i arritur këto dobi shëndetësore. Shumica e njerëzve gjejnë kohë në orarin e tyre të ngarkuar për të bërë këtë ecje – jo thjesht për shëndetin e prostatës, por edhe për shëndetin e zemrës. Ecja Shumëkush prej jush mund të drejtojë pyetjen se përse ecja zvogëlon rrezikun e kancerit të prostatës.
Akoma nuk dihet apo më mirë të themi, akoma nuk është e qartë pse ushtrimet zvogëlojnë rrezikun e kancerit të prostatës. Një ide ka të bëjë me atë se ushtrimet e rregullta nxisin ndryshime biokimike që zvogëlojnë inflamacionin.
Inflamacioni besohet të rrisë rrezikun e disa llojeve të kancerit. Disa studime tregojnë se njerëzit që marrin medikamente për të bllokuar inflamacionin, si medikamentet non-steroide anti-inflamacion, kanë rrezik të zvogëluar ndaj kancerit të prostatës. Sidoqoftë, këto medikamente nuk duhet të përdoren për atë qëllim, pasi mund të kenë efekte anësore serioze.
Ushqimi Edhe dieta luan rol në shëndetin e prostatës. Një studim i bërë nga Universiteti “John Hopkins”, ku janë përfshirë 84.000 njerëz, ka treguar se meshkujt që shtonin më shumë se 5 kg gjatë një periudhe 10-vjeçare, dyfishonin rrezikun që të kenë kancer të gjëndrës së prostatës – ata që shtonin peshë më shumë se aq, kishin rrezik edhe më të lartë.
Të mbash një dietë, e cila është me pak kalori dhe e pasur me shumë fruta dhe perime, shpie që të kesh prostatë më të shëndetshme. Kjo lloj diete ka efekte “anti-inflamacion”, përderisa ushqimi i keq, ushqimet e shpejta dhe ato të cilat janë me sasi të lartë të sheqerit dhe trans-yndyrave rrisin inflamacionin dhe kështu ndoshta edhe rrezikun e kancerit të prostatës.
Prandaj këshillohet që 30 minuta të ecjes në çdo të dytën ditë jo vetëm se zvogëlon rrezikun që kanceri i prostatës të shmanget, por gjithashtu ndihmon që të mos shtoni peshë që llogaritet si një faktor tjetër i kësaj sëmundjeje. Ecja e rregullt është njëra ndër gjërat më të mira që mund të bësh për shëndetin e prostatës. Kafeja Pirja e kafes gjithashtu mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të avancimit të kancerit në prostatë.
Studimi, i cili gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar është prezantuar në konferencën e “American Association for Cancer Research” në Houston, tregon se njerëzit që pinin më së shumti kafe, në krahasim me ata që nuk pinin, ishin për 60% me më pak gjasa të zhvillonin kancer të avancuar të prostatës.
Shkencëtarët thonë se është paksa herët që të rekomandojmë se duhet të filloni të pini kafe për të parandaluar kancerin në prostatë, por rezultatet e deritashme janë inkurajuese. “Pak faktorë të mënyrës së të jetuarit në mënyrë të vazhdueshme janë shoqëruar me rrezikun e kancerit në prostatë, veçanërisht me rrezikun e agresivitetin e sëmundjes (kanceri i prostatës), kështu që do të ishte shumë mirë po qe se ky asociacion (lidhja mes pirjes së kafes dhe kancerit në prostatë), konfirmohet në studime të tjera, – thotë hulumtuesja Kathryn M. Wilson, doktoreshë në “Harvard Mecdial School” dhe “Harvard School of Public Health”.
Rezultatet tona sugjerojnë se nuk ka arsye të ndalemi e të mos pimë kafe për ndonjë arsye rreth kancerit në prostatë”. Sipas tyre, ky është i pari studim i llojit të tillë që shikon në mënyrë prospektive si në rrezikun e përgjithshëm të kancerit në prostatë, ashtu edhe në rrezikun e kancerit në prostatë të lokalizuar kundrejt kancerit të avancuar të prostatës që është përhapur edhe jashtë prostatës.
Në studim, shkencëtarët kanë analizuar informatat nga një studim i mëhershëm, i cili ka grumbulluar të dhëna në veset e pirjes së kafes të më se 50.000 njerëzve nga 1986 deri 2006. Gjatë kësaj periudhe kohore, 4975 prej tyre kanë zhvilluar kancer në prostatë. Rezultatet tregonin se ata që kishin pirë më së shumti kafe (gjashtë apo më shumë gota në ditë), kishin 59% zvogëlim të rrezikut për kancer agresiv të prostatës (sëmundje fatale apo e avancuar) krahasuar me ata të cilët nuk pinin kafe.
Por, ata thonë se nuk është vetëm kafeina që është përgjegjëse për dobitë e parandalimit të kancerit në prostatë. Studimi, gjithashtu, tregon se edhe ata të cilët pinin kafe të dekafenizuar, kishin zvogëlim të ngjashëm të zvogëlimit të rrezikut që të kenë zhvillim kanceri në prostatë.
Kafeja ka efekt edhe në insulinë, glukozë, metabolizëm e gjithashtu edhe në nivelet e hormoneve seksuale, që të gjitha luajnë rol te kanceri i prostatës”, – thotë Wilson. Studimi tregoi se kafeja gjithashtu përmban edhe shumë përzierje potencialisht të dobishme si antioksidues dhe minerale që mund të luajnë rol në parandalimin e kancerit në prostatë dhe se nevojiten studime të tjera për të konfirmuar këto rezultate.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:54

Semundja e Kancerit Kanmush2

Cfare eshte kanceri i mushkerive?

Cfare eshte kanceri i mushkerive?

Kanceri
i mushkerive eshte kanceri i trakese, bronkeve (rrugeve te ajrit) ose i
alveolave (qeseve te ajrit). Me i shpeshte eshte kanceri i bronkeve.
Vrasesi me i madh
Kanceri
i mushkerive eshte kanceri me i madh vrases ne Europe dhe ne te
gjithe boten. 20% e vdekjeve nga kanceri i perkasin kancerit te
mushkerive ( 28% ne burra dhe 10% ne gra).
Ne grate, kanceri i gjirit
eshte shkaktari kryesor i vdekjeve nga kanceri (18%), por ne disa
vende si p.sh. ne Angli vdekjet e grave nga kanceri i mushkerive jane me
te lartea nga vdekjet prej kancerit te gjirit.
Format e kancerit te mushkerive
Jane dy forma kryesore te kancerit te mushkerive: Kanceri i
mushkerive
me qeliza jo te vogla (NSCLC-non-small lung cancer) dhe kanceri i
mushkerise me qeliza te vogla (SCLC-small cell lung cancer)
Forma me e
shpeshte e kancerit te mushkerive eshte ajo me qeliza jo te
vogla(NSCLC),e cila ka mbijetese me te gjate se kanceri i mushkerive me
qeliza tevogla (SCLC), qe ka tendence te perhapet me shpejt.
Cfare e shkakton kancerin e mushkerive?
Duhanpirja eshte pergjegjese per afersisht 90% te rasteve me kancer te mushkerive.
Duhanpirja pasive rrit rrezikun per kancer te mushkerive tek ata qe nuk pijne duhan.
Faktore
te tjere (“ cancerogjene”) mund te rrisin rrezikun e kancerit te
mushkerive vete ose ne kombinim me duhanpirjen (p.sh. asbestoza,
rrezatimi dhe substance te ndryshme kimike). Numri i rasteve qe keto te
fundit shkaktojne eshte krejt i vogel ne krahasim me kancerin e
mushkerive qe shfaqet tek duhanpiresit.
Trajtimi i kancerit te mushkerive
Zbulimi i hershem te kancerit te mushkerive mund te permiresoje mbijetesen, por kjo nuk eshte akoma plotesisht e percaktuar.
Menyrat e trajtimit
Trajtimi
mund te perfshije kirurgjine, rrezatimin dhe kemioteapine, te ndara ose
te kombinuara me njera tjetren. Trajtimi duhet te jete individual ne
varesi te tipit dhe stadit te semundjes.
Kirurgjia
Kirurgjia per
heqjen e kancerit pulmonar eshte e mundur vetem ne nje numer te kufizuar
rastesh. Nuk eshte e percaktuar nese kanceri eshte perhapur ne pjeset e
tjera te trupit ose eshte ne nje pjese te mushkerive qe e ben heqjen e
tij te pamundur.
Rrezatimi/kemioterapia
Rrezatimi
dhe/ose kemioterapia mund te perdoren per reduktimin e mases tumorale
para operacionit ose si mjekim ndihmues ne stadet e avancuara te
semundjes.
Kemioterapia eshte kurative vetem ne nje numer te kufizuar rastesh (~5%).
Perhapja ne Europe
Ne Angli te dhenat tregojne se 1 burre ne 13 burra dhe 1 grua ne 23 gra do te vuajne nga kanceri pulmonar.
Rastet e reja Numri me i madh i rasteve te reja eshte pare ne vendet e Federates Ruse, pasi
atje edhe numri i duhanpiresve eshte edhe me i madh.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:54

Kanceri i pankreasit

Kanceri në pankreas është tepër i rrezikshëm. Vetëm 5 për qind e pacientëve mund të jetojnë për 5 vjet nga dita e diagnostikimit me këtë kancer. Në muajin shkurt, anëtarja e gjykatës së lartë amerikane, Ruth Bader Ginsburg iu nënshtrua një operacioni për heqjen e kancerit nga pankreasi dhe sipas ekspertëve, shanset e saj për t’u shëruar janë të mira. Kanceri në pankreasin e saj u zbulua në fazën më të hershme para se të fillonte të përhapej. Pankreasi është një organ tepër në brendësi dhe sipas ekspertëve, një tumor në pankreas mund të jetë rritur shumë para se tek pacienti të shfaqen simptomat e para të jashtme. Pankreasi fshihet pas stomakut, prandaj edhe tumori është vështirë të zbulohet, thotë doktor Muhamet Kalan pranë shkollës mjekësore të universitetit Xhorxh Uashington, në kryeqytetin amerikan.

Mjekët e zbuluan tumorin në pankreasin e gjykatëses së lartë, nëpërmjet një skanimi. Tumori ishte beninj - pa rrezik për t’u përhapur a shumëfishuar - por gjatë operacionit për heqjen e tij, kirurgët gjetën edhe një tumor tjetër më të vogël që ishte malinj, i keq. Por ky tumor ishte në fazën e tij më të hershme, dhe mjekët thonë se prognozat e shërimit të gjykatëses Ginsberg janë të mira.

Ndërkohë në Houston, mjekja Xhoan Bull pranë universitetit të Teksasit përdor një mënyrë trajtimi duke kombinuar kimioterapinë me temperaturën e lartë që ajo shkakton artificialisht në trupin e pacientëve të saj me kancer në pankreas. Ajo thotë se temperatura e lartë trupore ndihmon për të luftuar infeksionin në organizëm, prandaj beson se përdorimi i temperaturës trupore mund të ndihmojë për të luftuar kancerin. Mjekja Bull thotë se deri tani terapia me temperaturë trupore ka ndihmuar në zgjatjen e jetës të disa pacientëve me kancer në pankreas. Terapia me temperaturë, thotë ajo, nuk është kurë, por vetëm ndihmon, sepse e vetmja mënyrë për shërimin nga kanceri i pankreasit është heqja e tumorit me operacion, kur ky zbulohet në fazën e hershme, para se të fillojë të rritet e përhapet.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:55

Kanceri i Gjirit

Semundja e Kancerit Kanceri%20i%20gjirit

Kanceri I gjirit është një tumor malinj që zhvillohet nga qelizat e gjirit, dhe është një prej kancereve më të shpeshtë që prek femrat. Kërkime të fundit vënë gisht mbi shumë faktorë të ndryshëm që mund t’a shkaktojnë ktë.
Këto janë faktorët më të rrezikshëm të kancerit të gjirit.

Kërkime të fundit deklarojnë se grupi I moshave mbi 50 vjec ka një nivel të lartë rrezikshmërie, në anën tjetër, grupi I moshave nën një 20 vjec kan nivel më të ulët rreziku. Duhet thënë se kjo sëmundje është shumë agressive për grup moshat midis 25-50 vjec.

Një fakt tjetër që nuk duhet lënë pa u marrë në konsideratë është dhe cikli menstrual; vecanërisht për zonjat që kanë një jetë të gjatë menstruale, përshembull atyre që u vijnë menstruacionet shumë herët dhe u ikin shumë herët.
Femrat të cilat pijnë duhan dhe alkol rrisin rrekshmërinë e zhvillimit të kancerit të gjirit.
Kanceri i gjirit zhvillohet më shumë në gratë e martuara të cilat nuk kanë lindur ndonjëherë fëmijë, ose që kanë lindur fëmijë por nuk I kanë ushqyer me gji bebet e tyre.
Femrat të cilat kanë pasur më parë kancer në njërin gji kanë rrezikshmëri më të lartë të zhvillimit të kancerit në gjirin tjetër, dhe nëse kanë pasur në brezat e mëparshëm të familjarëve të tyre me kancer( nëna, motra dhe fëmijë), atëherë ka gjithashtu rrezikshmëri të lartë.
Kanceri I gjirit është I lidhur dhe me obesitetin dhe marrjen e lartë të yndyrnave.
Femrat të cilat kanë përdorur kontraceptivë oralë për më shumë se 10 vjet janë më të predispozuara ndaj kësaj sëmundjeje.
Në anën tjetër, femrat të cilat bëjnë ushtrime fizike 4-5 orë në javë zvoglojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit.
Faktet e sipërpërmendura rrjedhojnë nga analiza statistike.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:55

Tumoret e gjirit:

Janë sëmundjet më të rëndësishme të gjirit. Ndahen në të mirë(bening ) dhe të këqinj( maling).
Tumoret
e mirë: Fibroadenoma, papiloma, sëmundjet kistike dhe lipomat.
Zakonisht vihen re në moshë të re. Janë të mirëkufizuara dhe të forta si
një gomë fshirëse. Në përgjithësi vihen re rastësisht gjatë prekjes.
Tumoret
e këqinj vihen re në mosha pak më të mëdha sidomos pas menopauzës dhe
kanë emra e veçori të ndryshme. Vetëm 2% nën 30 vjeç dhe 70% mbi moshën
50 vjeç. Hormonet e brendshme kanë një rol të veçantë.

Kanceri i
gjirit në vendet industriale është rreth 10% pra në çdo 10 gra 1 preket
prej këtij kanceri gjatë jetës. Për gratë 35-54 vjeç është shkaktari
kryesor i vdekjeve. Duhet ta parandalojmë këtë kancer. Me një
diagnostikim sa më të hershëm dhe me një kurim të duhur mund të arrihen
përfundime të kënaqshme. Diagnostikimi i hershëm është vendimtar në këtë
proçes.
Sëmundjet e gjirit janë një nga shkaqet më të shpeshta e
vajtjes së femrave tek mjeku. Ankesa kryesore në tumore është një masë
në gji. Zakonisht ajo gjendet në pjesën e sipërme për nga jashtë trupit
nëse do ta ndanim gjirin në katër pjesë të barabarta. Një tjetër ankesë
rrjedhje nga gjiri, zmadhim i gjirit, retraksion (futje brenda,
tërheqje) të gjirit .

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:55

Shenjat

Një nga shenjat kryesore të
sëmundjeve të gjirit në përgjithësi ( e jo të kancerit në veçanti) është
dhimbja e gjirit. Nëse dhimbja nuk ka ndonjë shenjë tjetër gjatë
vizitës atëherë mund të mos ketë rëndësi por ato gra që kanë tek të
afërmit e tyre kancer gjiri bëjnë përjashtim. Tre ankesat kryesore të
sëmundjeve të gjirit janë dhimbja , masë dhe rrjedhje. Më e rëndishme
është rrjedhja spontane e jo ajo e stimuluar nga vetë femra duke
shtrënguar gjirin. Gjithashtu tregojini doktorit tuaj edhe ilaçet që
përdorni nëse ka të tillë pasi ata mund të ndikojnë në problemet e
gjirit. Kurse për sa i përket masës ajo duhet pare nëse është kist apo
masë solide dhe sipas rastit doktori mund të ndjej të nevojshme marrjen e
biopsisë apo jo.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:55

Diagnostikimit

Dy pikat kryesore në
diagnostikim janë ankesat e pacientes dhe shenjat gjatë vizitës së
mjekut. Vizita duhet të përfshijë edhe pjesë të tjera të trupit sidomos
gjendrat lenftike nën sqetull dhe mbisup (supraklavikulare). Duhet
pyetur edhe nëse është me menstruacione apo jo dhe në çfarë periudhe të
ciklusit ndodhen. Vizita duhet të bëhet ulur, shtrirë dhe me kujdes.

Megjithëse
ankesa e pacientit dhe vizita e bërë janë arma më e fortë e mjekut nuk
janë të mjaftueshme në çdo rast. Këtu pastaj futen dy aparate të
mirënjohura që janë ultrasonografia (eko-ja, shih në faqe) dhe
mamografia (vijon…). Me mamografi mund të zbulohet një kacer gjiri i
cili po të lihej të zbulohej me vizitë mjekësore do ti duheshin 2 vjet
të përparonte.Nën moshën 30 vjeç për një problem në gji që ka nevojë për
një aparaturë vëzhgimi duhet përdorur ultrsonografia (eko-ja). Nga
mosha 30 e sipër përdoret mamografia. Midis moshës 40-50 vjeç këshilohet
një mamografi në çdo 1-2 vjet kurse pas moshës 50 vjeç patjetër një
mamografi në vit. Nga kancerat në përgjithësi tek gratë më i shpeshti
është kanceri i gjirit. Risku për tu kapur nga kjo sëmundje është 10%
megjithëse me rritjen e moshës rritet dhe mundësia për sëmurur. Në
Amerikë në vit 120 mijë gra kapen nga ky kancer dhe 40 mijë vdesin prej
tij.

Faktorët e riskut për kancerine gjirit
Të qënit femër
Mosha (mbi 30 vjeç)
Të paturit në rrethin familjar
Menopauza e vonuar (pas 55 vjeç) si pasojë e kontaktit më të gjatë me hormonet seksuale.
Menstruacioni i hershëm ( para 12 vjeç) si pasojë e kontaktit më të gjatë me hormonet seksuale.
Mos pasja e shtatëzanisë ose të lindurit e parë vonë (pas 30 vjeç)
Ekzistenca e kancerave të tjerë ( zorra e trashë dhe endometrium)
Arma
më e fortë sikur dhe në çdo lloj kanceri është diagnoza e hershme. Këtu
dy pika janë kryesore. E para vizita që mund të bejë vet çdo grua dhe e
dyta metodat e kërkimit të kancerit. Duhet që gratë ta viyitojnë
vetveten në mënarë periodike. 75% e grave e gjejnë vetë kancerin gjatë
vizitës që i bëjnë vetes.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:55

Vizita e bërë vetë

Një vizitë e bërë
5-10 ditë pas mbarimit të menstruacioneve për gratë me menstruacione i
jep mundësinë grave të njohin dhe vizitojnë gjirin e tyre. Kështu ato
arrijnë të dallojnë ndryshimet në gjirin e tyre për here të tjera. Për
gratë në menopauz mund të zgjidhet një ditë sipas dëshirës çdo muaj. Si
fillim çdo grua përpara pasqyrës duhet të dali e zhveshur në gjysmën e
sipërme të trupit dhe të shohi gjnjtë duke bërë krahasim mes tyre. Duhet
të shohi lëkurën nëse ka enjtje, skuqje, plagë, zmadhim, tërheqje apo
masë. Të shohi nëse ka apo jo rrjedhje. Hapi i dytë bëhet shtrirë me
kurriz. Krahu nga ana e gjirit që do të vizitohet duhet të vendoset nën
kokë dhe me dorën tjetër duhet të shtypi gjirin drej gjoksit me mejat e
gishtave. Me anë të kësaj një femër njeh gjirin e saj dhe më vonë i jep
asaj mundësi të të daloj ndryshimet që mund ti ndodhin më vonë. Kjo
vizitë ka më shumë rëndësi për grate që futen në grupin e riskut
(rrezikut). Në të shumtën e rasteve kanceri i gjirit nuk shoqërohet me
dhimbje.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:55

Kurimi

Sëmundjet e gjirit duhet të
vlerësohen nga një kirurg i përgjithshëm dhe ai duhet të japi vendimin
nëse duhet apo jo operacion. Tek sëmundjet kanceroze një tjetër mënyrë
trajtimi janë ilaçet kemoterapike, radioterapia dhe kura hormonale por
këto janë gjëra që vlerësohen pas një vizite shumë të detajuar dhe
biopsisë së marrë.
Nuk duhet harruar se edhe meshkujt mund të preken nga kanceri i gjirit por kjo tek ata ndodh më rrallë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:55

Kanceri i gjirit: Ja çfarë duhet të dimë për të

Nuk ke ç’të bësh kur ke një trashëgimi të caktuar gjenetike
nga të parët e tu, pasi nuk mund të ndryshohet ajo që të
është përcjellë. BRCRA1 është gjeni që tregon predispozitën
e lartë të dikujt për kancer gjiri dhe ky gjen është lehtësisht
i identifikueshëm. Ky gjen është shumë i rrallë tek ata njerëz
që nuk e kanë gjenetikisht prirjen për kancerin e gjirit. E
vetmja gjë që mund të bëjmë në një rast të tillë është identifikimi
i hershëm i gjenit dhe marrja e masave për të shmangur
çdo gjë që mund të ndihmonte në aktivizimin e tij

Kanceri i gjirit është ndër
më të përhapurit në
botë dhe çka përbën
me të vërtetë një fakt
shqetësues është shtimi i numrit
të grave të sëmura gjithnjë e më
tepër. Përqindjen më të lartë e
kanë gratë e veriut dhe të perëndimit
të Evropës, si dhe të veriut
të kontinentit amerikan, ndërsa
më pak të prekura janë ato që
banojnë në vendet afrikane dhe
aziatike. Historikisht, metoda
për luftimin e kancerit të gjirit,
siç ndodh edhe në shumë lloje të
tjera kanceresh, është diagnostikimi
i hershëm dhe trajtimi me
medikamentet e duhura. Por,
gjithnjë e më shumë, po vihet re
mundësia e parashikueshmërisë
së rrezikut individual dhe veprimet
që duhet të ndërmerren për
parandalimin e tij.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:56

Gjenetika

Një faktor shumë i rëndësishëm
është edhe predispozita
gjenetike e individëve ndaj një
sëmundjeje të tillë, çka përbën
një faktor të cilin nuk mund ta
kontrollosh dot. Nuk ke ç’të bësh
kur ke një trashëgimi të caktuar
gjenetike nga të parët e tu, pasi
nuk mund të ndryshohet ajo që
të është përcjellë. BRCRA1 është
gjeni që tregon predispozitën
e lartë të dikujt për kancer gjiri
dhe ky gjen është lehtësisht i
identifikueshëm. Ky gjen është
shumë i rrallë tek ata njerëz që
nuk e kanë gjenetikisht prirjen
për kancerin e gjirit. E vetmja
gjë që mund të bëjmë në një
rast të tillë është identifikimi i
hershëm i gjenit dhe marrja e
masave për të shmangur çdo
gjë që mund të ndihmonte në
aktivizimin e tij. Është plotësisht
e mundur mbajtja e një mënyre
jetese që shmang në maksimum
lindjen dhe përhapjen e kancerit.
Ndërsa për ato gra që nuk e
kanë një gjen të tillë, do të ishte
e mjaftueshme një mamografi e
herëpashershme mbi moshën 40
vjeç. Nëse jeni të prirur gjenetikisht,
atëherë kontrolli duhet të
jetë më i shpeshtë dhe duhen
marrë disa lloj mjekimesh të
shoqëruara me mënyra jetese të
përshtatshme.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e Kancerit Empty Re: Semundja e Kancerit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi